LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Swatch do të krijojë një bateri për orën inteligjente që do të zgjasë për 6 muaj

20 Maj 2015, 19:15, Tech CNA

Sipas gazetës zvicerane ?Handelszeitung?, prodhuesi i orëve Swatch do të realizojë një bateri të re për orët inteligjente që do të zgjasë për 6 muaj me një karikim të vetëm. Shefi ekzekutiv i kompanisë Swatch, Nick Hayek, tha për gazetën se po punojnë për krijimin e një baterie për orë inteligjente dhe makina, e cila ka kapacitet dyfish më të lartë se ata që gjenden aktualisht në treg. Qëllimi final i kompanisë është që të krijojë një bateri për orë inteligjente që do të zgjasë për gjashtë muaj me një karikim të vetëm. Swatch po bashkëpunon me grupin e kërkimit Belenos dhe prodhuesin e baterive Renata për të realizuar këtë projekt. ?Vitin tjetër ne do të vijmë në treg me një bateri revolucionare, jo vetëm për orët por edhe automobilat.? Në mars Swatch prezantoi një orë inteligjente me çmim të lirë, me qëllimin për të sfiduar Apple-in dhe kompanitë e tjera, të cilat kanë sjellë në treg pajisje shumë të shtrenjta. Ora e saj Swatch Touch Zero One kushton vetëm 147 dollarë dhe pritet të dalë në treg këtë muaj. Ora përmban një monitorues të aktivitetit në palestër dhe disa veçori të tjera shumë të mira. Në gusht të këtij viti, kompania ka në plan të prezantojë një orë të thjeshtë me çipin NFC, kështu përdoruesit mund të bëjnë lehtësisht pagesat e faturave.

16:15 Tech

Testohet Audi SQ7

Makina e re e kompanisë gjermane, Audi SQ7 është parë tek ës...

Lajmet e fundit nga