Connect with Us

8 këshilla martese nga ekspertët e marrëdhënieve

Life Style

8 këshilla martese nga ekspertët e marrëdhënieve

Publikuar

-

 

8 këshilla martese nga ekspertët e marrëdhënieveFamilja, bashkëpunëtorët, miqtë e afërt dhe deri edhe të njohurit janë gjithmonë të gatshëm të japin këshilla martese. Dhe megjithëse e bëjnë nga dëshira e mirë dhe për të ndihmuar, ata nuk janë specialistë të kësaj fushe.

Prandaj ua kemi lënë radhën këtyre, autorë, terapistë, profesorë dhe psikologë të ndajnë përvojën më të mirë për marrëdhëniet të fituar nga martesat e tyre.

Mos bëj kurrë debat me stomakun bosh

“Ne kemi mundur të ndalojmë shndërrimin e një zënke në sherr duke pyetur: “Mos kemi uri?”. Cilido qoftë shkaku, ndoshta rënie sheqeri, një sandviç apo një biskotë mund të ndalojë një konflikt serioz dhe të dyja kushtojnë më pak sesa psikologu!” – Dr. Karl Pillemer, autori i 30 Lessons For Loving dhe profesor gerontologjie në Cornell.

Prano gabimet

“Asnjë nga ne nuk është i përsosur. Edhe unë bëj gabime. Por nëse e kam gabim, ose e kam lënduar bashkëshortin me qëllim apo pa dashje, unë kërkoj ndjesë. Duhet ta bësh. Ka sukses.” Dr. Logan Levkoff, seksologe dhe autore.

Merr vendimin që çdo ditë të ketë një pjesë vetëm për ty dhe partnerin

Mund të jetë kafja e mëngjesit kur flet për ditën dhe ato që mendon, siç bëj unë me bashkëshortin, një shëtitje në darkë, siç bëjnë miqtë tanë ose t’i vini për të fjetur fëmijët e të rrini një ose dy orë bashkë në fund të ditës. Nuk ka rëndësi çfarë bëni gjatë kësaj kohe dhe sa zgjat ajo. E vetmja gjë e rëndësishme është që jeni të qëndrueshëm dhe që keni një kohë për të qenë më të afërt çdo ditë. Kjo do ndërtojë një besim në martesë, si asgjë tjetër.” – Fawn Waver, autore dhe themeluese e Klubit të Grave të Lumtura.

Ndonjëherë duhet të marrësh përsipër të jesh i pari

“Duhet të jesh i pari që thyhen heshtjen, i pari që vendos paqen, i pari që kërkon ndjesë, i pari që e merr malli, i pari që fal, i pari që dorëzohet. Jeta është e shkurtër dhe martesa është shumë e rëndësishme për të pritur që çdo gjë të jetë e drejtë.” – Winifred Reilly, terapist martese dhe familjeje dhe blogist marrëdhëniesh.

LEXO EDHE:  Lotaria amerikane/ Ambasada jep këshilla para se të aplikoni

Pavarësisht atyre që keni dëgjuar, nuk ka asgjë të keqe të shkoni të flini të mërzitur

Po të rrini zgjuar gjithë natën duke u zënë, gjërat do përshkallëzohen, ndërsa po të bëni armëpushim për të sheshuar debatin, do arrini në zgjidhje më të mirë.” – Dr. Jim Walkup, terapist martesash dhe familjesh.

Bëj gjëra të mira për partneren pa ta kërkuar

“Të paktën një herë gjatë ditës, bëj diçka për tjetrin pa ta kërkuar. Pastro tavolinën, derdh plehrat, bëji një masazh, kujdesu për fëmijët ndërsa ajo bën një banjë të gjatë. Ka një milion gjëra që mund të bësh çdo ditë që mund ndërtojnë një marrëdhënie të fortë për të ardhmen”. – Marina Sbrochi, autore e Stop Looking for a Husband: Find the Love of Your Life”.

Tualete të ndara

“Është shumë më tepër romantike të rrini afër në vende të tjera në shtëpi sesa pranë lavamanit të tualetit. Të kesh disa hapësira dhe aktivitete private ndihmon për të ruajtur pak misterin në një marrëdhënie afatgjatë.” – Iris Krasnow, autore e The Secret Lives of Wives

Jepi rëndësi mënyrës si i trajton të tjerët partneri

“Nëse do të shohësh si do jetë si prind partneri yt, shiko si sillet me kafshët shtëpiake apo ato të rrugës. Bashkëshorti im la kokën pas një keci të vogël në kopshtin zoologjik të kafshëve shtëpiake një herë dhe ai lë kokën edhe pas fëmijëve.” – Dr. Samantha Rodman, psikologe dhe këshilluese takimesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kuriozitete

Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

Publikuar

-

Nga

Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

Qëndrimi në kontakt me të dashurit tuaj pa i takuar ata fizikisht, është bërë edhe më i rëndësishme gjatë pandemisë aktuale. Por për disa njerëz, marrja e një telefonate apo telefonimi i dikujt, është një përvojë stresuese.

Ankthi i thirrjeve telefonike, ose telefonia, është frika dhe shmangia e bisedave telefonike, dhe ai është bërë i zakonshëm në mesin e atyre me çrregullime të ankthit social. Disa simptoma emocionale të ankthit nga thirrjet telefonike, përfshijnë vonesën apo shmangien e bërjes së telefonatave për shkak të ankthit të shtuar, ndjenjën shumë nervoze ose ankthin para, gjatë dhe pas telefonatës dhe fiksimin apo shqetësimin për atë që do të thoni.

