LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ akrediton sot vëzhguesit e OSBE-ODIHR

18 Maj 2015, 08:16, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  pritet të miratojë sot akreditimin e 31 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri.

Ekipi vëzhgues, kryesohet nga ekspertja britanike Audrey Glover. Misioni i saj nisi zyrtarisht  në Tiranë më 15 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 12-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013.

Kujtojmë problemet kryesore që Glover tha se do të monitorohen janë blerja e votës, presioni për votën dhe pasqyrimi në media.

Lajmet e fundit nga