LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Ja si Rama dhe Meta po përdorin administratën për të prishur zgjedhjet

12 Maj 2015, 18:37, Politikë CNA

 

Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka akuzuar nëpërmjet një postimi në Facebook dyshen Rama-Meta se po përdorin administratën shtetërore për ta angazhuar në zgjedhjet e 21 qershorit. Sspas Berishës, Rama dhe Meta po ushtrojnë terror në administratë me qëllim manipulimin e zgjedhjeve.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Te dashur miq, Rama – Meta, ne panikun e humbjes dhe ndeshkimit popullor per zgjedhjet e 21 qershorit, po ushtrojne terror te papare ne administraten shteterore per te angazhuar ate detyrimisht ne manipulimin e zgjedhjeve. Per kete qellim Rama – Meta kane vendosur qe:
– ti japin cdo drejtori dhe zyrtari leter me numrin e votave qe duhet te sjellin nga cdo kuti votimi qe kane ne ngarkim, per te ruajtur vendin e punes.
– punonjes nga ministrite njoftojne se nga drejtuesit iu kerkohen lista me me emrat dhe nr e leternjoftimeve te familjareve te tyre dhe garantimin se ata do te votojne per qeverine
– OSSH ka shpallur kerkesat per punesim per 1200 vende pune qe te gjithe duhet te transferojne gjendjen civile ne Durres
– ne shkolla, mesuesve dhe nxenesve u kerkohen me porosi te ministres numeri i leternjoftimeve te tyre dhe te prinderve te tyre.
– ne Berat dhe nje seri qytetesh te vendit punonjesve te thjeshte te administrates u eshte shperndare nje formular, te cilin çdo punonjes eshte i detyruar ta ktheje se bashku me emrat e 25 familjareve dhe te afermve qe ai apo ajo kane bindur te votoje per “aleancen e qelbesirave”

Keto jane vetem disa te dhena nga burime te shumta. Ju bej thirrje qytetareve te denoncojne me guxim cdo perpjekje apo kerkese qe iu behet atyre per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve!

Lajmet e fundit nga