LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shenjat astrologjike Maya-ne dhe kuptimet e tyre

16 Maj 2015, 18:00, Lifestyle CNA

 

Ka shumë mister rreth astrologjisë Maya që vazhdon deri në ditët e sotme. Kuptimi i saktë i shenjave astrologjike është i paqartë. Shumë interpretime moderne janë ofruar, sidoqoftë jo shumë prej tyre janë të bazuara në studime rreth kulturës Maya dhe simbolikës të përdorur nga ato.

Ajo që dihet është se Kalendari Haab ka 19 shenja astrologjike Maya-ne për të përfaqësuar lëvizjen e ditëve gjatë vitit. Shumë nga kuptimet dhe simbolet janë të bazuara në aspekte të rëndësishme të kulturës së tyre; moti, xhaguari, katër drejtimet dhe astronomia.

Njerëzit modern maya nuk kanë dhënë kuptim të mëtejshëm rreth simbolikës së shenjave, kështu që ka shumë interpretime të ndryshme. Unë kam përfshirë këtu shenjat klasike atrologjike maya-ne, datat dhe kuptimet?së bashku me një interpretim personal të bazuar tek simbolika e çdo shenje.

Shenjat astrologjike Maya-ne dhe kuptimet e tyre

Ch?en: 2 Janar deri 21 Janar

Kuptimi: Stuhi e zezë, qiell i zi, hëna, një lule, perëndimi.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën e Ch?en janë njerëz të natës. Orët pas perëndimit dhe para lindjes së dritës janë kohë fuqie për ty. Përdor këtë kohë për të zhvilluar veten plotësisht. Ke një përshtatje të lindur me energjitë hënore. Konsidero mbajtjen e një guri hënor për të rritur lidhjen tënde me energjitë hënore. Drejtimi yt kryesor është perëndimi dhe të drejtohesh nga perëndimi gjatë meditimit mund të jetë në të mirën tuaj.

Yax: 22 Janar deri 10 Shkurt

Kuptimi: Stuhi e gjelbër, Afërdita, dy lule, Jug.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën e Yax kanë afrimitet me ato të lindur në shenjën e Yax?k. Afërdita është planeti yt dhe nga natyra je i dashur dhe i sjellshëm. Përdor aftësitë tuaja paqësore për të sjellur hamoni tek njerëzit rreth teje. Është një dhunti e madhe të jesh një mbajtës-paqeje në këto kohë dhe ti mund të bësh shumë mirësi në botë. Drejtimi yt kryesor është Jugu.

Sac: 11 Shkurt deri 2 Mars

Kuptimi: Stuhi e bardhë, bretkosa, yjësia e bretkosës, 3 lule, Veriu.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur nën shenjën e Sac kanë një afrimitet me orët e dritës të ditës. Herët në mëngjes është një kohë e fuqishme për ty. Sigurohu ti kushtosh kohë reflektimit herët në mëngjes, sepse mençuri e madhe mund të vijë tek ti gjatë kësaj kohe. Drejtimi yt kryesor është Veriu. Bretkosa është një kafshë fuqie për ty. Kuptimi i bretkosës është përshtatshmëria dhe komforti me ndryshimin. Bretkosat mund të bëjnë një kërcim të shpejtë dhe pa shumë mund, nga një nivel vetëdijet tek një tjetër. Përqafo ndryshimet që vijnë në jetvn tënde. Fuqia jotë është tek ndryshimi.

Keh: 3 Mars deri 22 Mars

Kuptimi: Stuhia e kuqe, pemët, dreri, Lindja.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjëne Keh kanë një afrimitet me natyrën dhe me ekuilibrin natyror. Ti mund të ndihmosh të kthesh rregullin natyror në planetin tonë, për shembull. Ke energjinë e zjarrit dhe ngjyra e kuqe është ngjyra e fuqisë e jotja. Përqafo këtë forcë të fuqishme dhe lejo natyrën tënde të zjarrtë të njihet. Meditimi në pyje do të ndihmojë të zhvillosh fuqinë tënde natyrore. Drejtimi yt kryesor është Lindja dhe kafsha simbolike e jotja është i sjellshmi, i ndershmi ?person? i pyjeve?dreri.

