LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë tregojnë duart për shëndetin?

13 Maj 2015, 14:00, Lifestyle CNA

 

Lëkura e plasaritur në maje të gishtit të madh mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, lëkura e plasaritur e duarve sinjalizon ekzemën, kurse dridhja e duarve mund të ndodhë për shkak të ilaçeve kundër depresionit. Duart janë një pasqyrë e shëndetit kurse ndryshimet e vogla në lëkurë dhe thonj mund të tregojnë për probleme të fshehura shëndetësore.

Dridhjet e duarve

Dridhjet e duarve mund të ndodhin për shkak të ilaçeve kundër astmës, ilaçeve kundër depresionit, apo thjesht për shkak të konsumimit të tepërt të kafes. Nëse dridhjet në duar nuk ndalen, shkaku i mundshëm mund të jetë sëmundja Parkinson që ndikon në sistemin nervor përgjegjës për kontrollin e lëvizjeve. Në rast të simptomave të tilla është e rekomanduar për të kërkuar kujdes mjekësor.

Gishtërinjtë

Plasaritja e lëkurës në majë e gishtit të madh mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës B. Trupit i mungon niacina (B3) dhe biotina (B7) për të riparuar dëmtimin e lëkurës, për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe për të parandaluar tharjen. Është e rekomanduar në ushqim të përfshihet më shumë peshk, kërpudha dhe avokado, ushqime që janë të pasura me këto vitamina.

Lëkura

Plasaritja e përsëritur e lëkurës që nuk është pasojë e të ftohtit dhe erës mund të jetë e lidhur me ekzemën, psoriazën dhe infeksionet fungale. Në rast se këto sëmundje janë të përjashtuara, lëkura duhet të ushqehet me kremra me ??bazë vitaminat A dhe E. Ato krijojnë një shtresë mbrojtëse, parandalojnë tharjen dhe ushqejnë thonjtë.

Thonjtë

Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë në nuancën rozë që do të thotë se furnizohen mjaftueshëm me gjak dhe oksigjen, kurse ndryshimet në thonjtë mund të tregojnë probleme të mëdha me shëndetin dhe të ushqyerit. Thonjtë tërësisht të bardhë mund të tregojnë për anemi, sëmundje të mëlçisë dhe probleme me zemrën.

– Thonjtë e brishtë tregojnë mangësi të zinkut në trup. Rekomandohet në ushqim të përfshihen drithëra kokërr plota, arra, bollgur dhe mish. Përveç kësaj, ata mund të jenë rezultat i problemeve tiroide.

– Thonjtë fleksibël janë një shenjë se organizmit i mungojnë proteinat ose kalciumi, prandaj është e rekomanduar për të ngrënë më shumë spinaq apo sardele. Nëse gjendja nuk përmirësohet, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

– Thonjtë e kaltër janë rezultat i furnizimit të dobët me oksigjen, që do të thotë se tregojnë probleme me rrugët e frymëmarrjes. Ata mund të jetë një shenjë e emfizemës dhe problemeve të zemrës.

09:00 Lifestyle

Essex pozon

Frankie Essex na ka surprizuar të gjithëve me setin e saj të...

Lajmet e fundit nga