LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I refuzuan autoritetet, peshkatarët shpëtojnë emigrantët në det

20 Maj 2015, 08:37, Kosova & Bota CNA

Emigrantët që endeshin ujërave në brigjet e Tajlandës javën e shkuar janë shpëtuar nga peshkatarët indonezianë. një reporter i BBC njoftoi se barka, e diktuar në ujëra të enjten e kaluar, ndërsa ishte bllokuar për shkak të motorrit të dalë jashtë funksionit, tha se njerëzit në të ishin pa ujë e ushqim, e të mbuluar nga insektetet.
Kjo ishte një nga shumë barkat që transportojnë me mijëra emigrantë nga Bangladeshi dhe Rohingia përmes ujërave të detit Andamen.
Në mes të një krize humanitare me emigrantët, Malajzia dhe Indonezia kanë deklaruar se do t;u japin emigrantëve vetëm strehë të përkohshme.
Sidoqoftë, ministri i Jashtëm malajzian tha se do të kërkohet aktivisht për emigrantët, e do t;u sigurohet strehë nëse dalin në brigje, me kusht që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë në riatdhesimin e tyre brenda një viti.

Lajmet e fundit nga