LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kodi i ri Etik për sjelljen e deputetëve në Parlament, ja rregullat e reja

13 Maj 2015, 06:02, Politikë CNA

Sharjet, fyerjet dhe ofendimet e përdorura rëndom nga ligjvënësit shqiptarë në Kuvend do të disiplinohen dhe do të kufizohen. Kodi i ri Etik për sjelljen e deputetëve, i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvend, do të ndalojë dhe do të disiplinojë ligjvënësit shqiptarë, që të mos përdorin fjalë jashtë etikës morale në seancat plenare dhe në komisionet e përhershme parlamentare.

Ky Kod përcakton qartë rregullat dhe kriteret se si duhet të sillen deputetët në Kuvend, në mënyrë që shqiptarëve t?u rikthehet besimi te politikanët shqiptarë dhe sigurisht do të fusë në ?shina? seancat parlamentare. Pas miratimit të këtij Kodi, askush nga ligjvënësit shqiptarë nuk do të mund t?ia lejojë vetes të dalë jashtë etikës me fjalorin e tyre të tepruar. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, kanë iniciuar dje një tryezë pune për finalizimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve, e cila është mbledhur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentari Ilir Meta vlerësoi nismën e re dhe kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që ta miratojnë në unison Kodin e ri të Etikës.

“Ky Kod duhet të jetë gjithashtu një dokument i rëndësishëm referimi për mediat, apo organizatat jofitimprurëse, të cilat mbikëqyrin dhe informojnë në të njëjtën kohë edhe publikun për jetën parlamentare dhe politike në vend. Funksioni themelor i Kuvendit në miratimin e ligjeve anti-korrupsion dhe në mbikëqyrjen e institucioneve publike, që i zbatojnë ato, nuk mund të jetë efektiv nëse vetë ne ligjvënësit nuk i kemi të qarta rregullat e sjelljes për veprimtarinë parlamentare. Standardet e qarta dhe lehtësisht të identifikueshme për mënyrën se si duhet të sillen deputetët mund të ndihmojnë për të parandaluar shpërdorimin e detyrës dhe format e tjera të korrupsionit?, u shpreh Meta.

Ambasadori Rauning

Ambasadori i OSBE, Florian Rauning, shpreson se ky Kod do të vendosë në shinat e normalitetit punimet në seancë plenare dhe kërkon miratimin e tij brenda këtij sesioni parlamentar. “Qytetarët janë të zhgënjyer nga mungesa e etikës në debatet parlamentare. Qytetarët duhet të besojnë tek zyrtarët e zgjedhur. Shpesh debatet parlamentare kthehen në fyerje personale dhe unë shpresoj që ky takim të mos jetë i vetmi i kësaj natyre, por të jetë një gur themeli për miratimin e një kodi etike deri në fund të këtij sesioni parlamentar”, u shpreh Rauning. Ambasadori vlerësoi se ky Kod shihet me rëndësi të madhe në të gjitha parlamentet e botës.

?Kodet e sjelljes dhe etikës në Parlament shihen në mbarë botën si elementë të rëndësishëm të një kulture të shëndetshme demokratike. Gjatë viteve të fundit, drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë nga të dyja palët politike kanë rishikuar rregullat dhe procedurat, si dhe kanë ndërmarrë disa reformave thelbësore. Tani, ju duhet të bëni hapin e radhës për të zhvilluar standarde të etikës dhe sjelljes parlamentare.

Prezenca e OSBE-së përshëndet përpjekjet e Kuvendit dhe Kryesisë së tij për të intensifikuar progresin e bërë në këtë drejtim?, theksoi Rauning.   Neni 9 Rregullat e sjelljes në Kuvend

1. Deputeti nuk duhet: a) të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend; b) të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit; ç) të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore; d) të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër; dh) të bëjë thirrje për përdorim dhune në Kuvend.

2. Në rast të shkeljes së pikës 1 të këtij neni, ndaj deputetit zbatohen masat disiplinore sipas procedurave të përcaktuara në Pjesën e Parë, Kreu IX të Rregullores së Kuvendit.

Neni 10 Rregulla të tjera të sjelljes

1. Gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare. 2. Gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit, si rregull, deputeti nuk duhet të përdorë telefoninë e lëvizshme.

Neni 11

Transparenca e veprimtarisë parlamentare të deputetit

1. Gjatë ushtrimit të mandatit të tij, deputeti duhet të jetë transparent në komunikimin me zgjedhësit, me median dhe me publikun.

2. Byroja e Kuvendit, autorizon publikimin e shpenzimeve financiare të kryera nga Kuvendi për deputetët në faqen zyrtare të internetit çdo dy muaj.

 

Neni 12 Ruajtja e informacionit të klasifikuar

1. Deputeti ruan konfidencialitetin e informacionit, që ka në zotërim, për shkak të funksionit që ai kryen, pa cenuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi.

2. Pas mbarimit të mandatit, deputeti nuk duhet ta përdorë për interes personal informacionin konfidencial, të marrë gjatë kryerjes së detyrës.   Neni 13 Kufizim pas mbarimit të mandatit   Deputeti, të cilit i ka mbaruar mandati, nuk mund të veprojë si një avokat i paguar në ndonjë çështje ku Kuvendi është palë ose subjekt i interesuar, deri në 3 vjet pas mbarimit të mandatit.   Neni 14 Autoriteti përgjegjës për zbatimin e Kodit Byroja e Kuvendit është autoriteti përgjegjës për zbatimin e këtij Kodi Sjelljeje.

Kodi i ri Etik për sjelljen e deputetëve në Parlament, ja rregullat e reja

Lajmet e fundit nga