LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KE propozon pranimin e 20 mijë emigrantë për dy vjet

13 Maj 2015, 13:04, Kosova & Bota CNA

Komisioni Evropian ka propozuar që vendet e BE-së të marrin 20,000 refugjatë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
Megjithatë, Komisioni Evropian i ka dhënë Britanisë, Irlandës dhe Danimarkës opcionin që të mos pranojnë refugjatë.

Italia dhe shtete të tjera në jug të Evropës kanë kërkuar ndihmë nga BE-ja për të trajtuar rrjedhën e madhe të migrantëve nga Afrika Veriore, që bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën përmes Detit Mesdhe.
Pas propozimit të sotëm, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shkruar në Twitter se ?asnjë vend nuk duhet të lihet i vetëm për të adresuar presionin e madh të migracionit?.

Lajmet e fundit nga