LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të kombinoni ngjyrat

16 Maj 2015, 17:00, Lifestyle CNA

Në artikullin ?Gjëja më e Rëndësishme në Gardërobën Tuaj? u shpjegua se sa e rëndësishme është që madhësia e rrobave të iu përshtatet sa më shumë përmasave të trupit tuaj. Përveç këtij elementi, një gjë tjetër tejet me rëndësi është kombinimi i ngjyrave të rrobave të cilat i vishni. Dikush nga natyra e ka shijen më të zhvilluar për këtë gjë, e dikush tjetër më pak. Por, si të sigurojmë një kombinim të saktë të ngjyrave në veshjen tonë? Për këtë duhet të marrim për baze rrethin e ngjyrave. Në të janë të renditura ngjyrat, të cilat ndahen në ngjyra parësore, dytësore dhe të ndërmjetme.

Tri ngjyrat parësore janë kuqe, verdhë, kaltër.  Ngjyrat dytësore janë gjelbër, portokall dhe vjollce. Ndërsa ngjyrat ndërmjetme janë nuanca të ngjyrave parësore dhe dytësore.

Në rrethin e ngjyrave ekzistojnë tri forma të kombinimit të ngjyrave:

Ngjyrat komplementare

Këto janë ngjyra të cilat gjenden përballë njëra tjetrës në rrethin e ngjyrave. Ky kombinim bie më shumë në sy për shkak të kontrastit të ngjyrave, për këtë arsye preferohet të përdorët më shumë në rastin e përdorimit të një detaji, si p.sh. njëra ngjyrë përfaqësohet nëpërmjet një elementi më të vogël si faculeta  e gjepit në setër apo kravata ose ndonjë detaj tjetër.

Ngjyrat triade apo ngjyrat e baraslarguara

Ngjyrat triade (te barazlarguara)

Këto janë ngjyrat të cilat kanë nga tri ngjyra tjera në mes të tyre, pra janë të baraslarguara në rrethin e ngjyrave. Pra, nga ngjyra e parë të cilën e zgjedhni, gjithmon leni tri ngjyra ndërmjet dhe kështu siguroni kombinimin e duhur. Kjo formë e kombinimit të ngjyrave është më e përshtatshme kur dëshirojmë të kombinojmë më shumë elemente në veshjen tonë.

Ngjyrat analoge

Ngjyrat analoge janë ngjyrat të cilat gjenden pranë njëra tjetrës në rrethin e ngjyrave. Për shkak të kontrastit të vogël mes tyre, ky kombinim siguron që të keni një pamje më të përmbajtur.

Këto kombinime në kombinim edhe me ngjyra neutrale si e zeza, kafe, e bardhe dhe hiri, bëjnë që të keni një veshje të balancuar dhe në harmoni.

Ju rekomandojmë që t?iu referoheni rrethit të ngjyrave sa herë që dëshironi të kombinoni ngjyra në veshjen tuaj, deri të fitoni shijen dhe sigurinë e duhur.

17:00 Lifestyle

Buzëqesh 1D

 Largimi i superyllit Zayn Malik nga banda shkaktoi shumë re...

14:00 Lifestyle

Rikthehet Cara

 Këngët e saj kanë  jo vetë një tekst të vecantë por gjithas...

12:00 Lifestyle

Ora e dorës

Ora e dorës nuk është vetëm një shënues kohe i thjeshte që s...

11:00 Lifestyle

Florale si Church

 Katie Hopkins mund të ketë vërtet ndjenja urrejtjeje dhe xh...

10:03 Lifestyle

Lidhja e kravatave

Besojmë që deri tani, me artikujt nga kategoria e veshmbathj...

Lajmet e fundit nga