LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita Ndërkombëtare e Infiermierisë, aktivitete në Tiranë

12 Maj 2015, 14:19, Sociale CNA

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë organizoi konferencën ?Infermieria shqiptare drejt standardeve europiane. Arritje dhe sfida?.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili tha në fjalën e tij përshëndetëse se kushtet në të cilat punojnë infermierët nuk janë edhe aq të mira dhe se ata duhen ndihmuar për edukimin e tyre në vazhdim.

Presidenti i UISH, Sabri Skënderi konfirmoi faktin se para profesionistëve të kujdesit paraqitet e domosdoshme rritja e mëtejshme e standardit etiko-profesional ndaj pacientëve.
12 Maji si datë i përket përvjetorit të ditëlindjes së Florence Nightingale, në nder të së cilës, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve e shpalli atë si një datë të shënuar.

Lajmet e fundit nga