Connect with Us

Miliarda për përmirësimin e mbrojtjes së klimës

Bota

Miliarda për përmirësimin e mbrojtjes së klimës

Publikuar

-

Dy ditë u përgatit në Berlin konferenca e OKB-së për mbrojtjen e klimës, e cila do të mbahet në fund të vitit në Paris. Në fund kancelarja premtoi më shumë mbështetje financiare për vendet në zhvillim.

Me elikën në majë të një kulle të Eifelit të vendosur para portës së Brandenburgut në Berlin Greenpeace demonstron për kthesën energjetike në botë pa atom dhe pa qymyr. Organizata e mjedisit ka zgjedhur kullën e Eifeit, sepse në fund të vitit në Paris do të mbahet konferenca botërore e klimës. Se çfarë mund dhe duhet të vendoset atje, për këtë ka mendime të ndryshme. Se sa të ndryshme janë ato e tregon „dialogu i 6-të i Petersbergut për klimën“.

Dy ditë debatuan 37 ministra nga të gjitha vendet e botës në një takim jozyrtar në Berlin. Vendet industriale, vendet me ekonomi në ekspansion dhe vendet në zhvillim janë në parim dakord, se ngrohja e Tokës me dy gradë – matur nga temperaturat mesatare në fillim të industrializimit – duhet të kufizohet. Ekziston vullneti politik për të arritur suksesin, thanë në fund ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks, dhe ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius. Por kush duhet të vetëmohohet më shumë, për të arritur këtë ojektiv? Kujt i bie pjesa më e madhe e përgjegjësisë? Kush duhe të paguajë për mbrojtjen e klimës?

Merkel dhe Hollande duan përgjegjësi

Pyetje, të cilave u duhen dhënë përgjigje në mënyrë unanime, sepse një marrëveshje e re për klimën në botë mund të hyjë në fuqi, vetëm nëse nënshkruhet nga të gjitha 195 shtetet. Në vitin 2009, në konferencën e klimës në Kopenhagë gjërat shkuan huq, konferenca përfundoi me grindje. Një katastrofë për mbrojtjen e klimës, gjë që nuk duhet të përsëritet në Paris. Franca dhe Gjermania duan që konferenca e ardhshme e klimës të jetë e suksesshme. Prandaj presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel erdhën vetë personalisht në „dialogun pe Petersbergut ër klimën”.

Merkel dhe Hollande duan të arrijnë sukses në konferencën për klimën në ParisMerkel dhe Hollande duan të arrijnë sukses në konferencën për klimën në Paris

“Detyra jonë është që të dalim me sukses“, tha Hollande në Berlin. “Ne mund t’ia dalim që Parisi të jetë një sukses”, tha me optimizëm kancelarja. Çmimet për parqet eulike dhe ato diellore kanë rënë shumë në gjithë botën, duke i bërë të përballueshme energjitë e ripërtëritshme. Megjithatë mbetet pyetja, se si do ta gjejë bota rrugën drejt një zhvillimi pa emisione. Shkencëtarët kanë llogaritur, se ekonomia në mbarë botën që nga mesi i shekullit duhet të punojë kryesisht pa emetime të dioskidit të karbonit, që të mund të arrijë objektivin me dy gradët deri në fund të shekullit.

Shumë emisione

Ende emetimi i gazrave të dëmshme serë është shumë më i lartë se objektivi i synuar. Deri në verë secili shtet duhet të paraqesë objektiva kombëtare ambicioze për mbrojtjen e klimës. Zyrtarisht 40 vende, në mesin e tyre dhe shtetet e BE, i kanë përcaktuar planet e tyre, të cilat do të përfshihen në marrëveshjen e ardhshme globale. Kina dhe Japonia duan t’i prezantojnë planet e tyre muajin e ardhshëm, Brazili në gusht.

