LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e Hagës kërkon të nisë hetime për Shtetin Islamik

13 Maj 2015, 10:17, Kosova & Bota CNA

Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, tha se zyra e saj dëshiron të zhvillojë hetime lidhur me krimet e dyshuara në Libi nga grupet që u kanë shprehur besnikëri militantëve të Shtetit Islamik.
Gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ajo theksoi se në mënyrë aktive po shqyrtohet procedimi i rasteve të reja, por përpjekjet ishin ?dëmtuar rëndë? nga mungesa e sigurisë në Libi.
Fatou Bensouda tha se zyra e saj beson se autoriteti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale zgjerohet edhe për krimet e dyshuara kundër civilëve dhe institucionet civile nga grupet e ndërlidhura me militantët e Shtetit Islamik.

Por, ajo ka theksuar se u takon shteteve individuale që t?i ndjekin shtetasit e tyre të akuzuar për keqbërje.
Libia është përfshirë nga një kaos, pasi dy qeveri të mbështetura nga milicitë e ndryshme, luftojnë për kontroll të këtij vendi të pasur me naftë. Kjo situatë krijon terren të përshtatshëm për militantët islamikë dhe trafikantët.

Lajmet e fundit nga