Connect with Us

Maqedoni, thirrje shqiptarëve për t’u bashkuar në protestë

Kosova & Rajoni

Maqedoni, thirrje shqiptarëve për t’u bashkuar në protestë

Publikuar

-

Në rrjetet sociale, shqiptarët e Maqedonisë, janë duke bërë thirrje që sa më shumë të dalin sot në rrugët e Shkupit për të kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Gruevskit. Daljen në rrugë për ta rrëzuar Gruevskin thuhet se e mbështet edhe Qeveria e Shqipërisë edhe kjo e Kosovës.
Sot, bashkërisht, shqiptarët dhe maqedonët, për herë të parë, pritët të dalin në rrugë për një kauzë të njëjtë: rrëzimin nga pushteti të Kryeministrit autoritar, Nikola Gruevski, i cili dyshohet për shumë krime të kryera gjatë qëndrimit të tij në krye të Qeverisë.

Gazeta Express mëson se shqiptarët e atjeshëm tashmë kanë marrë instruksionet e duhura prej qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që të janë pjesë e protestës.
Përndryshe protesta është thirrur nga opozita e Maqedonisë, gjegjësisht LSDM e Zaev-it. Ky lider opozitar ka muaj që ka filluar publikimin e audio përgjimeve diskredituese për Qeverinë Gruevski. Të gjitha këto përgjime të publikuara flasin për krime monstruoze të kësaj qeverie – për korrupsion të përmasave pandemike.
Protesta zhvillohet sot në Shkup dhe e njëjta vjen një javë pas dhunës së Kumanovës, ku u vranë tetë policë maqedonas dhe mbiu 10 shqiptarë kryengritës.
Mediat më serioze botërore po raportojnë se kjo dhunë ka mundur të ketë qenë e inicuar nga vet Gruevski, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga korrupsioni, si dhe për të parandaluar protestën e sotshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Borrell bën thirrje që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Publikuar

-

Nga

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet  takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit,  raporton REL.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Së fundmi  pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

LEXO EDHE:  Bushati në Komunat Plavë dhe Guci/ Uron nga afër shqiptarët për festat e nëntorit  

LEXO EDHE:  Bushati në Komunat Plavë dhe Guci/ Uron nga afër shqiptarët për festat e nëntorit  



Tutje sipas Borrellit, Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në derisa në këtë kontribuon fakti që një pjesë e shteteve të këtij rajoni tashmë janë anëtare të NATO-s.

Borrell foli edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) duke thënë se ka tendenca që në këtë shtet të zhbëhen 26 vjet të paqes dhe stabilitetit.

Situata politike në BeH është përkeqësuar pasi udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e vendit.

Ai po ashtu kërcënoi se serbët e BeH mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit. Dodiku zuri këtë qëndrim pas miratimit të ligjit i cili ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-COVID

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit. Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.



Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë tha më 30 nëntor se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe tetë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,098 mostrave, që i bie se 0.72 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe nëntë persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 320.



Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 607 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Rrihte nënën e tij/ Arrestohet në flagrancë lushnjari, emri

LEXO EDHE:  Protesta e banorëve të Astirit/ Meta apel institucioneve shtetërore

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 30 nëntor, në Kosovë janë administruar 1,615,360 doza. Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 761,595 persona dhe me një dozë, 853,765.

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç./rel

LEXO TE PLOTE