LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halim Kosova me shtresat në nevojë: Do jem në krahun tuaj

16 Maj 2015, 11:21, Politikë CNA

Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova, ka qenë sot me shtresat në nevoje dhe u ka premtuar se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të zgjidhur çdo problem.

Grupet e interesit kanë sjellë problemin e transportit, madje dhe mosrealizimet nga bashkia, si dhe kanë sjellë në vëmendje shqetësimet e tyre, si ai lëvizjes së tyre dhe krijimin e kushteve për ta, siç janë semaforët akustike, madje dhe një ambjent për zyra i është kërkuar bashkisë, por nuk janë realizuar.

Te verberit dhe njerëzit me aftesi te kufizuar kanë sjellë edhe një problem tjetër, atë të përjashtimin shoqëror të kësaj kategorie dhe kanë kërkuar që të parashikohet pjesëmarrja e tyre.

?Unë ju siguroj se Bashkia e Tiranës do të bëjë me të mirën për shtresat në nevojë duke u krijuar kushte dhe ofruar ambiente falas për zyra dhe jo të paguajne qira siç ndodh me ta.Të jeni të sigurtë që do më keni në krah?, tha Kosova.

Lajmet e fundit nga