Connect with Us

40 kryebashkiakët që kanë drejtuar Tiranën

Histori

40 kryebashkiakët që kanë drejtuar Tiranën

Publikuar

-

Kush e ka qeverisur Tiranën pas rënies së Perandorisë Osmane? Po gjatë kohës së Zogut apo gjatë pushtimit? Cilët kanë qenë krerët e qeverisjes vendore gjatë komunizmit? Për herë të parë studiuesi Valter Gjoni sjell një përmbledhje të detajuar të listës së gjatë së 40 kryetarëve të bashkisë të kryeqytetit, nga Pavarësia deri në ditët tona

Nga Valter Gjoni*

 

1. Zyber Hallulli 1913 -1914

Kryetari i parë i Tiranës pas shpalljes së pavarësisëKa lindur në Tiranë, më 1842. Ai mori studimet e para në qytetin e tij, duke përfunduar shkollën e mesme “Ruzhdie”. Në Stamboll ai u diplomua në filozofi dhe teologji. Hallulli mbështeti Deklaratën e Pavarësisë së Shqiptare dhe qeverinë e Vlorës. Si klerik mysliman, u caktua Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo  me votim, por i zgjedhur nga pleqësia  e burrave pasi si në kushtet e vështira të viteve 12-13 kur qyteti ishte nën okupacionin e ushtrisë serbe dhe reprezaljeve të bashibozukeve esadist, ZyberHallulli, myftiu i Tiranës, ishte personi më i përshtatshëm që mund të garantonte sado pak vijueshmërinë  e administratës lokale shqiptare që kërcënohej në çdo moment. Veprimtaria e tij në këtë periudhë ishte kryesisht humanitare.U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qyteti

 2.Servet Libohova 1915 – 1916

Kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1915 deri në vitin 1916. Ardhja e Princ Vidit dhe trazirat që ndodhën në Shqipërinë e mesme i krijuan mundësin Esat Pash Toptanit  të vinte edhe në administratën vendore njerëzit e vet. Ai prej kohësh ishte vetëshpallur kryetar i pleqësisë së Shqipërisë së Mesme që caktonte edhe kryetarin e Bashkisë. Servet Libohova u vu në këtë detyrë nga qeveria e Durrësit që drejtonte në atë kohë Shqipërinë e mesme. U caktua në detyrë nga pleqësia e Shqipërisë së mesme që kryesohej nga Esat pasha Toptan

3. Ismail Ndroqi 1917 – 1922

Lindur më 1876 në Tiranë. U diplomua në Medresen Teologjike të Sambollit në 1908. Klerik mysliman,ka shërbyer në Shijak,Kavaj,Tiranë, Durrës etj.Uzgjodh Kryetar i Bashkisë në mënyre publike , në kuvendin epleqësisëpasi si myfti i Tiranës mund te bashkonte fenë dhe pushtetin dhe të siguronte vet administrimin qytetit në kushtet e pranisë së ushtrisë Austro Hungareze. Ishte njeri shumë aktiv dhe vlerësohet edhe si kryebashkiaku që priti dhe sistemoj në Tiranë Qeverinë e dale nga kongresi i Lushnjës. U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qytetit

 4. Ali Begeja 1922-1923

Lindi në Tiranë më 1888, Në vitin 1908 merr pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e III të Manastirit për gjuhën shqipe. Në vitin 1911-1914 ka kryer detyrën e gjykatësit paqëtues në Tiranë, hapi zyrën e vet si avokat. Në mars 1914 mbështet qeverinë e princ Vidit. Në vitet 1922-1923 ishte  Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 1924 zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese, për këtë arsye largohet nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës,  zgjidhet deputet në disa legjislatura. Mbas çlirimit të vendit AliBegeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist, vdiq në burgU caktua  Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota

Ali Derhemi 1923 – 1924

Haxhi Ali Derhemi lindi në Tiranë, në një familje  autoktone, 1850. I ati i tij, ka qenë intelektual i shquar i kohës, jurist, inspektor gjyqesh për vilajetin e Shkodrës. Ali Derhemi, pasi kreu medresenë në Tiranë, mbaroi shkollë ekonomike turke dhe për vite ka qenë inspektor financash për Kavajën, Durrësin, Shijakun etj. Mik i ngushtë i Ahmet Zogut u bë propagandues i zellshëm i mbretërisë. Vite me radhë ka dhënë lëndën e matematikës në medrese. Nga fillimi i viteve 20 e në vazhdim, disa herë radhazi është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, kurse në vitet 23-24, zv/kryetar dhe Kryetar Bashkie i ndërpritet mandati nga revolta politike e drejtuar nga Fan Noli.U caktua  Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota

