LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emoji, gjuha më e re në internet

20 Maj 2015, 15:15, Tech CNA

Emoji është gjuha më e re në internet, e cila po përdoret gjerësisht nga të rinjtë në të gjithë botën. Ajo po zhvillohet më shpejt se çdo formë tjetër komunikimi. Në këtë përfundim ka arritur Vyv Evans, profesor tek Universiteti i Bangorit, i cili po studion ?shpejtësinë e evoluimit? në përdorimin e ikonave të vogla në vend të fjalëve. Si një gjuhë vizuale, emoji ka kaluar edhe hieroglifët, gjuha e shenjave që përdorej në Egjiptin e Lashtë, të cilës iu deshën shekuj të zhvillohej. Tani, 72% e të rinjve të moshave 18 deri në 25 vjeç preferojnë më shumë të shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet ikonave sesa me fjalë. Profesori Evans shprehet: ?Emoji është forma e gjuhës që është zhvilluar më shpejt në histori bazuar tek norma e lartë e adoptimit dhe shpejtësia e evolucionit.? Fjala emoji vjen nga gjuha japoneze dhe përkthehet (e) ?pikturë? + (moji) ?karakter?. Kjo fjalë u shtua në Fjalorin e Oksfordit në vitin 2013

Lajmet e fundit nga