Connect with Us

Safet Gjici: Të auditohen investimet elektorale në Kamëz

Politikë

Safet Gjici: Të auditohen investimet elektorale në Kamëz

Publikuar

-

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë Kamëz Safet Gjici, gjatë një takimi me banorë të zonës së Bathores u shpreh se, do të kërkojë audit të investimeve aktuale në Kamëz, që sipas tij, po bëhen për qëllime elektorale.

Gjici akuzoi kryebashkiakun e djathtë Xhelal Mziu se ka vjedhur fondet duke hedhur pak investime në zone.

Gjici u ndal edhe në zonen e Valiasit, ku në një tjetër bashkëbisedim më banorët  premtoi se në rast fitoreje,  në 100 ditët e para të punës, do të ndërhyje  në problemet më emergjente që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë të pijshëm, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për bashkinë Kamëz, Safet Gjici, gjatë turit të takimeve dhe dëgjesave me banorë dhe komunitete të ndryshme zhvilloi bashkëbisedim me banorët e ketyre zonave ku garantoj mbeshtetje e zgjidhje per problemet e tyre sociale dhe ekonomike

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sherr mes të rinjve/ Plagoset me mjete prerëse 30-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri midis të rinjve mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat paraprake, policia njofton se 30-vjeçari me iniciale  D.L., është plagosur me mjete prerëse në këmbë.

Ndërkaq, mësohet se i shpallur në kërkim si autori ngjarjes është një 20-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

LEXO EDHE:  Protestat/ Kryemadhi thirrje nga Kamza

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori Borchardt lë PD-në/ Ja çfarë u diskutua në tryezën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pak më parë ka përfunduar takimi i organizuar nga kreu i PD-së, Lulim Basha, me përfaqësues të OSBE-së, ekspertë të çështjeve zgjedhore si dhe drejtues të partive opozitare në koalicion me Partinë Demokratike.

Burime nga takimi thanë se diskutimet janë përqëndruar tek Reforma Zgjedhore dhe ngërçi kushtetues me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ndër të pranishmit në takim ishte dhe amabsadori i OSBE-së, Berndt Borchardt, i cili, i pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin përjashtues të presidentit Meta nuk ka preferuar të komentoj.“OSBE është një organizatë legjitime… Më lini të qetë”, ka dhenë përgjigje Borchardt, megjithë këmbënguljen e  gazetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngriti flamurin e Shqipërisë pa leje/ Mali i Zi gjobit dhe dëbon nga territori ish sportistin shkodran

Publikuar

-

Nga

Sportisti Irfan Domnori nga Shqipëria u gjobit me 300 euro nga autoritetet në Tivar të Malit të Zi, si dhe u dëbua nga territori i Malit të Zi për një muaj, për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë pa leje.

Sipas drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, ”Domnori gjatë manifestimit me rastin e ‘Ditës së gështenjës’, që tradicionalisht mbahet në Ostros të Krajës, ka shkelur ligjin mbi rendin publik duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”.

Në Ostros të Krajës, të shtunën dhe të dielën, u mbajt ”Dita e gështenjës” një manifestim tradicional ku morën pjesë qytetarë nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tivari, Tuzi dhe nga rajoni.

Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi është bërë shpesh objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Në Mal të Zi jetojnë përveç malazezëve edhe shqiptarë, serbë, boshnjakë, myslimanë, kroatë dhe romë. Sipas kushtetutës së Malit të Zi, ata kanë të drejtë të përdorin flamujt e tyre, por me ligjin për rendin publik, përdorimi i simbolit kombëtar duhet të bëhet përkrah flamurit malazez.

LEXO EDHE:  Zbulohet sms-ja/Rama të premten në Kamëz/Çfarë iu kërkohet nxënësve

Sipas ligjeve të Malit të Zi, kur një qytetar mban në publik një flamur, stemë ose një simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitet me 100 deri 500 euro ose me burgim deri në 30 ditë.

Partitë politike shqiptare, përmes deputetit të tyre në parlament Genci Nimanbegu, propozuan vitin e kaluar ndryshimin e ligjit, duke kërkuar heqjen e gjobave për ngritjen e simboleve kombëtare, por propozimi nuk u miratua.

Në Mal të Zi, gjykatat shpesh lëshojnë gjoba ndaj pjestarëve të pakicave për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare të shteteve të tjera. /VOA

LEXO TE PLOTE