LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë, autoritetet, kërkesë të vizitojnë të arrestuarit e Kumanovës

18 Maj 2015, 12:44, Kosova & Bota CNA

Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli tha se institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë që autoritetet maqedonase t?ia mundësojnë Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut t?i vizitojë të arrestuarit në Kumanovë dhe nga kjo të nxjerr një raport lidhur me gjendjen e tyre.
Veseli bëri të ditur se kanë komunikuar me ambasadën e Maqedonisë këtu dhe me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë.

Kryeparlamentari i Kosovës bëri të ditur se janë në pritje të përgjigjes zyrtare nga shteti maqedonas. Ndërkaq, zv/kryeministri, Hashim Thaçi ka kërkuar që autoritetet maqedonase ta ndalin dhunën ndaj të arrestuarve në ngjarjet e Kumanovës.
Ai ka thënë se regjimi i Gruevskit është represiv.
?Të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup, problemi është politik e jo ndëretnik?, deklaroi Thaci.
Sipas tij, Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë evro-atlantike.

Lajmet e fundit nga