LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malaj: Qeveria të reagojë kundër Erdogan

14 Maj 2015, 08:30, Aktualitet CNA

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për mbylljen e institucioneve arsimore të ?Lëvizjes Gylen? dhe zvëndësimin e tyre me institucione yë ofruara nga qeveria turke.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malaj shkruan se në të gjitha analizat në kancelaritë diplomatike dhe median ndërkombëtare theksohet se thellimi i demokratizimit dhe jo absolutizimi i pushteteve është ajo që i shërben më mirë Turqisë

Malaj  kërkon edhe reagim nga autoritetet shqiptare për deklaratat “grup terrorist” nga Erdogan pasi sipas tij, “Lëvizja Gylen” nuk përmendet në asnjë organizëm ndërkombëtar si e tillë.

Ish ministri i Financave thekson se nëse premtimet për projektet e deklaruara janë të kushtëzuara me plotesimin e kerkesës për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen ? atëhere kjo jo vetëm për nga madhësia por sidomos nga kushtëzimi nuk është mbështetje ekonomike por një përpjekje për exportimin e krizës politike të Turqisë në vendin tonë.

Sipas tij, duhet të qartësohet që në fillim qendrimi i autoriteteve shqiptare, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamenti ndaj kësaj kërkese publike të Presidentit turk.

Pasi në rast të kundërt rrezikohet që heshtja të nënkuptohet si miratim. Rrezikohet që ndihma e premtuar për disa projekte të paketës ?Erdogan? të zvarritet dhe të bëhet gjithnjë e më imponuese, të paktën për aq kohë sa Erdogan do të jetë Presidenti i Turqisë.

Statusi i plote i Arben Malaj ne Facebook

Ka kohë që në të gjitha analizat në kancelaritë diplomatike dhe median ndërkombëtare theksohet se thellimi i demokratizimit dhe jo absolutizimi i pushteteve është ajo që i shërben më mirë Turqisë.

Në këtë kontekst duhet parë edhe kërkesa për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen.

Cilësimi organizatë terroriste i lëvizjes Gylen dhe kërkesa publike e Presidentit turk për ti trajtuar si organizatë terroriste duhet të kishte një përgjigje zyrtare publike nga autoritetet shqiptare.

Nqs premtimet për projektet e deklaruara janë të kushtëzuara me plotesimin e kerkesës për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen ? atëhere kjo jo vetëm për nga madhësia por sidomos nga kushtëzimi nuk është mbështetje ekonomike por një përpjekje për exportimin e krizës politike të Turqisë në vendin tonë.

Kur individë apo organizata të ndryshme janë deklaruara terroriste nga Kombet e Bashkuara si edhe në listën e azhornuar që bënë publike Presidenti amerikan Shqipëria ka bashkëpunuar me vendet e ndryshme dhe sidomos me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit.

Aktualisht lëvizja Gylen nuk është në asnjë prej këtyre listave.

Ndaj duhet të qartësohet që në fillim qendrimi i autoriteteve shqiptare, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamenti ndaj kësaj kërkese publike të Presidentit turk.

Në rast të kundërt rrezikohet që heshtja të nënkuptohet si miratim. Rrezikohet që ndihma e premtuar për disa projekte të paketës ?Erdogan? të zvarritet dhe të bëhet gjithnjë e më imponuese, të paktën për aq kohë sa Erdogan do të jetë Presidenti i Turqisë.

Projekti I parlamentit dhe projektet e tjera nuk duhet të fillojnë pa qartësuar këtë kërkesë/kushtëzim të pazakonshëm, pasi mund të ndodh ajo që ka ndodhur shpesh në historinë tonë të mosmarrëveshjeve me ?motrat dhe vëllezrit strategjikë?, ku mbetën të pa përfunduara shumë ?projekte madhështore? .

Turqia është një fuqi ekonomike në rritje, e cila mund të jetë e qëndrueshme dhe cilësore vetëm kur të mbështetet më mirë ne institucione të forta dhe standarte të larta të demokracisë.

Prezenca jo vetëm ekonomike e Turqisë tenton të rritet ndjeshëm në Ballkan. Por rritja dhe sidomos impakti I saj e saj kushtëzohen nga standartet e demokracisë brënda Turqisë dhe nga respektimi i parimeve themelore nderkombëtare në bashkëpunimin me vendet e tjera.

Paqen dhe prosperitetin Shqipëria dhe shqiptarët i arrijnë dhe i përmiresojnë nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me SHBA, BE dhe NATO-n.

Cdo opsion tjeter bilateral aq me teper ne kundershtim me vlerat dhe standartet e e demokracive perndimore, vetem na pengon.

Lajmet e fundit nga