LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partia Socialiste mashtrim me emrat e kandidatëve të inkriminuar

14 Maj 2015, 20:02, Aktualitet CNA

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Taulant Balla, ka dorëzuar në prokurori  listën  e 57 kandidatëve të PD , të dyshuar si të lidhur me krimin. Kjo listë e gjatë emrash që sipas Ballës  janë persona të inkriminuar ndryshon nga një listë që vetë deputeti socialist ka publikuar pak ditë më parë.

Lista e publikuar disa ditë më parë nga Taulant Balla:

Fran Frrokaj, kandidat për Bashkinë e Lezhë; Kreshnik Bozho, kandidat për Sarandën; Gjergji Mero, kandidat për Bashkinë e Korçës; Bajazit Karriqi, kandidat për Bashkinë e Përrenjasit; Ilir Krosi, kandidat për Bashkinë e Dibrës; Zef Hila, kandidat për Vaun e Dejës; Qamil Boja, kandidat për Bashkinë e Cerrikut dhe Grida Duma, kandidate për Durrësin.

Në listën me 57 emra të kandidatëve për bashki, vetëm 4 emra kandidatësh nuk renditen, duke marrë parasysh se në zgjedhjet e 21 qershorit do të garohet për 61 bashki. Njëri prej tyre është edhe kanidati i Bashkisë së Korçës, Gjergji Mero, të cilin vetë Taulant Balla e ka përfshirë si person të lidhur me krimin në listën e publikuar pak ditë më parë. Por pse tallet me qytetarët Partia Socialiste?

Ky ndryshim emrash për një çështje kaq delikate sic është dekriminalizimi, tregon se qeveria nuk e ka marrë seriozisht. Në këtë formë, procesi i dekriminalizimit duket se po përdoret thjesht për ti hedhur hi syve të qytetarëve për zgejdhjet e 21 qershorit.

 

Lajmet e fundit nga