LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gruevski zëvendëson ministrat e dorëhequr, BDI qëndron në Qeveri

13 Maj 2015, 09:35, Kosova & Bota CNA

Dorëheqja e dy ministrave të qeverisë Gruevski në Maqedoni shoqërohet me tensione të reja mes mazhorancës dhe opozitës, Lideri socialdemokrat i opozitës, Zoran Zaev ka dkelaruar se dorëheqjet e dy ministrave dhe shefit të shërbimeve sekrete janë një hap drejt fundit të Gruevskit. Mirëpo kryeministri ka lëvizur shpejt duke dërgaur në parlament emrat zëvendësues për ministrat e dorëhequr, atë të Mbrojtjes, Gordana Jankullovska dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski.
Ndërkaq, BDI përmes një zyrtari të saj, ka njoftuar se do të mbetet në Qeveri dhe asnjë nga ministrat e kësaj partie nuk do të japin dorëheqje.
Njoftimi erdhi si përgënjeshtrim i disa raportimeve se edhe ministra të BDI-së dhe vetë partia do të tërhiqet nga Qeveria.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi përgënjeshtroi lajmet dhe tha se nuk dorëhiqet askush nga partia e tyre.
Parlamenti ndërkaq, voton si ministër të Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, ndërsa për ministër të Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski.

Lajmet e fundit nga