LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gabimet që beni gjatë grimit

20 Maj 2015, 08:00, Lifestyle CNA

 

Gabimet që beni gjatë grimitPas disa orësh të përgatitjes për një darkë shumë të rëndësishme, përderisa dilni nga shtëpia dhe hidhni një vështrim të fundit në pasqyrë e vëreni se buzëkuqi juaj ka mbetur në dhëmbë.

Si të siguroheni se nuk do të bëni gabime që prishin tërë përshtypjen.

? Buzëkuqi në dhëmbë: Për të aplikuar buzëkuqin në buzë duhet përdorur furçën dhe kurrë mos aplikoni më shumë se dy shtresa të tij. Kur së pari të aplikoni një shtresë, bëni buzët në formën e shkronjës O, vendosni gishtin tuaj tregues në gojë dhe e tërhiqni jashtë. Në këtë mënyrë do të eliminoni buzëkuqin e tepërt në skaje. Gjithashtu, sugjerohet një kontroll i mirë në pasqyrë, për të parë nëse buzëkuqi juaj ka kaluar edhe tek dhëmbët tuaj, sepse përndryshe do të dilni shumë qesharak para shoqërisë suaj.

? Flokët ngjiten në gojë: Në buzë keni aplikuar shkëlqim dhe flokët tuaj janë të pastërta dhe valëzore. Ndonjë fije floku me siguri se do të ngjitet për shkëlqimin e buzëve prandaj kushtoni vëmendje shkëlqimit për buzë kur e blini, duke zgjedhur paketimin që shkruan ?non-sticky?. Gjithashtu, mund të merrni një kub akulli dhe ta vendosni atë pakëz në buzë për ta bërë shkëlqimin më pak ngjitës. Por gjithsesi, nuk bën dëm nëse herë pas here kontrolloni nëse keni ndonjë qime të kapur në buzët tuaja.

? Aplikimi i maskarasë: Së pari, përpiquni për të aplikuar një shtresë të hollë të maskarasë në qerpikë dhe së dyti, mos nxitoni për të vënë shtresën e dytë menjëherë, por prisni pak derisa shtresa e parë të thahet. Nëse ju i vendosni dy shtresa të maskarasë në kohë shumë të shkurtër, atëherë rrezikoni që shtresat të shkrihen dhe me këtë ju të rrezikoni të dukeni qesharake kudo që jeni.

? Manikyri i thonjve: Pjesa më e vështirë është aplikimi i manikyrit të thonjve dhe që askund të mos lihen gjurmë të tij. Gishtërinjtë me gjurmë të llakut për thonj, kjo thjesht nuk është një opsion! Zgjidhja: Mundeni që pjesën e jashtme të thonjve ta mbuloni me një copë të vogël të shirit ngjitës. Ose, pjesën rreth thonjve mundeni ta lyeni me vazelinë për të parandaluar njollat që mbeten nga llaku për thonj.

? Teni i fytyrës: Pas vënies së bazës, grimoni fytyrën me pudër me nuanca të lehta ngjyrë porcelani dhe mbuloni hijet e padëshirueshme, aknet dhe shenjat në fytyrë. Me pudër pluhur nuancë të bardhë (e cila pas vënies në fytyrë bëhet transparente), fiksojeni bazën dhe korrektorin. Gjithashtu e largoni yndyrën dhe i dhuroni fytyrës një pamje mat dhe ten porcelan.

Në fund, mos harroni të vendosni pudër me nuancë rozë të lehtë, sa më natyrale, që i jep fytyrës një pamje më të freskët. Për një vendosje më të lehtë të kësaj pudre, qëndroni para pasqyrës dhe buzëqeshni. Shpërndajeni lehtë pudrën me ngjyrë përgjatë mollëzave nga jashtë-brenda.

17:00 Lifestyle

Shkëlqen JLo

 Jenifer lopez dukej mjaft bukur me të bardha teksa linjat e...

Lajmet e fundit nga