Connect with Us

Arsyet se pse në pranverë jemi të përgjumur

Life Style

Arsyet se pse në pranverë jemi të përgjumur

Publikuar

-

 

Pranvera tashmë ka arritur dhe çdokush ka nisur të dalë nga një periudhë e dimrit të errët. Ditët janë më të ndritshme, era është e ngrohtë dhe ndihemi të përgjumur më shumë se kurrë. Përse?

Ne kemi fuqi të pakufizuar kur dalim nga gjendje gjysmë letargjike me kalimin e dimrit të ashpër, por shumë prej nesh bëhen viktima të përgjumjes. Ndryshimi i klimës shkakton lodhje, sepse trupat tanë janë mësuar me më shumë gjumë gjatë dimrit. Organet janë të përshtatura në mënyrë natyrale për t’u përshtatur për sezonin e ri.

– Pse ndjehemi të lodhur kur vjen pranvera?: Ne e dimë se kemi një orë dite më shumë në mbrëmje, por kjo nuk do të thotë që në mëngjes do të zgjoheni të pushuar nga shtrati kur të bjerë alarmi. Trupit tonë i pëlqejnë proceset e përcaktuara, kështu që cikli ynë i gjumit përpiqet të mbajë ritmin e vet. Ndryshimet në mot mund të kenë një ndikim që bioritmi të çrregullohet.

LEXO EDHE:  Bakteri vdekjeprurës te pulat tashmë u reziston antibiotikëve

– Alergjia na bën të përgjumur: Alergjia mund të jetë arsyeja pse nuk keni bërë gjumë të mjaftueshëm, kështu që duhet ta kompensoni atë. Teshtitja dhe ndjesi djegie në sy mund të jenë të dhimbshme, por kur të kaloni këto vështirësi, më vështirë do ta keni të zgjoheni nga një gjumë që mezi e keni pritur.

– Më shumë kohë për aktivitete të ndryshme: Pasi ditët bëhen më të ndritshme dhe më të gjata, na duket se shumë gjëra mund të arrijmë t’i bëjmë. Perceptim mendor ka bërë që të ndihemi se kemi më shumë energji.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Horoskopi

Horoskopi javor: Dashuria, puna, financat/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Dashi:

Puna: Gjatë javës do të keni edhe ndihmën e planetëve për të pasur sukses në punë!

Shëndeti: I mirë, edhe pse mund të keni pak probleme me grip.

Dashuria: Energjia pozitive do tju ndihmojë në ngritjen e një lidhjeje të re!

Demi:

Puna: Llogaritni të gjitha gjërat që ju mungojnë. Inkurajoni edhe kolegët.

Shëndeti: Yjet ju sugjerojnë që ti kushtoni sa më shumë vëmendje trupit!

Dashuria: Sa më i hapur më të tjerët, aq më i suksesshëm do të jeni në dashuri!

Binjakët:

Puna: Është një javë e mirë për të realizuar ambiciet që keni. Por, kujdes me kolegët!

Shëndeti: Është një javë ku duhet që të keni kujdes nga të ftohtët dhe të konsumoni vitamina!

Dashuria: Duhet që të jeni më aktiv në sferën tuaj sentimentale!

Gaforrja:

Puna: Mos punoni më shumë sesa duhet, pasi që do të keni probleme më vonë!

Shëndeti: Relaksohuni sa më shumë, sidomos në fundjavë!

Dashuria: Duhet të mbaroni një lidhje të cilën e keni lënë në gjysmë!

Luani:

Puna: Është një javë ku duhet ti shikoni gjërat me një optimizëm më të madh!

Shëndeti: Energjitë pozitive dhe imuniteti do tju ndihmojnë shumë gjatë kësaj jave!

Dashuria: Mos luani me zjarrin! Ndonjëherë është mirë që ta digjni vetë atë!

Virgjëresha:

Puna: Duhet që të mbani nën kontroll situatën tuaj. Mos dyshoni në profesionin që keni!

Shëndeti: Ka ardhur koha që mos të stresoheni. Dëgjoni edhe mendimet e të tjerëve!

Dashuria: Dëgjojeni edhe partnerin/en! Disa gjëra nuk mund tiu bëni vetëm!



Peshorja:

Puna: Do të keni një mbështetje të konsiderueshme nga Hëna, sidomos në aspektin profesional.

LEXO EDHE:  Studimi/ Presioni i lartë i gjakut në çdo moshë, dobëson aftësitë njohëse të njeriut

LEXO EDHE:  Dy banane në ditë do t’ju shpëtojnë nga këto probleme shëndetësore

Shëndeti: Keni energji të shumta, gjë që ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë fizikisht.

Dashuria: Duhet që të debatoni më shumë më partnerin/en!

Akrepi:

Puna: Duhet që të keni më shumë raporte me kolegët pasi që kjo është në të mirën tuaj!

Shëndeti: Mund të keni probleme me lukthin, kështu që kujdes me ushqimin!

Dashuria: Për të bërë për vete një person, bëni mirë ti jepni liri repertorit tuaj personal.

Shigjetari:

Puna: Ka ardhur koha që tu thoni jo vonesave në punë, pasi që do keni probleme!

Shëndeti: Kujdes nga disa ditë nga moti i ftohtë, pasi që do të mund të keni probleme me shëndetin!

Dashuria: Është mirë që të mbani kontakte me shumë persona për të arritur atë që doni!

Bricjapi:

Puna: Do të keni një ngritje të madhe profesionale, por duhet të punoni më shumë!

Shëndeti: Mund të keni probleme me kokëdhimbje, kështu që kujdes!

Dashuria: Gjallëria, optimizmi dhe gëzimi për jetën janë këto përbërësit që yjet ju sugjerojnë.

Ujori:

Puna: Keni ide, por duhet që të jeni sa më të hapur më të tjerët për ti treguar aftësitë tuaja!

Shëndeti: Duhet të keni kujdes me ushtrimet e juaja fizike, pasi që mund tju dëmtojnë ato!

Dashuria: Do të keni një kënaqësi të madhe, sidomos nëse jepeni më shumë pas aventurave!

Peshqit

Puna: Nuk duhet që të jeni nervozë dhe të ndiheni në siklet për shkak të disa problemeve që keni!

Shëndeti: Shëndeti paraqitet i mirë, megjithatë konsumoni më shumë ushqime natyrale!

Dashuria: Jeta dashurore mund tju rezervojë surpriza të këndshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Do ja falje tradhëtinë bashkëshortit?”/ Paloma habit me përgjigjen

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Mbrëmjen e djeshme Paloma gjatë një bisede me banorë të tjerë brenda shtëpisë më të famshme të momentit, “Big Brother Vip” ka diskutuar çështjen e tradhëtisë.

Ajo ka rrëfyer se nëse do zbulonte se bashkëshori i saj e tradhëton ajo do vendoste ta falte.

Por nëse kjo do të vazhdonte për një kohë të gjatë do vendoste të ndaheshin.



Nëse ka ndërmend ta bëjë le ta bëjë. Nëse e bën një herë do ta falja, nëse do ta përsëriste do ta ndaja. Unë nuk e prish familjen për një tradhëti momentale”,- iu shpreh gazetarja Paloma duke i habitur të gjithë banorët prezent në bisedë.

LEXO EDHE:  “Se kuptoj pse rri akoma e kolme”/ Enca i përgjigjet ndjekësit, zbulon pse nuk dëshiron të dobësohet

LEXO EDHE:  Dy banane në ditë do t’ju shpëtojnë nga këto probleme shëndetësore

Ajo gjithashtu është shprehur se kur një femër tradhëton ka një arsye të fortë që e ka çuar drejt këtij akti, ndërsa mashkulli është më tepër impulsiv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sherr mes vajzave të “Big Brother Vip”/ Zbardhet arsyeja

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Që në momentin e nisjes së emisionit “Big Brother, Vip” tema e pastimit ka qenë fokusi i shumë debateve.

Së fundmi, një tjetër situatë e tillë është krijuar mes vajzave të shtëpisë. Konkretisht Paloma gjatë kohës kur po lante enët është revoltuar për faktin se askush tjetër nuk mori përsipër të pastronte enët e kuzhinës por ka larë vetëm ajo.

Unë i kam larë gjithnjë dhe nuk i laj më. Ka persona të tjerë që nuk bëjnë asgjë në këtë shtëpi, kam nevojë të pushoj”,- tha ajo.

LEXO EDHE:  Për një vaginë të shëndetshme

LEXO EDHE:  Këshilla nga gjinekologia: Ja si të kujdesemi për shëndetin seksual



Në këtë diskutim është përfshirë edhe aktorja  e njohur Arjola e cila u shpreh se pastrimi dhe sistemimi i shtëpisë është detyrim i bashkëjetesës dhe nuk ka pse të kthehet në konflikt.

Nëse të tjerët nuk punojnë kjo s’do të thotë që ne të tjerët do rrimë. Duhet të pastrojmë dhe mos të flasim”,- tha Arjola./CNA.al

LEXO TE PLOTE