LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mashtrojeni” stomakun me produkte me pak kalori

12 Maj 2015, 16:00, Lifestyle CNA

 

Mbajtja e një diete mund të jetë shumë e vështirë dhe frustruese, por vështirësia më e madhe është uria që pothuajse e ndjejmë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni të uritur dhe mezi prisni drekën apo darkën për t?u ngopur me ushqim, përpiquni ?të mashtroni? stomakun me këto ushqime të shëndetshme, mbrojtëse dhe me kalori të ulët.

– Pemët me lëvozhgë: Pemët me lëvozhgë siç janë: bajamet, lajthitë, kikirikët dhe arrat, përmbajnë yndyra të shëndetshme që duhet të konsumohen edhe gjatë aplikimit të dietës. Konsumoni një pjesë të vogël të këtyre ushqimeve të imta e të shijshme, 20 minuta para racionit dhe uria juaj do të përgjysmohet. Për këtë mënyrë të ?vrasjes? së urisë ju duhen vetëm 70 kalori të frutave me lëvozhgë, që do të thotë 6 gështenja, 12 bajame ose 20 kikirikë.

– Kumbulla të thara: Edhe pse nuk është më në modë si dikur, frutat e thara kanë mjaft efekt kur është fjala për mposhtjen e urisë, gjegjësisht marrjen e ushqimit në sasi të vogla. Studimet kanë treguar se konsumimi i kumbullave të thata para ushqimit, zvogëlon futjen e kalorive në më shumë se 6 për qind.

Kumbullat e thara reduktojnë të uriturit në tri mënyra:

-Ato përtypen gjatë, duke ia dërguar informacionin trurit për ardhjen e ushqimit dhe jep një ndjenjë të ngopjes.

-Më gjatë mbeten në stomak, që do të thotë se ato shumë ngadalë treten.

-Nga përtypjet e frutave të thata, gradualisht, lirohet sheqeri në gjak që siguron energji dhe gjithashtu një ndjenjë të ngopjes.

– Qumështi me pak yndyrë: Qumësht me më pak yndyrë është i pasur me kalcium dhe është mjeti i përsosur për të mposhtur urinë. Në vend të lëngut të pemëve ose pijeve të gazuara, më mirë para racionit me ushqim, konsumoni një filxhan me qumësht dhe në trup do të hyjnë 8,5 për qind më pak kalori.

– Pemë dhe perime: Ky është ushqimi që mund të konsumoni në mes të çdo racioni nëse jeni duke mbajtur dietë ose jo. Filloni me disa feta mollë ose sallatë të gjelbër të përzier me uthull dhe vaj ulliri.

Me parashujtën e tillë, në organizëm do të hyjnë deri në 15 për qind më pak kalori sesa gjatë drekës së zakonshme. Pemët dhe perimet janë të pasura me ujë dhe në çast njomin organizmin, duke ju bërë të konsumoni ushqim shumë më pak.

– Supa: Supa tradicionale e ngrohtë para ushqimit kryesor ju ngroh, por edhe njomë organizmin. Është vërtetuar se konsumimi i supës së shijshme nga copat e mishit dhe perimeve ju bën të konsumoni deri në 20 për qind më pak ushqim.

Pra, këta janë aleatët më të mëdhenj në luftë kundër kilogramëve dhe të cilin ?e vrasin? urinë tuaj. Dhe në qoftë se jeni të lodhur nga dietat e ndryshme, atëherë këta do t?ju ndihmojnë në arritjen e qëllimit tuaj.

Bajamet

Pemët me lëvozhgë siç janë: bajamet, lajthitë, kikirikët dhe arrat përmbajnë yndyra të shëndetshme që duhet të konsumohen edhe gjatë aplikimit të dietës.

 

11:00 Lifestyle

Buzëqesh Humes

 Këngëtarja 26 vjecare e The Saturdays, Rochelle Humes dukej...

09:00 Lifestyle

Shkëlqen Bextor

 Ndarja e cmimeve Bafta ishte shansi i saj ideal për të shkë...

16:00 Lifestyle

Ora në PacSun

 Ajo ja del gjithmonë të shfaqet bombastike, elegante, e buk...

Lajmet e fundit nga