Shtetet anëtare të BE duan t’i pakësojnë emetimet e gazrave të efektit serë deri në vitin 2030 së paku 40 përqind në krahasim me vitin 1990. Për këtë arsye pjesa e energjisë së rinovueshme duhet të rritet së paku 27 përqind. Në të njëjtën kohë efikasiteti i energjisë duhet të rritet po ashtu me 27 për qind. Megjithatë këto synime janë së paku baza e kontributit të Bashkimit Europian për marrëveshjen ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës, deklaroi Merkel. Fjala ”së paku” mban në çdo rast një derë çelur, që në dritën e negociatave ndërkombëtare të mendohet edhe një herë, nëse jemi në gjendje që të shkojmë më tej se objektivat e BE.”

Zhvillimi pa emisione akoma largZhvillimi pa emisione akoma larg

LEXO EDHE:  Asambleja e Dhomës Amerikane/ Yuri Kim: Qeveria t'i japë përparësi klimës së biznesit

Pa ambicie nuk ka sukses

Ambicia e Gjemanisë është, që në vitin 2020 t’i ulë emisionet me 40%. “Deri në vitin 2050 ne duam të arrijmë 80 deri 95 përqind”, premton Merkel. Një qëllim ambicioz, zbatimi i të cilit është i shoqëruar me shumë pikëpyetje. Këtë e pranon hapur edhe kancelarja. “Ne punojmë shumë për ta zbatuar, sepse nuk e kemi arritur ende objektivin. Ne duhet që vazhdimisht ta realizojmë, që t’i vendosim nën një strehë të përbashkët performancën ekonomike dhe kontributin ambicioz për klimën.“

Por jo vetëm Gjermania e ka këtë problem dhe Merkel e di se kontributet kombëtare për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit të paraqitura deri tani nga Gjermania, nuk do të jenë të mjaftueshme. „Ne do ta përjetojmë në Paris, se nevojitet angazhim edhe më i madh, nga ky që kemi arritur sot në këtë tryezë.” Kancelarja dhe presidenti francez duan që në Paris të bihet dakord për një reduktim të gazrave të efektit serë së paku 60 përqind në krahasim me vitin 2010.

Ku mbeten miliardat e premtuara?

Shumë, sidomos vendet e varfëra do ta pranojnë marrëveshjen për mbrojtjen e klimës, vetëm nëse marrin mbështetje financiare. Vendet e industrializuara kanë premtuar 100 miliardë dollarë amerikanë në vit. Është me rëndësi për krijimin e besimit, që më në fund të arrijë diçka në vendet në fjalë, theksoi Angela Merkel.

Merkel do të ndihmojë me ndihmat e saj vendet e varfraMerkel do të ndihmojë me ndihmat e saj vendet e varfëra

“Nëse ne nuk arrijmë që të merremi vesh për financimin, nuk do të ketë marrëveshje në Paris”, profetizon presidenti francez Hollande. Gjermania do të ecë përpara me shembullin e saj dhe të kontribuojë me një pjesë të madhe për financimin e objektivave për mbrojtjen e klimës në botë. Merkel njoftoi se deri në vitin 2002 do të japë dyfishin e kontributit të vitit 2014 për financimin e klimës në botë. Kjo do të korrespondojë me një rritje vjetore nga dy në katër miliardë euro.

Kësaj i shtohet edhe dyfishimi i kredive të bankës shtetërore KfW në tre miliardë euro nga 1,5 miliardë euro, që ishin së fundi. “Gjermania do ta mbajë premtimin e saj dhe ne do të marrim përsipër një pjesë të mirë”, thekson Merkel.

Kancelarja e klimës Merkel?