6. Beqir  Rusi 1924 – 1924

Lindur në Tiranë, shkolluar në Shkollën Qytetasetë Tiranës dhe më pas në Stamboll. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Bashkohet me grupin e deputetëve që nisën revoltën e Vlorës kundër qeveris së Ahmet Zogut Emërohet nga Fan Noli, Kryetar Bashkie i Tiranës , nga kjo detyrë largohet me riardhjen e Zogut në pushtet.Së bashku me qeverinë e Nolit, largohet nga vendi 

 7.Xhemal Kondi1924 – 1925

Kryetar Bashkie 1924-1925, rrjedh nga familje patriotësh tiranase.  Luftëtar anti-osman. Një personazh mjaft i njohur në rangun e patriotëve të Tiranës.Ka mare pjesë në disa revolta popullore në veri të vendit. Kryen përkohësisht detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës   me kërkesë të Kryeministrit Ahmet Zogu. Pas zgjedhjeve lokale tërhiqet nga jeta politike Më vonë ai do të bëhej pronari i kafes së famshme “Kursal”, një vend që do të kthehej në vatrën e intelektualëve shqiptarë

8.FuatToptani  1925 – 1927

Lindur në Tiranëmë1863 po në Tiranë kryen shkollën Qytetëse dhe më pas  kryen shkollë ushtarake turke në Manastir. Pjestar i familjes së njohur dhe patrioteToptani. Ka qënë Kryetar i Bashkisë sëTiranës nën sundimin Osman më1884-1887. Deklarata për shpalljen e pavarësisë së Tiranës është nënshkruar edhe nga patrioti Fuat Bej Toptani. Në ditët e vështira pas pavarsisë ishte senator në Durrës. Ai bëri shumë përpjekje për parandalimin e avancimit të forcavepushtuese serbe të cilët edhe e mbajtën peng për disa kohë. Ai ishte delegat në Kongresin Shqiptar të Triestes në 1913.Pjesëmarrës në ngjarje të rëndësishme të kohës. Kongresi i Tiranës (dhjetor 1918) dhe puna e atdhetarëve tiranas, midis të cilëve dhe ajo e FuatToptani, ndikuan në përgatitjen e terrenit per zhvillimin e Kongresit të Lushnjes. Shënohet edhe si kryetari i parë i Tiranës që u shpall kryeqytet  i përhershëm i vendit.U caktua kryetar, pasi ishte këshilltari qëmori më shumë vota.

 9.Izet  Dibra 1927 – 1928

Ka lindur më 19 Maj 1878 në Dibër, mori studimet e tij fillestare në qytetin e tij të lindjes, dhe më vonë në qytetin e Manastit. Gjatë luftërave ballkanike, familja e tij u shpërngul në Turqi. Atje ai mbaroi studimet në Universitetin e Stambollit për jurisprudencën para se të kthehej në Shqipëri në vitin 1920, ai u zgjodh krahinar dhe nënprefekt në disa qytete te perandorisë osmane dhe me pas në Elbasan, Shkodër, Berat etj  deri në 1930 Një politikan pro-Zogut, ai u zgjodh ministër i punëve publike në kabinetin e PandeliEvangjeli. Në mandatin e tij u festua me madhështi 15 –të  vjetori i pavarësisë. I ndërpritet funksioni gjatë riorganizimit te administratës mbretërore pasaimë 1928  u zgjodh deputet. Pas Luftës së Dytë Botrore, ai dhe familja e tij u internua në qytetin e Shkodrës dhe pasuria e tij u grabit në mënyrën më çnjerzore. U konsiderua si bashkëpuntor i qeverisë së Ahmet Zogut, dhe për këtë qëllim u përjashtua nga jeta sociale dhe politike e vëndit. Ndërroi jetë në Shkodër më 11 shkurt 1964.U caktua  Kryetar,  pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota

