LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovës i dorëzohet lista e shtetasve të saj, të arrestuar në Kumanovë

14 Maj 2015, 08:32, Kosova & Bota CNA

Maqedonia i ka dorëzuar Kosovës listën e të arrestuarve në Kumanovë, por jo edhe listën e të vdekurve.
Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtë të Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur për Kallxo.com se dje e kanë marrë listën zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë me emrat e të arrestuarve nga Republika e Kosovës. Sipas asaj liste janë 23 shtetas kosovarë që janë arrestuar në incidentin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.

?Dje më në fund e kemi marrë një listë nga autoritetet maqedonase me emrat e 23 qytetarëve të Kosovës të cilët janë arrestuar në Kumanovë. Ambasada ka nisur menjëherë përpjekjet që së pari të vë kontakt nëse të arrestuarit kanë pranuar të kontaktohen nga ambasada ? t?i shikojë nevojat e tyre, gjendjen shëndetësore, t?i njoftojë familjet e tyre dhe ta organizojë një vizitë familjare deri të premten?, tha Arifaj.

Ai tha se ende nuk kanë marrë asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë për shtetas të Kosovës të vrarë apo të plagosur gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë.

Lajmet e fundit nga