LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova në Njësinë 1: Nisma konkrete për të rinjtë dhe projekte për insfrastrukturën

20 Maj 2015, 16:00, Politikë CNA

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të njësisë 1 në Tiranë, ku ndau me ta idetë e tij për menaxhimin e qytetit. Kosova tha se është angazhuar në këtë garë, sepse kërkon të shërbejë me integritet e përkushtim.

?Kjo pastërti e punës time më bën që të dal serbes në çdo rrugë, në çdo cep, karshi çdo lloj tubimi dhe grumbullimi njerëzish dhe unë kam lënë çdo gjë personale, çdo gjë personale që ti përkushtohem asaj që ta marrin vesh në këtë vend se çdo të thotë që mos vesh dorën tek lekët e qytetarit ashtu sikurse dje tek lekët e pacientit, për të bërë më të mirën e duhur për qytetin e Tiranës?, tha ai

?Por nuk është puna ndershmëria e një personi, puna është mënyra se si ti do të kontrollosh gjithë sistemin derisa taksat, fondet të shkojnë në vendin e duhur?, tha Kosova.

Duke folur për projektin e bulevardit të madh, Kosova tha se plani është që ai të mbarojë për 5 vjet, ndërsa shprehu angazhimin për përfundimin e tij brenda 4 viteve. ?20 mijë vende pune hapen në përfundim të tij?, deklaroi Kosova.

Kosova tha se të gjithë të rinjtë që kanë një ide, që kanë një ëndërr, që duan të përfshihen në punë, ne do ti japim zyra, ambiente me qira zero. Duke u ndalur tek infrastruktura, Kosova tha se do të ketë angazhim serioz për projekte të plota dhe të qëndrueshme.

Lajmet e fundit nga