LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinat-robot të Google testohen në trafik

15 Maj 2015, 12:17, Kuriozitete CNA

Makinave robot të ndërtuara posaçërisht nga Google, po u jepet dritë jeshile për të qarkulluar në rrugë publike.
Këtë verë, disa nga makinat që drejtohen vetë, në mënyrë robotike, do të testohen në rrugët rreth Mountain Vieë, në Kaliforni, aty ku ka edhe selinë gjigandi i motorrit kërkimor.

Deri tani, makinat e vogla janë provuar në korsi testimi dhe nuk janë përzier me trafikun normal në rrugë.

Google në mënyrë autonome ka testuar automjete në rrugë publike por të gjitha ato kanë qenë tepër të modifikuara.
Makinat robotike nuk do të jenë komplet autonome, por do të kenë shoferë për siguri në bord, që mund të marrin në kontroll makinën nëse do të ketë nevojë për këtë.

19:15 Kuriozitete

Fotografia e fundit

Gazetari Bill Biggart po mbulonte ngjarjet e 11 shtatoroit d...

13:15 Kuriozitete

Barbie njerëzor

Ajo është e famshme për përmasat e saj të pabesueshme. Disa ...

Lajmet e fundit nga