Mak: 23 Mars deri 11 Prill

Kuptimi: I mbyllur, Mbulojë, Zot i numrit 3.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën Mak janë në një ndër misteret më të mëdha të shenjave astrologjike Maya. Kuptimi për shenjën tënde është më pak i shpjeguar se për shenjat e tjera. Mak është një mister që të bën edhe ty një mister. Ti ja del më mirë, kur e mban një pjesë të vetes larg të tjerëve. Fjalët për të përshkuar shenjën tënde janë mbulojë dhe i mbyllur, duke ju referuar diçkaje që është ?nën mbulesë? ose e fshehur. Si ariu, kalo kohë në reflektim dhe meditim. Nëse ja jep vetes këtë kohës personale, larg të tjerëve, ti mund të zbulosh misteret e ekzistencës. Numri yt i fuqisë është numri 3, i cili ka shumë referime simbolike gjatë kohërave. 3 është i konsideruar si numri i shenjtë, ekuilibrit dhe plotësisë.

K?ank?in: 12 Prill deri 1 Maj

Kuptimi: Toka, Qeni, E verdha, bota e nëndheshme, Dielli i verdhë.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën e K?ank?in janë njerëz të tokës dhe diellit. Ke afrimitet me planetin poshtë këmbëve si dhe me energjitë e forta diellore. Kalo kohë nën rrezet e diellit duke medituar, sepse ka mençuri për ty në këtë mënyrë. Kalo kohë gjithashtu mbi dhe. Nëse është e mundur, medito tek ndonjë shpellë, ose të paktën vizito një shpellë dhe përjeto qetësinë e të qënurit në ?barkun e nënën Tokë?. Kafsha jote simbolike është qeni, specifikisht qeni i verdhë. Qentë janë të njohur për besnikërinë e tyre, por një kuptim jo shumë i njohur simbolik i qenit është fuqia e madhe e brendshme që kanë.

Muwan: 2 Maj deri 21 Maj

Kuptimi: Bufi, zogu lajmëtar, Zoti i shiut dhe reve, zjarri.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën Muwan kanë një afrimitet me zjarrin dhe ujin. Përqafo këto dy elemente. Zakonisht gjatë stuhive me rrufe, kur zjarri dhe uji janë të pranishëm si shi dhe rrufe. Stuhitë janë kohë fuqie për ty. Kafsha jote simbolike është Bufi, i njohur ndryshe nga Maya-nët si zogu lajmëtar. Bufat kanë aftësinë e vizionit, shikimit. Ato janë vështrues dhe mund të gjejnë të vërtetën rreth tyre.

Pax: 22 Maj deri 10 Qershor

Kuptimi: Koha e mbjelljes, Puma, Avulli, Shigjeta, Daullja.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën Pax kanë kafshën simbolike Xhaguarin. Kjo kafshë është shumë e rëndësishme në kulturën Maya. Ato përfaqësojnë lidershipin. Fuqia jote personale është të jesh lider për njerëzit. Përqafoje këtë fuqi. Ke një natyrë të drejtëpërdrejtë si një shigjetë dhe forcën e qëndrueshme si një tingull daullet. Përdor daullen në jetë. Do të sjellë qëndrueshmëri dhe ekuilibër. Elementi yt është avulli, një bashkim mes tokës, ujit dhe zjarrit. Avulli ngrihet nga toka nga i nxehti. Kombino këto 3 elemente në jetën tënde.

Kayab: 11 Qershor deri 30 Qershor

Kuptimi: Breshka, Perëndesha e Hënës, Një Zot.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën e Kayab kanë një afrimitet natyror për hënën dhe eksperiencat spirituale. Me shumë mundësi e gjen veten duke menduar për kuptimet më të thella të ndodhive të përditshme. Kafsha jote simbolike është breshka. Breshkat kanë kuptim të thellë si mbajtës të mençurisë së lashtë dhe mbajtës të tokës.

