LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj: Tirana është e jona dhe do ta çojmë në drejtimin e duhur

14 Maj 2015, 17:18, Politikë CNA

Kandidati i mazhorancës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvendosi dëgjesën e radhës në njësinë bashkiake numër 10.

Veliaj u tha banorëve se pas çdo kandidati të Partisë Demokratike qëndron Lulzim Basha dhe Sali Berisha, që sipas tij, nuk u dalin dot më përpara qytetarëve të Tiranës sepse duhet të përballen me premtimet e pambajtura.

?E kanë kuptuar që sa herë dalin njerëzit u kujtojnë premtimet që nuk kanë mbajtur. Këdo kandidat që të sjellin, ne nuk harrojmë që pas tij është Saliu dhe Luli. Hieqn si mbështetës të popullit. Ka ardhur koha të ngremë kokën lartë dhe të themi Tirana është e jona dhe do ta çojmë në drejtimin e duhur?- tha Veliaj.

Më herët Veliaj u ndal në zonën e Laprakës, ku mungesa e ndriçimit dhe rrugët e shkatërruara, ishin dy nga shqetësimet që banorët e Laprakës i parashtruan.

?Po të ishin fondet do të ishte bërë edhe rruga, edhe ndriçimi. Por, kemi dy mundësi: o të qajmë hallin e këtyre që po ikin, ose të fitojmë bindshëm dhe t?i bëjmë punët vetë, siç i kemi bërë edhe në qeveri?, theksoi Veliaj.

Lajmet e fundit nga