Kancelarja ka kontribuar edhe që tema e mbrojtjes së klimës të jetë fare lart në agjendën e takimit të G7 nën presidencën gjermane në fillim të qershorit. Kjo fillimisht nuk ishte parashikuar, të paktën jo në një vend të tillë qendror. Organizata për mbrojtjen e ambjentit Greenpeace është pak e impresionuar prej kësaj. Gjermania duhet të tregojë më shumë angazhim dhe të dalë përpara me shembullin e mirë. Sikur në Gjermani të mbyllen 35 termocentralet e vjetra me qymyrguri, Gjermania mund të kursente çdo vit 70 milionë tonë emetime CO2. Kancelarja Angela Merkel duhet të jetë e qartë dhe të vendosë, nëse do të hyjë në librat e historisë si kancelarja e klimës, apo kancelarja e qymyrit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Pse Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja luftojnë ende për Brexit-in?

Publikuar

-

Nga

“Ta përfundojmë Brexit-in” ishte slogani i kryeministrit britanik Boris Johnson kur ai garoi në zgjedhje dy vjet më parë. Që atëherë, Britania e Madhe është tërhequr nga Bashkimi Evropian pas më shumë se katër dekadash anëtarësimi dhe disa vitesh grindjeje mbi kushtet e divorcit.

Dhe akoma grindjet vazhdojnë: Mbretëria e Bashkuar dhe BE -ja, që përbëhet nga 27 vende, tani po shkëmbejnë përsëri akuza dhe fyerje derisa përpiqen që të zgjidhin pikat e vështira në marrëdhëniet e tyre.

Ku qëndron problemi?

Konflikti aktual përqendrohet në Irlandën e Veriut, pjesa e vetme e Britanisë së Madhe që ndan një kufi tokësor me një anëtar të BE-së, Irlandën.

Ndërsa Britania ishte pjesë e një tregu të përbashkët në kohën sa ishte në BE, nuk kishte pengesa që njerëzit dhe mallrat të kalonin atë kufi. Kufiri i hapur ndihmoi në mbështetjen e procesit të paqes që u dha fund dhjetëra viteve të dhunës katolike-protestante në Irlandën e Veriut.

Çfarë parasheh marrëveshja tregtare BE-Britani e Madhe?

Duke e nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga rendi ekonomik i BE -së, Brexit-i krijon barriera të reja dhe kontrollon tregtinë. Britania dhe BE-ja ranë dakord që kontrolle të tilla nuk mund të bëhen në kufirin Irlandë-Irlandë Veriore për shkak të rrezikut për procesin e paqes.

Alternativa ishte vendosja e një kufiri doganor në detin irlandez – midis Irlandës Veriore dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe. Por kufiri i ri detar ka sjellë kokëdhimbje dhe burokraci për bizneset dhe ka zemëruar sindikatat Protestante të Irlandës Veriore, të cilat thonë se kjo dobëson pozitën e Irlandës Veriore në Mbretërinë e Bashkuar dhe kërcënon identitetin e tyre britanik.

Pse po shpërthen tani konflikti në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së?

Problemet janë grumbulluar prej se Britania e Madhe u largua nga ‘përqafimi’ ekonomik i BE -së, përfshirë tregun e përbashkët të bllokut, në fund të vitit 2020.

Sipas marrëveshjes së ndarjes, Qeverisë britanike iu kërkua të vendoste kontrolle doganore për mallrat që hynin në Irlandën Veriore nga pjesën tjetër të Britanisë së Madhe. Ajo ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e këtyre masave, gjë që ka bezdisur Bashkimin Evropian.

Historiku i trazirave në Irlandën Veriore

Probleme të veçanta janë shfaqur rreth produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Kundërshtimi nga sindikatat e Irlandës Veriore ndaj marrëveshjes është forcuar. Jeffrey Donaldson, kreu i Partisë Demokratike Unioniste të Irlandës Veriore, tha të martën se “nëse nuk zëvendësohet, atëherë do të dënojë Irlandën Veriore për dëme dhe paqëndrueshmëri të mëtejshme”.

Zemërimi ndaj masave të reja ndihmoi në nxitjen e disa netëve të dhunës në Irlandën Veriore në muajin prill, kryesisht në zonat protestante, ku të rinjtë hodhën tulla, fishekzjarre dhe bomba benzine në drejtim të policisë.

