Connect with Us

Qëlloi me levë në kokë 18 vjeçarin, arrestohet miku i Shullazit

Kronika

Qëlloi me levë në kokë 18 vjeçarin, arrestohet miku i Shullazit

Publikuar

-

Policia e kryeqytetit ka arrestuar të riun Klajd Gjeci, i cili njihet si miku i Emiljano Shullazit. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ka qëlluar me levë hekuri një 18 vjecar, me iniciale M.Z.

Blutë bëjnë me dije se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta.

Klajd Gjeci, është emër i njohur për policinë e kryeqyetit pasi numëron disa precedent të mëparshëm penal.

 

LEXO EDHE:  Arrestohet kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë/ “Shpërbleu” me paga 40 militantë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shfaqi simptoma të koronavirusit/ Humb jetën rrugës për në spital shqiptari në Greqi, zbulohet e vërteta

Publikuar

-

Nga

Një shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi, teksa po transportohej për në spitalin e Nafplios.

Mësohet se 32-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, kishte shfaqur simptoma të njëjta me ato të koronavirusit.

Të afërmit kishin njoftuar ambulancën, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Kërkohej nga drejtësia italiane/ Arrestohet 47-vjeçari

Pas ekzaminimeve, doktorët kanë treguar se shqiptari nuk ka humbur jetën nga virusi që ka marë qindra jetë njerëzish, por nga encefaliti i rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin 27 klandestinë/ Arrestohen 9 persona në Korçë, një tjetër në kërkim

Publikuar

-

Nga

9 persona kanë rënë pasditen e sotme në prangat e policisë së Korçës, pasi u kapën duke transoportuar 27 klandestinë.

Mësohet se gjithashtu autoritetet kanë shpallur në kërkim një person, i cili nuk iu bind urdhrit të bluve për të ndaluar, por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Raportohet se në pranga janë vënë shtëtasit me inicale L.C., 35 vjeç, banues në Prishtinë, N.K., 43 vjeç, banues në Vushtrri të Kosovës, R.K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, K.M., 21 vjeç, K.L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe K.P., 21 vjeç, L.B., 20 vjeç dhe F.D., 19 vjeçe. Ndërkohë në kërkim u shpall i riu me inciale K.D., 21 vjeç, banues në Durrës.

Në fshatin Çiflig, Korçë, shërbimet e Policisë pasi kanë patur në ndjekje mjetet tip “Benz” dhe “Citroen”, me të cilat shtetasit K. P., L. B., F. D., dhe K.D., në bashkëpunim mes tyre ishin duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit tip “Citroen” shtetasit K. D., që të ndalonte, por ky i fundit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, kreu manovra të rrezikshme duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku më pas njëri prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në Maliq, pranë vendit të quajtur “Tyrbja”, tre shtetasit kosovarë L. C; N. K., dhe R. K., janë kapur në flagrancë me mjetet tip “Volksëagen Golf” dhe “Volksëagen Sharan”, duke transportuar kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve më pas iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë të riun/ Arrestohet 54 vjeçari

LEXO EDHE:  Arrestohet kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë/ “Shpërbleu” me paga 40 militantë

Si edhe në dalje të qytetit të Pogradecit, tre shtetasit nga Tirana K. M; K. L., dhe K. M., janë kapur me mjetet tip “Volksëagen”dhe “Skoda” duke transportuar kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 19 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U plagos në shkëmbimin e zjarrit me Fatmir Kolecajn/ Si është gjendja shëndetësore e efektivit të FNSH

Publikuar

-

Nga

Punonjësi i FNSH-së që u plagos ditën e djeshme gjatë shkëmbimit të zjarrit në aksionin për kapjen e Fatmir Kolecajt, është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe jashtë për rrezikut për jetën.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Brendshme, e cila njofton se Sandër Lleshaj së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliun, vizituan punonjësin e FNSH-së në spitalin e Traumës.

Ministri i ka ofruar efektivit çdo ndihmë të nevojshme më të specializuar, ndonëse fatmirësisht ai nuk ka asnjë rrezik për jetën.

LEXO EDHE:  Kërkohej nga drejtësia italiane/ Arrestohet 47-vjeçari

LEXO EDHE:  Në pranga drejtori i Hipotekës së Shkodrës dhe një punonjëse

Punonjësi i FNSH-së u plagos në këmbë gjatë një operacioni për kapjen e Fatmir Kolecajt, i cili disa ditë më parë vrau vëlla e motër në Rrëshen. Policia ishte në aksion për ndalimin e të kërkuarit për rreth 45 orë, e si pasojë e rrethimit në një banesë, ai vrau veten./ CNA.al

LEXO TE PLOTE