Connect with Us

Basha: Qeveria prish banesat e qytetarëve, ndërsa ministrat ngrenë vila e saraje

Politikë

Basha: Qeveria prish banesat e qytetarëve, ndërsa ministrat ngrenë vila e saraje

Publikuar

-

Kreu i PD dhe njëherësh kryetari i Bashkisë  së  Tiranë s ka zhvilluar sot takime me banorët e Paskuqanit. Lideri i opozitës akuzoi qeverinë  se nuk ka mbatjur asnjë  nga premtimet e dhëna në  23 qershor.

Sipas tij, Dyshja Rama-Meta, për dy iu shmangën ballafaqimit me qytetarët. Basha theksoi më  tej se do 21 qershori do të  jetë  dita kur shqiptarët do t’i thonë  ‘JO’ kë saj qeverisje.

‘Ku janë  vendet e punës që  premtoi? A është  papunësia drejtimi i duhur për Shqipërinë ? Ku është  ulja e cmimit të  energjisë  dhe taksave. OSHEE sillet si një  bandë  ndaj qytetarëve’ u shpreh Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Albin Kurti lë “me gisht në gojë” Erion Veliajn/ Anulon takimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon takimi Kurti-Basha/ Kosovarët mund të mbështeten plotësisht te PD

Publikuar

-

Nga

Përfundon takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në fund të takimit, ata u shprehën se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

“Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar”, u shpreh Basha teksa përcillte Kurtin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti zbardh skenarët/ Si mund të zgjidhet kriza politike

Publikuar

-

Nga

Analisti Afrim Krasniqi ishte i ftuar në A2, teksa ka komentuar situatën aktuale politike në vend, por edhe ecurinë e Reformës Zgjedhore, solli edhe disa skenarë, të cilët sipas mund të jenë zgjidhje për krizën aktuale politike në Shqipëri.

“Prisnim të gjithë që reforma zgjedhore të merrte një përgjigje, në çështjet kryesore që shqetësojnë opinionin publik. Fakti është që deri tani ai që quhet Këshilli Politik ka arritur kompromis për një agjendë dhe disa prioritete, por jemi ende larg një produkti konsensual ose një gjëje të shkruar. Palët politike u janë larguar temave të mëdha që mund të prekin sistemin, financimin elektoral dhe elementë të tjerë.

Problemi është se ndonjëherë, çfarë duan shqiptarët dhe çfarë dëshiron OSBE mund të ketë një hendek të madh. OSBE shikon më shumë parimet e përgjithshme të një stabiliteti politik dhe është e kënaqur që ka kompromis, por shqiptarët i frikësohen një kompromisi. Shqipëria ndodhet në krizë politike për shkak të klasës politike. Është e pamundur që një vend që nuk ka asnjë konflikt etnik apo fetar, të ketë një konflikt kaq të madh kush kontroll godinat e Tiranës, kush kontrollon oligarkinë. Prej një vit ne nuk kemi pasur asnjë nismë serioze se pse shqiptarët po largohen. Nuk kemi sinjale se palët kanë vendosur të ndryshojnë sjellje politike. Edhe tryeza e fundit, në fakt është më shumë produkt i presionit ndërkombëtar se sa i vetë ndërgjegjes së klasës politike. Ne duhet të gjejmë mekanizma për t’i zëvendësuar këto lloj mangësish dhe ndonjëherë do të duhet që disa institucione t’i kemi vërtetë të besueshme dhe t’i kemi ndërmjetësuese.

Ka një reflektim nga palët se duhet të shikojmë çështjet e financimit elektoral. Modeli britanik, buxheti i shtetit paguan vetëm partitë e opozitës. Në Shqipëri sapo ndamë miliona dhe i dhamë edhe partive që nuk janë të përfaqësuara në parlament, po ashtu i dhamë edhe partisë që është në pushtet. Deri tani, duket se gjasat e një reflektimi janë minimal. Partitë tona nuk kanë transparencë. Ka refuzimit të monitorimit nga jashtë, nuk ka vullnet për luftë ndaj korrupsionit dhe nuk ka vullnet për t’u bërë si partitë europiane.

LEXO EDHE:  Thirrje Lulzim Bashës dhe demokratëve të Dibrës

LEXO EDHE:  FOTO- Zgjedhjet e Lulit/ Në Durrës votojnë Vangjush Dakon

Ka disa skenarë që mund të zgjidhnin krizën politike. Një nga skenarët mund të ishte ai që u përdor në Maqedoni në vitin 2015, sipas të cilit opozitës iu rikthyen mandatet elektorale. Ky model mund të aplikohet edhe për rastin tonë. Ka edhe skenarë që mund të kërkojnë një kompromis më afatgjatë. Pakti për Shqipërinë, për reformat kryesore që kërkohen me insistim nga faktorët ndërkombëtarë. Ka pastaj edhe skenarë të tjerë që gati-gati i përjashtojnë liderët kryesorë politikë nga një vendimmarrje e ardhshme dhe krijojnë kabinete ose struktura vendimmarrëse më shumë teknike, për të cilat realisht ka nevojë Shqipëria. Por në të gjitha këto raste, në radhë të parë, kërkohet dialog. Fakti që askush nuk komunikon me askënd në mënyrë direkte, është shumë e vështirë për t’i çuar palët te sensi i arsyes”.

LEXO TE PLOTE