LEXO EDHE:  “Do të digjemi si minjtë të tërë”/ Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit

LEXO EDHE:  Ja pse një pandemi tjetër e frikshme, mund të prekë së shpejti botën

Kjo ka bërë që Qeveria britanike të argumentojë se vetë marrëveshja e Brexitit, e negociuar dhe e rënë dakord nga Britania e Madhe dhe BE-ja, po minon procesin e paqes.



Çfarë thotë BE-ja?

BE-ja pajtohet që masat e Irlandës Veriore nuk po funksionojnë mirë. Të mërkurën, BE-ja ofroi propozime për të lehtësuar barrën duke shkurtuar kontrollet mbi ushqimin, produktet bimore dhe shtazore me 80 për qind dhe dokumentet për kompanitë e transportit në gjysmë.

Në prag të asaj lëvizjeje, Britania e Madhe ka kërkuar që BE-ja të heqë gjithashtu Gjykatën Evropiane të Drejtësisë si arbitri përfundimtar i marrëveshjes së Brexit dhe në vend të kësaj të pajtohet me arbitrazhin ndërkombëtar.

Britania ik, por periudha e vështirë e tranzicionit pason

BE -ja nuk ka shumë gjasa që ta pranojë këtë.

Kërkesa e Britanisë ka bërë që disa në BE të dyshojnë se Qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka qenë ndonjëherë e sinqertë për t’iu përmbajtur marrëveshjes.

Çfarë do të ndodhë tutje?

BE-ja dhe Britania e Madhe thonë se do të zhvillojnë disa javë bisedime “intensive” mbi propozimet e fundit.

Bisedimet mund të çojnë në një përparim ose në një thyerje; sinjalet janë të përziera. Nga njëra anë, ka pasur momente gjatë Brexit-it kur Mbretëria e Bashkuar kërcënoi të largohej pa një marrëveshje, vetëm për të bërë kompromis në minutën e fundit. Kjo mund të jetë një tjetër.

Por nëse Qeveria britanike i përmbahet këmbënguljes së saj për të përjashtuar një rol për Gjykatën Evropiane, është e vështirë të shihet vend për kompromis.

Merkel: Brexiti pa marrëveshje do të krijonte shembull të keq

Në këtë rast Britania e Madhe ka të drejtë që ta suspendojë marrëveshjen e Brexit-it nëse asaj është duke i shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme.

Një lëvizje e tillë do të zemërojë BE -në, e cila ka të ngjarë të përgjigjet me veprime ligjore dhe ndoshta sanksione ekonomike kundër Britanisë së Madhe.

Mund të hyjë në një luftë tregtare gjithëpërfshirëse – një luftë që ka të ngjarë të godasë ekonominë britanike më shumë sesa atë evropiane.

Unionistët Demokratikë të Irlandës së Veriut, ndërkohë, po kërcënojnë se do të rrëzojnë Qeverinë e Belfastit nëse marrëveshja nuk prishet, një veprim që do të nxiste zgjedhjet dhe do ta fuste rajonin në një pasiguri të re./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova merr “frymë lirisht”/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve me Covid 19, asnjë viktimë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 15 raste të reja me Covid 19 dhe nuk ka patur asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 16 tetor, 56 persona janë shëruar derisa 745 persona janë ende aktivë në koronavirus.

LEXO EDHE:  Klima e biznesit në Shqipëri/ Dhoma Amerikane e Tregtisë jep alarmin

LEXO EDHE:  OKB jep alarmin/ Ngrohja globale me 1,5 gradë arrihet që në 2030-n



Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 666.265 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 831.143 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 16 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 37 për qind e popullsisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS.

Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Vuçiq padit vetveten

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.



Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

LEXO EDHE:  Përmbytjet tragjike në Gjermani dhe spekulimet me ndryshimin e klimës

LEXO EDHE:  “Do të digjemi si minjtë të tërë”/ Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit

Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë./Rel

LEXO TE PLOTE