Connect with Us

BANORËT E PERIFERISË SË KORÇËS: TEK GJERGJI MERO, GJEJMË SHPRESËN PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM‏

Politikë

BANORËT E PERIFERISË SË KORÇËS: TEK GJERGJI MERO, GJEJMË SHPRESËN PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM‏

Publikuar

-

Kandidati demokrat Gjergji Mero ishte sot në disa zona informale, periferike të Korçës, ku dëgjoi dhe bisedoi në lidhje me problemet e shumta me të cilat përballen banorët. Ata i thanë z. Mero se “rrugët , kanalizimet janë lënë krejt në harresë, duke e vështirësuar çdo ditë e më tepër jetën e tyre.

“Ne nuk na nevojitej kulla, shatërvani dhe qendra  e Korçës sepse qyteti nuk është vetëm pedonalja – u shprehën ata. Z. Mero ndau të njëjtin vlerësim me banorët dhe tha se, në bashkinë e ardhshme “Korça e harruar do të jetë prioritet i punës dhe vendimeve të Këshillit të ri bashkiak.  Kjo bashki dhe nënkryetari i saj Filo, bashkë me shefin e tij qeveritar Peleshi, i kanë derdhur paratë e taksapaguesve në qendër dhe me preferenca partiake dhe jo tek nevojat e vërteta të qytetit. Në perifieri jetohet në skamje, pa rrugë, pa ndriçim, pa gjelbërim. Ku shkojnë taksat e këtyre banorëve ? Pse nuk investohet për ta, kur miliarda lekë, burim për abuzime të mëdha të pushtetarëve,  po derdhen vetëm  tek qendra, Parku Rinia dhe tek projekte të tjera fasadë, u shpreh z. Mero.

Ndërkohë kandidati Gjergj  Mero tërhoqi vëmendjen e banorëve  korçar, që të mos bien më pre e mentalitetit të çakullit elektoral,  që po mbush prej disa ditësh rrugët me gropa, të lëna  në harresë  prej tetë vitesh nga bashkia.

Z. Mero tha se do të jetë avokati dhe zëri i të drejtave të mohuara të periferisë, që do ti integrohet Korçës së zhvilluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Aksidenti me dy viktima në Korçë/ Zbulohet identiteti i shoferit

LEXO EDHE:  U vetëvar në banesë/ 1 vit më parë e reja akuzoi kushëririn për ngacmim seksual

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE