LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania ngadalëson rritjen ekonomike, bien eksportet

13 Maj 2015, 07:30, Ekonomi CNA

Ekonomia gjermane ngadalësoi më shumë nga sa pritej në tre muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare, pasi u rrit me vetëm 0.3 për qind.
Kjo shifër është e ulët krahasuar me 0.7 për qind në cerekvitin e mëparshëm dhe më pak sesa parashikimi që kishin bërë analistët prej 0.5 për qind.
Sidoqoftë, ekonomia e Francës u rrit me hapin më të shpejtë në pothuajse dy vjetet ë fundit duke u zgjeruar me 0.6 për qind në cerekvitin e parë të të 2015. Shifra e rritjes ekonomike është më e larta
që nga cereku i dytë i vitit 2013 kur ekononia franceze u rrit me 0.7 për qind.
Me gjasa, kjo mund të lidhet me një të dhënë të publikuar muajin e shkuar kur u tha se zhpensimet konsumatore në Francë u rritën me 1.6 për qind në tre muajt e parë të vitit, nxitur nga çmimet e ulëta të naftës dhe nga një euro e dobët.
Prodhimi industrual në Francë u rrit me hap të shpejtë, të paktën në katër vjetët e fundit. Pavarësisht konsumit privat dhe investimeve në ndërtim dhe pajisje industriale, Gjermania përjetoi rënie në eksportet e veta e kjo ka mbajtur të frenuar rritjen ekonomike të saj.

Lajmet e fundit nga