Kumk?u: 1 Korrik deri 20 Korrik

Kuptimi: Drithëra, Krokodili, Dy Zotat, Errësira, zotat Itzamnas të shiut dhe bimëve.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën Kumk?u kanë një natyrë dualiste. Shumicën e rasteve sheh perspektivat e kundërta dhe merr mençuri nga dy perspektivat e ofruara. Kafsha jote simbolike është krokodili. Krokodili ka dhuntinë e mbijetesës, momentit të duhur dhe durimit. Krokodili është një nga zvarranikët e pakët që mbijetuan gjatë periudhës kur shumica e zvarranikëve dhe dinozaurët u zhdukën. Përdor fuqinë e jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë. Ti nuk e përqafon ndryshimin, por kur ai ndodh, prek gjithçka rreth tejet përveç tejet. Kjo është një dhunti shumë e rrallë.

Wayeb: 21 Korrik deri 25 Korrik

Kuptimi: Ditë të pafat, Zoti i Tokës, Spektri, ditët që mungojnë (vetëm 5 ditë).

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën Wayeb janë anomali në shenjat astrologjike Maya. Kohëzgjatja e Wayeb është vetëm 5 ditv në vit, në kontrast me 20 ditët e shenjave të tjera. Gjatë ditëve të Wayeb, mayat e lashtë ndjenin që ekulibri natyror ishte prekur. Ishte një kohë, kur forca të tjera ishin në lojë, i ngjashëm me konceptin pagan të Samhain, kur fantazmat ecnin mbi Tokë. Të lindësh nën këtë shenjë nuk do të thotë qe je i pafat. Do të thotë që ke një lidhje të fortë me botët tjera dhe me mbretëritë tjera. Përqafoje këtë. Ke një afrimitet me perceptimin jashtë shqisave, mes botës normale dhe paranormale.

Pop: 26 Korrik deri 14 Gusht

Kuptimi: Xhaguar, Shef, Lider, Dhe i butë

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur nën shenjën e Pop janë lider. Si xhaguari ashtu dhe shefi referohen pozicioneve të fuqisë në Maya-t e lashtë. Ti mund të sjellësh qartësi në vizionet tuaja dhe drejtim për ato që kanë nevojë. Dhunia jote është drejtimi i të tjerëve rreth tejet. Ke një afrimitet me tokën dhe meditimi kur ti prek tokën me këmbë do të forcojë dhuntinë tënde.

Wo: 15 Gusht deri 3 Shtator

Kuptimi: Qielli i Zi, Xhaguari i Zi, Stuhi e zezë, Natë, Bretkosë

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur nën shenjën Wo kanë afërsi me ato të lindur në shenjat Che?n dhe Sac. Marrin shumë mençuri nga orët e errëta pas perëndimit dhe përpara lindjes së diellit. Edhe bretkosa është një shenjë që si tek Sac, ju mund të kërceni nga një nivel vetëdijet në një tjetër, lehtësisht. Me shumë mundësi je një person mistik që kërkon për dije të fshehura dhe mistere.

Sip: 4 Shtator deri 23 Shtator

Kuptimi: Bashkim i kuq, Qielli i kuq, Stuhi e kuqe, dreri, kaprolli.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur nën shenjën Sip kanë një afrimitet të fortë me elementet zjarr dhe ajër. Kafsha simbolike është dreri, më specifikisht kaprolli. Ai simbolizon një lidhje të shenjtë me pyjet. Je i karakterizuar nga ndershmëria dhe mirësia. E kuqja është ngjyra jote e fuqisë.

