LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjyra e gjuhës tregon për probleme shëndetësore

18 Maj 2015, 18:00, Lifestyle CNA

 

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë se keni një infeksion bakterial ose inflamacion që ka lidhje me një sëmundje autoimune.

Nëse i besohet mjekësisë kineze, nga gjuha mund të lexohen shumë sëmundje. Prandaj, ndiqni ngjyrat e saj, cilësinë, trashësinë dhe në kohë zbuloni pikat e dobëta të trupit tuaj.

Anemik

Nëse vuani nga mungesa e hekurit kjo do të vërehet edhe në gjuhë, e cila do të jetë shumë e lëmuar dhe e bardhë, sepse gjaku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm që ta bën gjuhën të kuqërremtë. Sapo ta shëroni aneminë do të kthehet edhe ngjyra e gjuhës.

Shtresa e bardhë

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë e infeksionit bakterial ose ka të bëjë me një sëmundje auto-imune.

E verdhë

Tregon për infeksion bakterial apo fungal në gojë, por edhe refluks (rikthim) nga stomaku, kur acidi i stomakut kthehet në ezofag. Acidi në gojë ndikon që vetëm pjesë të caktuara të gjuhës të zverdhen. Sugjerohet që të bëni një vizitë tek mjeku, për të zbuluar shkaktarin e vërtetë të kësaj.

Shumë e kuqe

Gjuha e kuqe e mbyllur apo e ndezur, gjithashtu e sëmurë, me siguri tregon mungesë të vitaminës B3, të ashtuquajtur niacin. Ndryshime të njëjta mund të shkaktojë anemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12. Nëse bëhet fjalë për skuqje të përkohshme, me siguri jeni i ndjeshëm në ndonjë ushqim apo ndoshta në pastën e dhëmbëve. Kontrolloni nëse gjuha juaj reagon dhunshëm në erëza të caktuara dhe ushqime të tharbëta.

Ekstrem e errët

Nëse gjuha është pothuajse e zezë, arsyen për këtë, kërkoni në barnat që i përdorni apo në ushqimet që i konsumoni. Gjegjësisht lythat (bulbat) mbi sipërfaqen e gjuhës përgjegjëse për shijen mund të marrin ngjyrat e ushqimit ose të pijes me ngjyrë. Mbi të gjitha, ju kujtohet se si gjuha errësohet nga vera e kuqe. Nëse ka ngjyrë kafe, me siguri pini shumë kafe apo për shkak të cigareve. Duhet të keni kujdes që sa më shpejt të gjeni shkaktarin e kësaj, pasi një vazhdim i një gjendje të tillë, mund të bëhet i rrezikshëm.

Plagë të dhimbshme

Plagët në gjuhë shumë shpejt shërohen dhe zakonisht nuk janë të rrezikshme, por edhe pse shumë të vogla mund të jenë shumë të dhimbshme.

E vrazhdë

?Lezet? në gjuhë, edhe pse shumë pak të ndezura dhe të skuqura, paraqesin një infeksion të parrezikshëm. Por, nëse gjuha tashmë dhemb për një kohë të gjatë dhe është shumë e kuqe ose e bardhë, vizitoni mjekun, sepse për fat të keq mund të jetë një shenjë që tregon kancerin.

17:00 Lifestyle

Blair në LA

 Selma Blair dukej një mama mjaft e përkushtuar ndaj vogëlus...

16:00 Lifestyle

Edhe Law në Londër

 Jude Law u fotofrafua teksa largohej nga një supermarket në...

Lajmet e fundit nga