LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lejohet hyrja në Shqipëri e barnave për përdorim vetiak me rekomandimin e mjekut

17 Maj 2015, 18:15, Lifestyle CNA

Për të gjithë shtetasit që udhëtojnë me ilaçe me vete për përdorim vetjak, hyrja në Shqipëri do të lejohet me kushtin që t?i shoqërojnë ato me rekomandimin e mjekut.

Në mbështetje të ligjit ?Për barnat dhe shërbimin farmaceutik?, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi qe per barnat për konsum minimal, udhëtarët të mos pajisen me autorizim tregtimi nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, por të lejohet hyrja e medikamenteve në Shqipëri për të gjithë personat, të cilët i kanë për konsum vetjak.

Ndërkaq, në ligj thuhet se ?Lejohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, e udhëtarëve me sasi barnash për përdorim personal, në rastet kur: a) këto barna nuk do të përdoren për qëllim promovimi ose tregtimi; b) individi, i cili mban barin, plotëson deklaratë me shkrim ku përcakton se bari është për përdorimin e tij personal dhe jep informacion për kontaktet e mjekut që i ka përshkruar trajtimin e barit, në Republikën e Shqipërisë, ose vërteton që ky trajtim ka nisur në një shtet të huaj. Kjo deklaratë depozitohet pranë autoriteteve doganore të pikës hyrëse në territorin e Republikës së Shqipërisë?.

Sakaq, sasia e medikamenteve duhet të jetë e kufizuar, pra nuk duhet te kaloje
më shumë se për një periudhë dymujore, pavarësisht qëndrimit në vendin tonë.

Ndërkohë, në lidhje me emigrantët shqiptarë, në momentin që ata vijnë për të qëndruar në atdhe për një periudhë të caktuar, duhet të marrin mjekim, vetëm për sa kohë do të qëndrojnë këtu.

16:02 Lifestyle

Fruti që zgjat jetën

Për një jetë më të gjatë dhe më cilësore, gjithmonë është gj...

14:00 Lifestyle

Goodman në Londër

 Edhe pse 21 vjece ajo duket mjaft elegante, e bukur dhe me ...

Lajmet e fundit nga