Sotz: 24 Shtator deri 13 Tetor

Kuptimi: Lakuriq nate, peshk, fillimi i dimrit.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Të lindurit nën shenjën e Sotz kanë dy kafshë simbolike, lakuriqin e natës dhe peshkun. Njëri ka aftësinë të lëvizë lirshëm në ajër, tjetri në ujë. Ajri dhe uji janë elementet tua. Lakuriqi i natës njihet për lidhjet me nënën tokë. Gjendja e tij normale është të kthehet çdo ditë në barkun e nënës Tokë, për të pushuar. Ato janë shumë të ndjeshëm dhe aftësitë tuaja nga ky simbol janë intuita, ndjeshmëria dhe aftësia për të parë përmes iluzionit. Peshku përfaqëson subkonshin (nënvetëdijen) dhe thellësinë. Simbolet kafshërore kombinohet së bashku për të dhënë ty një intuitë të thellë që i mungon shumicës së njerëzve.

Sec: 14 Tetor deri 2 Nëntor

Kuptimi: Qielli dhe Toka

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Të lindurit nën shenjën e Sec janë të lidhur me dy elemente: toka dhe qielli (ajri, era). Me shumë mundësi ke një pëlqim të veçantë për qiellin dhe je i interesuar për gjërat nga lart. Ajri është elementi i energjive mendore dhe toka është elementi i praktikës. Me këto dyja ti ke një dhunti për të ekzaminuar çdo situatë dhe për të gjetur zgjidhjen më efektive. Kjo është një dhunti e mirë dhe do të asistojë ty rreth botës dhe perceptimeve tuaja.

Xul: 3 Nëntor deri 22 Nëntor

Kuptimi: Qeni, Ditët e zogjve, Zoti i qenit

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën e Xul janë të lidhur me kafshën simbolike qen. Qeni ishte një kafshë e rëndësishme për Maya-t, që besonin që qentë i drejtonin njerëzit nga kjo jetë tek tjetra. Si rezultat, njerëzit me këtë shenjë kanë veçori tradicionale të qenit: besnikëri, fuqi, dedikim. Ato kanë gjithashtu një lidhje të fortë me jetën tjetër, dhe mund ti ndihmojë të tjerët rreth tyre të lëshojnë frikat e vdekjes.

Yaxk?in: 23 Nëntor deri 2 Dhjetor

Kuptimi: Dielli i Ri, Zoti i Diellit, Re të kuqe, gjelbër.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur nën shenjën Yaxk?in kanë lidhje me Zotin Mayan të Diellit Ah Kin. Ai siguronte mbrojtje kundër errësirës, mbytjes dhe sëmundjes. Ato të lindur nën këtë shenjë janë shërues natyral. Mund të kesh një afrimitet me shërimin e të tjerëve, si me fjalë ashtu edhe me mjekime dhe praktika të ndryshme. Kjo shenjë ka një dobësi që është Dyshimi. Ah Kin ishte ai që solli Dyshimin dhe Pasigurinë. Mëso të besosh vendimet e tua dhe vendimet e tjerëve rreth teje.

Mol: 13 Dhjetor deri 1 Janar

Kuptimi: Uji, Retë që mblidhen, Xhaguari, mbledhja.

Interpretimi i shenjës astrologjike Mayane: Ato të lindur në shenjën e Mol janë të lidhur me elementin natyror të ujit. Thuhet që munden ?të bëjnë shiun të bjerë?. Kushtoji rëndësi se si të bën të ndihesh ndryshimi i motit, sepse kohërat e tua të fuqisë janë të lidhura me ujin dhe reshjet. Kafsha jote simbolike është Xhaguari. Ai ishte një kafshë tepër e fuqishme për Maya-t dhe përfaqësonte misteret e shamanëve dhe fuqinë e liderave. Ke një afrimitet për këto dy role dhe jeta mund të të çojë drejt rrugës të një prijësi spiritual.

 

 

 

17:00 Lifestyle

Buzëqesh 1D

 Largimi i superyllit Zayn Malik nga banda shkaktoi shumë re...

14:00 Lifestyle

Rikthehet Cara

 Këngët e saj kanë  jo vetë një tekst të vecantë por gjithas...

12:00 Lifestyle

Ora e dorës

Ora e dorës nuk është vetëm një shënues kohe i thjeshte që s...

11:00 Lifestyle

Florale si Church

 Katie Hopkins mund të ketë vërtet ndjenja urrejtjeje dhe xh...

Lajmet e fundit nga