LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët e PS në mbledhjen me dyer të mbyllura: Sot është dita e Blushit dhe e Saliut, kanë lidhur aleancë kundër Ramës

14 Maj 2015, 06:46, Aktualitet CNA

Çështja ?Blushi? po kthehet gradualisht në një shqetësim serioz për selinë rozë. Tashmë nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një konflikt mes Edi Ramës dhe Ben Blushit, por Ben Blushi ka përballë të gjithë kupolën e selisë rozë. Përpos kryeministrit Edi Rama dhe disa deputetëve, në lojë tashmë ka hyrë edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili duke u pozicionuar në krah të Ramës, ka sulmuar fort Blushin në Lushnje. Pas shigjetimeve në fjalimin publik, Ruçi e ka sulmuar Blushin edhe gjatë një mbledhje me drejtorët.

Në këto kushte, përballja mes Ben Blushit dhe Gramoz Ruçit në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, ka qenë e pashmangshme. Sipas burimeve, Ruçi dhe Blushi nuk kanë debatuar në mbledhje me dyer të mbyllura, por Blushi është ironizuar nga deputetë të tjerë të PS. Disa deputetë të PS, duke iu referuar seancës së sotme plenare kanë deklaruar se sot është dita e Ben Blushit dhe e Sali Berishës, të cilët kanë ditën e tyre për të sulmuar qeverinë. Sipas burimeve, deputetët kanë aluduar për një aleancë mes Ben Blushit dhe Sali Berishës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. ?Sot është dita e Saliut dhe e Blushit?, mësohet se janë shprehur disa nga deputetët e PS, çka ka nervozuar deputetin Blushi, i cili vendosi të reagojë pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Deklarata e Ben Blushit

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, i është përgjigjur dje Gramoz Ruçit, publikisht, pas mbledhjes së grupit parlament socialist. Duke iu referuar shigjetimeve të Ruçit në Lushnje, Blushi tha se edhe Gramoz Ruçi është i pakënaqur nga mënyra se si po qeveris Edi Rama. Po ashtu, Blushi deklaroi se Ruçi ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë.

?Ruçin e kam mik dhe po të kem ndonjë gjë ia them. Di që edhe Ruçi ka pakënaqësi që s?ka zgjedhje. Edhe Ruçi është i pakënaqur si janë përzgjedhur kandidatët dhe si po ecën qeveria?, tha Blushi. Deputeti Blushi ka ironizuar Ruçin edhe sa i takon qëndrimit të tij në Lushnje, teksa tha se nuk ka ndërmend të debatojë me publicistë. “Nuk di çfarë ka thënë por nëse ka thënë publicist e ka patur për kandidatin tonë në Tepelenë, Tërmet Peçin.  Ai tha do bëjmë një fitore publicitare?, ka pohuar Ruçi.

Mbledhja e grupit

Grupi paralamentar i Partisë Socialiste është mbledhur dje nën drejtimin e kryetarit të grupit, Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e grupit është diskutuar rreth seancës së sotme plenare si dhe për qëndrimin që duhet të mbajnë deputetët sa i takon projektligjeve. Sipas burimeve, në mbledhjen e grupit nuk ka pasur ndonjë porosi të veçantë, pasi në rendin e ditës ka vetëm disa marrëveshje.

Lajmet e fundit nga