LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në Elbasan: Më 21 qershor jepni një mesazh të bashkuar për daljen nga e keqja

14 Maj 2015, 07:56, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit, ku është njohur me shqetësimet e tyre, si dhe u ka premtuar një sere prioritetesh.

Lideri i opozitës ftoi të rinjtë që më 21 qershor t?i thonë me votën e bashkuar, pa dallim të majtë e të djathtë, ndal keqqeverisjes.

?A është drejtimi i duhur për Elbasanin që fakulteti të ketë më pak studentë sepse nuk paguajnë dot tarifat e rritura? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që në muajin prill, numri më i lartë i azilkërkuesve në Bashkimin Europian të mos jenë më sirianët, por të jenë shqiptarët? A është drejtimi i duhur për Shqipërinë që papunësia rinore të kapë shifrën pothuajse 40%? Në qoftëse ky nuk është drejtimi i duhur, atëherë më 21 qershor, me votën tuaj duhet të jepni një mesazh të bashkuar, mesazhin e ndaljes së të keqes?, u shpreh Basha.

Lajmet e fundit nga