LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë, shtohen rastet e mashtrimit kompjuterik

20 Maj 2015, 14:05, Ekonomi CNA

Kohëve të fundit janë duke u raportuar raste nga pronarët e kompanive të bizneseve të ndryshme që kanë të bëjnë me një formë mashtrimi përmes sistemeve kompjuterike, ku si pasojë shkaktohet edhe dëm i konsiderueshëm.

Këta ?piratë? arrijnë në forma të ndryshme të sigurojnë të dhëna për kompanitë e biznesit, siç janë: qarkullimin e mallrave, faturat, pagesat e ndryshme, komunikimet përmes kompjuterit (e-mail-ave) etj.

Këto të dhëna i përpunojnë apo falsifikojnë në atë mënyrë që të jenë të besueshme dhe pastaj fillojnë me mashtrim.

Bazuar në rastet e deritanishme, personat e dyshuar kanë arritur që të ndërhyjnë në komunikimin përmes internetit (shkëmbimin e e-mail-ave) të kompanive biznesore (njëra në Kosovë e tjetra jashtë Kosovës) duke ndryshuar të dhënat e xhirollogarive si dhe duke u paraqitur në emër të kompanisë tek e cila është dashur të transferohen mjetet për pagesë të mallit.

Fatkeqësisht në disa raste transfertat janë realizuar dhe mjetet janë tërhequr, por në disa raste ato janë stopuar dhe mjetet janë bllokuar në bankat jashtë Kosovës, pasi është arritur të raportohet shpejtë mashtrimi.

Lajmet e fundit nga