LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE, nxehet debati për kuotat e emigrantëve

21 Maj 2015, 09:47, Kosova & Bota CNA

Debati për planin e kuotimit të emigrantëve të Komisionit Europian është shndërruar në një diskutim të ashpër, ndërsa zëvendës shefi i KE-së tha se është e papranueshme që shtetet e BE-së të refuzojnë sistemin. Duke folur në Strasburg, Frans Timmermans mbrojti propozimin e Komisionit për të ndarë rreth 20 mijë azilkërkues mes vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.
?Unë e di se këto janë propozime sfiduese, Unë e di se ato nxisin debate dhe kundërshti mes shteteve anëtarëe, por është vërtetë e papranueshmë për njërëzit në BE të thonë mjaft me mbytjen e emigrantëve nga njëra anë dhe në anën tjetër të thonë por ne nuk duam t?i sjellim ata këtu?, tha Timmermans.
Vendet e Bashkimit Europian, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën refuzuan propzimin për vendosjen e kuotave në pranimin e azilkërkuesve ndërsa presidenti i Hungarisë shkoi edhe më larg duke thënë se propozimi shkon në kufijtë e çmendurisë.
Italia, e cila është shprehur shumë herë e loodhur nga barra e shpëtimit të emigrantëve që kërkojnë të kalojnë Mesdheun për të zbarkuar në Europë, duke u larguar nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, nxiti partnerët e saj euroianë për të mbajtur një samit muajin e shkuar ku të kërkoheshin zgjidhje për problemin. Por që atëherë, Roma ka akuzuar bllokun se po zmbrapset nga angazhimet e veta të marra në atë samit.
Ndërkohë, vendet anëtare të BE-së kanë arritur marërveshje për një mision detar i cili do të vendosë në shënjestër bandat që trafikojnë emigrantët përmes Mesdheut. të martën, policia italianë ndaloi tetë persona nën dyshimin se janë trafikantë emigrantësh. personat në fjalë u nxorrën nga një anije peshkimi që kishte edhe 200 emigrantë në bord.
Rreth 51 mijë emigrantë kanë hyrë në Europë duke kaluar Mesdheun vetëm këtë vit, ndërsa mbi 30 mijë e kanë bërë zbarkimin në itali. Rreth 1800 persona janë mbytur në përpjekje për të kaluar Mesdheun, sipas shifrave të agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Lajmet e fundit nga