LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është në të vërtetë Halim Kosova?

17 Maj 2015, 07:42, Politikë CNA

?Cili jeni ju Halim Kosova?? Kjo pyetje po ngrihet gjithnjë e më shpesh për sa kohë kandidati i PD-së për Tiranën po e shtron ngadalë dhe me qetësi fushatën e tij. Fillimisht i tallur nga kryeministri, më pas i parë seriozisht nga kundërshtarët falë qetësisë që rrezatonte dhe aftësisë për të mos ju përgjigjur konfliktit me konflikt, ai po përvijon një fushatë tejet të vecantë. Po kush është ai, pse herë pas here duket kaq i ndryshëm (babaxhan, dialektor dhe me plot anekdota nga materniteti) dhe pse nuk ngjan aspak me stereotipin e politikanit tipik. Lapsi.al është munduar tu përgjigjet këtyre pyetjeve përmes penës së komentatorëve të shtypit shqiptar që kanë shkruar për të që pas ditës kur ai shpalli kandidaturën.

Një nj shkrim në gazetën Panorama Agron Gjekmarkaj e përshkruan kështu fillimin e fushatës së Kosovës: ?Mazhoranca e ka filluar fushatën e saj për Tiranën e shtrënguar të pranojë një fakt me përhapje të gjërë popullore, atë që ?Halim Kosova është një burrë i mirë?. Në një kohë kur kriza e besimit ndaj klasës politike është në kulmin e vet, ky pranim është një avantazh i madh për të. Ndonëse një pohim i tillë bëhet shpesh për ta zhveshur kundërshtarin nga cilësitë e tjera, mbetet tregues për vështirësitë që u ka krijuar me staturën e tij etike. Historia e Halim Kosovës është ajo e një individi që beson tek profesioni, tek shkenca tek dija dhe përmes tyre kthehet në një personalitet preferencial të një metropoli si Tirana?. Si nje personalitet të cilin PD-ja e ruan prej 12 vjetësh si kartë rezervë e pëeshkruan gjithashtu edhe Mero Baze në një portret të paautorizuar në gazetën Tema: ?Edhe pse duket rishtar në politikë, në të vërtetë është një nga figurat intelektuale të Tiranës, që ka bashkëjetuar më gjatë se kushdo tjetër me politikën. E kam njohur nga afër në vitin 2003, kur partia demokratike i lakoi emrin për herë të bparë si kandidat për garën e Tiranës kundër Edi Ramës. Sa herë që PD ishte në krizë për kandidatë në Tiranë, Halim Kosova ishte emri i parë që përmendej?.

Por nëse Gjekmarkaj e sheh si një ?burrë të mirë? në këtë fillim fushate Mentor Nazarko pikas tek Kosova urtësinë. Ja çka shkruar ai pak ditë më parë tek ?Panorama?: ?Nga kaq sa kemi parë dhe dëgjuar duhet të mendojmë se urtësia do të jetë njëra nga kartat e tij kryesore…. Për të qenë të sinqertë me këtë kartë të urtësisë, dr. Kosova ngjan shumë natyral. Me ndonjë përjashtim të vogël, në aq pak ligjërim publik sa është regjistruar në emër të tij, në fushatën si deputet, në Parlament apo dhe tani, ai kurrë nuk është shquar për agresivitet. Kurrë nuk ka lexuar dacibaot e provës së zjarrit të përgatitur me aq pasion nga dr. Berisha ku kanë kaluar çupëlinat e reja të etura për karrierë, apo dhe më të pjekurit, që e kanë konsideruar leximin si dëshmi besimi të epërm prej të Madhit?. Të njëjtën gjë mendon edhe Mero Maze: ?Profili i tij në kuvend ka qenë i ulët dhe inaktiv. Ai nuk është përfshirë në debatet politike në PD dhe as ka bërë skifterin apo pëllumbin?. Por për Agron Gjekmarkaj ai shkon edhe më tej. Jo tek profili i ulët por tek ai i njeriu që vozit kundër rrymës dhe e mban kokën mbi supet e veta. Sipas mendimit të tij Kosova ka arritur të krijojë një model të kundërt me PD-istin tipik: ?Në kontekstin e PD-së Halim Kosova ofron një model moral që bie në kundërshtim me përvojën e këtij formacioni politik. Zakonisht PD mbipopullohet nga mbështetësit ?cilësorë? kur i afrohet pushteti dhe braktiset kur është duke e lënë atë?. Dhe këtë model të ndryshëm duket se Halim Kosova po e dëshmon edhe në këtë ditë të para të takimeve të tij me njerëzit. Ai në një studio televizive thotë se nuk e shan jashtë shtetit kryeministrin e vendit, duke iu përshtatur shprehjes së famshme të Konicës. Në një vend tjetër se boll që bulevardi i madh të bëhet për qytetarët, pa ai se ka problem tia lërë ramës ta presë shiritin. Diku i përgjigjet ofendimeve me butësi dhe diku tjetër i anashkalon ato duke thënë se nuk i ka dëgjuar. Kjo e ka bërë Nazarkon të arrijë në këtë përfundim: ?Një gjë është e sigurtë: Nëse Kosova do të vazhdojë kështu, me stilin e tij të paqtë, atëherë ai do ta detyrojë dhe kundërshtarin e vet të sillet kështu. Përpjekja nga Rama për ta nervozuar apo dhe e qendrave të specializuara për fushatën (ekipe zhurmuesish) nuk besoj se do ta nxjerrë nga takti. Kosova është me siguri mjeshtër i artit të mbijetesës në botën e profesionistëve të mjekësisë ku konsumohen gjithashtu luftëra të egra për pushtet. Dhe kjo qasje e urtë do të ishte një kontribut për paqësimin e politikës verbale, sado që mund të ishte i kufizuar në kohë?.

Por pavarësisht këtij profili, pyetja e madhe është se sa ngjit kjo lloj fushate? Sa mundet ai ta rikuperojë me anë të saj diferencën prej 9 pikësh (45.5% me 36.5% sipas IPR marketing)Sa shance ka në fund të fundit Halim Kosova të fitojë? Sipas Mero Bazesshanset janë të pakta dhe ai është zgjedhur nga PD-ja për të mos djegur ndonjë figurë tjetër më me peshë. ?Përzgjedhja e tij për të garuar për Tiranën, është një mënyrë për të mos djegur ndonjë figurë politike nga PD-ja. Eshtë një zgjedhje e zgjuar e Bashës dhe Berishës për të tentuar votat jo politike, me dikë që është e sigurtë që nuk të bën fushatë politike. Dhe ka qetësinë e duhur edhe nëse humbet, pasi ka ku të kthehet. Ndryshe nga të tjerët që po nuk u dha punë Berisha mbeten pa bukë?. Por Agron Gjekmarkaj nuk është kaq i pa shpresë. Sipas tij Kosova ?mund ta shpëtojë qytetin sic ka shpëtuar shumë jetë. ?Sepse ai sjell me vete historinë e njeriut të ndershëm dhe të suksesshëm që janë aleatët e tij më të mëdhej?.

(Lapsi.al)

Lajmet e fundit nga