LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Rama-Meta po u marrin shqiptarëve kacidhen e fundit

21 Maj 2015, 18:16, Politikë CNA

Kreu I demokratëve, Lulzim Basha në fjalimin e tubimit hapës të fushatës së 21 Qershorit, theksoi se dyshja Rama-Meta në pushtet po u marin shqiptarëve edhe kacidhen e fundit. Ai përmendi të ardhurat në ulje nga tatimet e doganat edhe pse taksat janë rritur në të gjitha drejtimet. Ai tha se pushteti po vjedh shqiptarët, po I fut në burgje e po I zhvat për të mbushur arkën e buxhetit, që gjithsesi po zbrazet.
Basha përmendi pasigurinë e njerëzve për vendin e punës, për rrogën, për biznesin dhe çdo aktivitet tjetër.
?Ne nuk heqim dorë, do të punojmë për ju, ulja e taksave është kryefjala e ofertës sonë për zgjedhjet vendore. Ulje e taksave për biznesin e vogël për hapjen e vendeve të punës. Ofertë pë rata që janë harruar, për njerëzit në nevojë, për ata që humbën shtëpi e biznese e tani kanë marrë rrugën për të ikur?, tha ai.
PD, tha BAsha, ka qenë edhe do të jetë parti e investimeve publike. Kandidatët e PS ai I cilësoi pinjollë të dyshes Rama-Meta që do të shpërdorojnë fondet për palma e fasada.

Lajmet e fundit nga