LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OSHEE nis kontrollet në bregdetin e Velipojës

13 Maj 2015, 12:29, Aktualitet CNA

Grupi i Task Forcës i OSHEE ka nisur sot përgjatë vijës bregdetare të Velipojës kontrollet tek çdo subjekt privat që operon në bregdet, lidhur me pagesat e energjisë së konsumuar.   Sipas burimeve të OSHEE-së, nga 787 abonentë që janë përgjatë bregdetit të Velipojës, 627 prej tyre rezultojnë debitorë të energjisë elektrike me një borxh të akumuluar prej 119,7 milionë lekë.

Me moton ?kush nuk paguan, do t?i hiqet energjia?, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur kontrollet tek çdo subjekt privat që operon në bregdet, lidhur me pagesat e energjisë së konsumuar, ku gjatë verës ka përqendrim të madh të pushuesve pranë tyre.   OSHEE kërkoi që të gjitha bizneset të verifikojnë gjendjen debitore që kanë me kompaninë, duke marrë masat për të likujduar faturat dhe sipas rastit të debisë, do të ofrohet mundësia e pagesës me këste.

13:36 Aktualitet

Revolucione modernë

Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revoluc...

Lajmet e fundit nga