Simptomat fizike përfshijnë të përziera, rritje të rrahjeve të zemrës, gulçim, marramendje dhe tension muskulor. Nëse ndiheni kështu, nuk jeni vetëm. Një sondazh i vitit 2019 i punonjësve të zyrave në Britani, zbuloi se 76 për qind e të rinjve të rritur, dhe 40 për qind e fëmijëve kanë mendime negative kur u bie telefoni.

Për shkak të kësaj, 61 për qind e të rinjve i shmangnin plotësisht thirrjet telefonike, krahasuar me 42 për qind të adoleshentëve. Të biseduarit në telefon mund të jetë shqetësuese, pasi ne jemi të kufizuar vetëm tek tingujt e zërave tanë.

Në mungesë të të gjitha shenjave të tjera sociale – përfshirë gjestet, gjuhën e trupit dhe kontaktin me sy – ne shpesh mund të ndjehemi të vetëdijshëm për tingullin e zërave tanë dhe zgjedhjen tonë të fjalëve. Falë teknologjisë, ne shpesh mund të kalojmë ditë, javë apo edhe muaj pa folur drejtpërdrejt me të tjerët në telefon.

Një studim zbuloi se njerëzit me këtë simptomë, preferojnë dërgimin e mesazheve sesa thirrjet telefonike, duke e vlerësuar atë si një medium superior për kontaktet ekspresive dhe intime.

LEXO EDHE:  Si të mbroheni nga koronavirusi/ Instituti i Shëndetit Publik jep Këshilla dhe rekomandime

LEXO EDHE:  Ushqimet që këshillohen për vrapuesit

Disa njerëz zgjedhin dërgimin e mesazheve, pasi kjo gjë u jep atyre kohë të mendojnë për formulimin e mesazheve të tyre, duke u dhënë mundësinë të jenë jo formalë. Në disa raste, ata zhvillojnë një personalitet të ndryshëm të veçantë dhe në kontrast me jetën e tyre reale, më të heshtur.

Gjithashtu, studimet sugjerojnë që ankthi i thirrjeve telefonike, lidhet me një shqetësim mbi atë që mendon personi tjetër për ta. Duke eleminuar reagimin e menjëhershëm të të tjerëve në bisedat e folura, mesazhet me tekst mund t’u ofrojnë këtyre njerëzve njëlloj mënyre për të pasur kontakte shoqërore, pa frikën e refuzimit ose mosmiratimit.

Ekspertët mendojnë se një nga mënyrat më efektive, për të kapërcyer ankthin gjatë bisedave telefonike, është që të ekspozoheni ndaj më shumë telefonatave. Sa më shumë ta bisedoni në telefon, aq më pak sfilitëse bëhet kjo përvojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Debati me Julin pas komentit “Je si vaji i Borshit”/ Sindi flet për marrëdhënien me konkurrentin

Publikuar

-

Nga

Debati me Julin pas komentit “Je si vaji i Borshit”/ Sindi flet për marrëdhënien me konkurrentin

Pak javë më parë mes Sindi Locit dhe Julit të Përputhen pati një debat shumë të fortë që shkoi deri në ofendime. Pas kësaj si Sindi dhe Juli u pezulluan për disa ditë. Pas kthimit të tyre ata u vendosën në një përballje me njëri-tjetrin për të sqaruar të gjitha gjërat që kishin ndodhur mes tyre në emision dhe në prapaskenë pas komentit të Julit ku e krahasoi Sindin me vajin e virgjër të Borshit.

LEXO EDHE:  Këshilla e çuditshme: Femra, nëse doni të bëni karrierë, bëni dhe seks me drejtorët

LEXO EDHE:  Maska sjell probleme me shëndetin e gojës/ Pesë këshillat e stomatologut të njohur

Le të themi që dyshja u sqaruanb pas përballjes, por si është marrëdhënia e tyre pas debatit?

Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Sindi ka treguar se marrëdhënia mes tyre është normale.

Ne as nuk u vramë, as nuk patëm diçka që të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin. Një leksion shumë i rëndësishëm që kam mësuar unë në “Përputhen” është ‘kurrë mos thuaj kurrë’, shkruan ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Leonora Jakupi feston ditëlindjen/ A e dini sa vjeç mbush këngëtarja?

Publikuar

-

Nga

Leonora Jakupi feston ditëlindjen/ A e dini sa vjeç mbush këngëtarja?

Ditën e sotme këngëtarja Leonora Jakupi feston ditëlindjen. Kënëgatrja e njohur është rritur në skenë dhe ka një karrierë të gjatë në muzikë.

Jemi mësuar ta shohim në skenë gjithnjë dhe duket sikur vitet kanë ndaluar për Leonorën. Ajo ka të njëjtën pamje të freskët si gjithnjë dhe mjaft e kuruar në daljet e saj.

LEXO EDHE:  Si të mbroheni nga koronavirusi/ Instituti i Shëndetit Publik jep Këshilla dhe rekomandime

LEXO EDHE:  Lotaria amerikane/ Ambasada jep këshilla para se të aplikoni

Por a e dini se sa vjeç mbush sot Leonora?

Leonora mbush plot 42 vjeç. Në rrjetin e saj social, Instagram kanë vërshuar komentet komplimentuese nga miqtë dhe të afërmit.

Kujtojmë se kohë më parë ajo rrëeu se ishte në një lidhje dashurie, megjithëse ka vendosur që partnerin e saj ta mbajë larg syrit mediatik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE