LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Personazhi i Harry Potter mban emrin e senatores amerikane

12 Maj 2015, 12:02, Kulturë CNA

Një nga personazhet e Harry Potter ka emrin e njëjtë me një senatore me ndikim në Shtetet e Bashkuara. Vetë autorja e serisë së famshme, JK Rowling pohoi se vajza fantazmë në banjon e shkollës e ka emrine plotë Myrtle Elizabeth Warren.
Autorja ka biseduar në Twitter me fansat të cilët e pyetën në lidhje me shtrigën fantazmë që del në libër, dhe emrin e saj.
Rowling shpejt e mohoi se emri i fantazmës ka ndonjë lidhje me zonjën Warren, senatorën e njohur demokrate nga Massachusetts.

Roëling tha se e bën për të qeshur ideja se Myrtle mund ta kishte marrë emrin nga senatorja.

Lajmet e fundit nga