LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë, caktohet seanca për ligjet e Gjykatës Speciale

13 Maj 2015, 14:19, Kosova & Bota CNA

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që të hënën të zhvillohet seancë për ndryshimin e një serë ligjesh në sistemin e Drejtësisë.
Janë gjithsej gjashtë ligje të cilat duhet të ndryshohen në mënyrë që të hapet rrugë për formimin e Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Express.

Për formimin e kësaj gjykate duhen 2/3 të votave, pra 81 vota, që i bie që për të kaluar ky ligj, përveç votave të deputetëve të LDK-së e PDK-së, do të duhen edhe votat e deputetëve minoritarë.
Ndryshe, prej fillimit të diskutimeve për këtë ligj ka pasur shumë mospajtime edhe mes deputetëve të pozitës. Një numër i deputetëve të PDK?së e LDK?së janë deklaruar haptas se nuk do ta votojnë këtë ligj. Ligjin nuk do ta votojë as opozita.

Lajmet e fundit nga