10. RasimKallakulla 1928 – 1930

Lindur më 1884 në Gjirokastër Rasim Kalakula ishte diplomuar në Turqi për Shkencat Politike më 1906 dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut shërbeu si Kryetar Bashkie e Prefekt në Tiranë e disa rrethe të tjera vëndit. Ai konsiderohej si një nga zyrtarët më të ndershëm e të pakompromentueshëm të administratës së Monarkisë vdiq në detyrë në  vitin 1938, si Anëtar i Këshillit të Shtetit Njihet si kryetari që hartoi planin rregullues të Tiranës dhe fillimin e ndërtimeve të godinave kryesore te administratës U caktua  Kryetar,  pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota

11. Rexhep  Jella1930 – 1933

Lindi në Tiranë më 1895, mbaroi studimet e larta për Shkenca Politike nëKembrixh në Londër . Mori pjese në Konferencën e paqes në Paris si atashe i dergatës shqiptare. Pjesëmarrëse në kongresin e Lushnjës si delegat i Shijakut. Nga 1921-1937 Prefekt në Korçë ,Elbasan Gjirokastër Durrës e Tiranë. Deputet i Durrësit dhe Asambleist i Durrësit , punonjës i Ministrisë së Jashme të Shqipërisë. Personalitet që refuzoi postin e kryeministrit të Shqipërisë nën pushtimin gjerman në 1943. Burgoset dy herë që nga viti 1945 deri në 1952 viti kur u lirua nga Burgu i Burrelit. Të njejtin fat pati dhe i biri Jusufi . Ndrroi jetë në mjerim në një barakë në periferi të Kavajës në 1974. Ky qe shpërblimi që sistemi komunist i ofroi kësaj familjeje dhe këti personaliteti historik të Tiranës.U caktua  Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota

 12. Abedin Nepravishta  1933 – 1935 dhe  1937 – 1939

Lindi në Kuç 1889. Politikan shqiptar, kandjekurShkollënPerandoraketëAdministratëssëLartënëStambollmë 1911.Ka shërbyernëPerandorinTurkenëdetyratëndryshme.KashërbyersikryetarbashkiedheprefektnërrethetëndryshmesinëElbasan, Korçë, Durrës, Shkodë, Vlorë, punoipër 25 vjetnëshumëqytetetëShqipërisë.Ai ishtekomandant iforcavetëarmatosurapërmbrojtjen e delegatëvetëKongresittëLushnjësnë 27 janar1920.Gjatërevoltëssëqershorittë 1924 perkrahu fort Kryeministrin Ahmet ZoguKamiratuar e zbatuarplanin urbanistiktëTiranëssikryeqytet, i projektuarngaArkitekti. ArmandoBrasini.  Ishteantifashistu internuanëItali pas 7 prill 1939, sikundërshtar iregjimitNukmjaftoiinternimidhepersekucionifashistmë iegër do tëishteburgimidheinternimikomunist. Dotëishtendërtëpaktët, tëburgosurit e Burrelitqë do tëkryentetëplotë20 vjetnë burg, aqsaishtedënuar.U caktua  Kryetar, pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota

 13. QemalButka 1935 – 1936

QemalButkaishte arkitekt , piktor, politikan, filatelist. u lind në 1907 në fshatin Butke, tani në rrethin Kolonjë. Babai i tij u vra gjatë Luftës së Parë Botërore. Patriotët  SaliButkën e SafetButka, çuan në Austri, mbaroi shkollimin e mesëm në Austri dhe në vitin 1931 u diplomua nga Universiteti i Vjenës e Teknologjisë,  inxhinier arkitekt U kthye në Shqipëri dhe punoi në projekte arkitektonike. Ndër veprat e tij janë ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare, një monument për Lirinë Kombëtare, godinën e komunës së Korçës, Nga 21 tetor 1935 deri 7 nëntor 1936 QemalButkënemërohet si kryetar i bashkisë nga MehdiFrashëri, kryeministri i atëhershëm të Shqipërisë. Në vitin 1939, pasi Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, Butka emigroj në Turqi, qëndroi në Turqi 1940-1958, ai u martua me Cecile, bijën e mjekut personal tëQemalAtaturkut, themeluesit të Turqisë Në 1958 Butka dhe gruaja emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku banon deri në 1990Në SHBA çifti Butka punuan si një arkitekt në studiot prestigjioze,Pasvitit 1990 ai  u kthye në Shqipëri, ku vdiq më 28 nëntor, 1997.

14.Qazim Mulleti 1939-1940

Lindi në Tiranë më ( 1893 – 1956)  Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht   Në 1912-ën, merr pjesë në ngritjen e flamurit në  Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit.Në Vjenë, vijoi studime në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë.  Mbas dështimit të Revolucionit të qershorit  largohet nga Shqipëria. Rikthehet në Shqipëri si bashkëpunëtor i okupatorit ku shërben si Kryetar Bashkie dhe si  prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist  Me çlirimin antifashist të venditQazimi do iki sërish në emigracion por për të mos u kthyer më. U caktua  Kryetar nga Jakomoni- Mëkëmbësi i Mbretit  V. E i IIIPartia fashiste

 15. Ali Erebara 1940-1942

Lindur në Shkup në një familje patriote, babai i tij Jashari , për disa kohë ka qënë prefekt i Tiranës me profesionin gazetar. Aliu në fillin studioj për ushtarak në akademinMbreterore të Bullgarisë, për disa kohë shërbeu si ekspert në Komisionine caktimit të kufirit , më pas shkon për studime në itali në fushën e drejtësisë . Me gradën Kolonel caktohet Kryetar i Gjykatës Ushtarake më 1937, por largohet shpejt për shkak të korrupsionit në të cilin ishte përfshirë gjykata. Mëkëmbësi i mbretit të italis e përzgjedh për kryetar të Tiranës si intelektual dhe bir i një familje patriotësh me influencë edhe nga kjo detyrë Aliu shpejt jep dorëheqjen.U caktua nga Jakomoni- Mëkëmbësi i Mbretit  ViktorEmanueli i IIIPartia fashiste

 16. Omer Fortuzi 1942 – 1943

Lindi në Tiranë më 12 Prill 1895.Si fillim mbaron studimet në gjimnazin Anglez në Stamboll – Turqi.  Më pas diplomohet në Romë, Itali nëUniversitetin Ekonomik si dhe në Shkencat shoqërore. Ishte Kryetar nderi i dhomës së tregtisë së Tiranës. Përzgjidhet nga Jakomoni – Mëkëmbësi i Mbretit  Viktor Emanueli i III, si Kryetar i Bashkisë që e mban për një vit deri në kapitullimin e qeverisë fashiste italiane që kish okupuar vendin tonë. U largua nga Shqipëria në Itali para se të vendosej regjimi i Enver Hoxhës. Ka jetuar në Romë deri sa vdiq më 01.03.1993

 17. Halil Meniku1943 -1944

Një anëtar i komitetit qendror të Ballit Kombëtar gazetar i njohur, kishte bashkuar grupet ushtarake anti-italiane në vitin 1942. Në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes në pushtet të Gjermanisë ai u bë zëvendës-kommisar dhe komisar (si kryetar i bashkisë së qytetit). Në të njëjtën periudhë, ai gjithashtu e përfaqësuar Ballin Kombëtar, së bashku me Skënder Muço, HysniLepenica, Mit’hatFrashëri dhe HasanDosti në Kuvend Mukjes. Nën pushtimin gjerman Menikut i njihet merita e administrimit normal të qytetit. Pas fitores  komuniste, ai ikën në Evropën Perëndimore. Meniku ishte në Romë  drejtor i gazetës “Shqipëria e lirë “. Ai vdiq në qershor 1967 në Paris 

U caktua nga administrata shqiptaro-gjermane e pushtimitBalli Kombëtar

 18.Llazar Treska 1944-1945

Lindi në fshatin Treskë ( 1909-1987) Kreu Liceun Francez të Korçës më pas Shkollën Kombëtare të Ujrave dhe Pyjeve në Nansi ( Francë 1932 ) Drejtor Drejtori i Pyjeve pranë Ministrisë së Ekonomis Kombëtare (1932 -1944) Nga viti 1944 -1946 Kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar organ i dalë nga lufta për administrimin e qyteteve të sapo çliruara deri në ngritjen e organeve lokale. Rikthehet si specialispyesh me disa detyra dhe më pas themelues dhe Dekan i Fakultetit te Shkencave Pyjore prej vitit 1959 deri ne 1980. U caktua nga Kryetar nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional ÇlirimtarPKSH

 19. Ali Bakiu 1945 – 1947

(1911-1981) lindinë Tiranëfamilja e tijhapilibrarinë e parë me librashqip,ecila u dogjdisa here ngapushtuesitNë1916, përgjatëpushtimitaustriak, familjaBakiu e rihapipërsërilibrarinë, e cilaishte e vetmjanëTiranëderinëvitin 1926. Nëkohën e Zogut edheAliBakiuumor me aktivitenëfushën e fotografisdhelibrit duke u vlersuarsiintelektualperparimtar.Perdisakohë pas çlirimitcaktohetKryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës në këtë periudhe konstaton se vendi po shkonte drejt aneksimit nga jugosllavët, dhe se po vendosej diktatura. Prandajnuk pranoi të bëhej komunist dhenë qershor 1946 dha dorëheqjen.Ka qene kundershtar ndaj regjimit, gjë që i kushtoi shtrenjtë. Përbindjet e tij politike burgoset 25 vjet.Vdiq në 10 maj , në moshën 70-vjeçare.U përzgjodh nga komuniteti Tiranas

 20.Ibrahim Sina 1947-1949 dhe 1954-1955 

LEXO EDHE:  Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i “përvishet” Veliajt

Lindur në Tiranë nga fisi i njohur Sina i Saukut , veprimtar antifashis aktivizohet në formacionet partizane të Pezes ku edhe caktohet me njësër detyrash krahas çlirimit të Shqipërisë.mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë dekorohet me “Urdherin e Trimërisë”nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946. Per shumë vite ka qëkryetariKomisionittë

21. Isuf Keçi 1950-1951

Lindur në Tiranë në një familje tregtaresh, kryen shkollë e mesme Teknike  po në Tiranë. Luftëtar antifashist që në orët e para .Anëtar i Grupit Komunist të të Rinjve. Fiton gradën kolonel,  më pas caktohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv  tëTiranësnga1950deri1951.Aiu arrestuapasi u akuzua si pjesëmarrës në aktivitetekundër Partisë Komuniste të Shqipërisë  dhe mbështetës së rrugës       “ antiparti “të vëllait të tije Hamit Keçi ( pas vdekjes veteran i nderuar )

 22. Sabri Pilkati 1951-1951, 

1961-1962 ,   1965-1966

Me mbarimin e NormalessëElbasanit, lidhet me Luftën Nacional Çlirimtare.Pasçlirimitkryendetyren e shefittëkundërzbulimittëvenditdetyrë e nisurqëgjatëluftës. KryenFakultetinEkonomik.dhepër 23 vjetpunon ne KomitetinEkzekutivtëTiranës, trehere përnga 1 vit me detyrën e KryetarittëKomitetitdhe 20 vjettëtjerasiZv/Kryetari I-rë.Përbindjetëndryshme me vijën e parties nëvitin 1975 e largojnëngaTirana.Në 1980 dënohetdhenjëngaakuzat e dënimitishte se I kishtembajturrezervapartisë, duke mospranuarmëdetyrën eKryetarittëKomitetitEkzekutivtëTiranësPPSH

 23. Peço Kagjini 1951- 1952

Ishte njëpolitikanshqiptar, delegat në Kongresin e Përmetit me 24 Maj 1944. Kryetar i qarkut të Gjirokastrës në vitin 1945. Në nëntor 1946  kryetarit I prefekturës së Tiranës. Diplomatit në Beograd gjatë viteve 1947- 1949. Gjatë periudhës 1951-1952 Kryetarit të Komiteti Ekzekutiv të Tiranës. Zv. ministër i Arsimit dhe Bujqësisë, dhe detyra të tjera të rëndësishme. Ne konferencën e partisë për Tiranën, në Prill të vitin 1956.Peço denoncoi favoret e jetës në Bllok, rrogat e larta, privilegje të paligjshme të Bllokut. Këtu filloi persekutimi  i cili vazhdoi përgjatë 35-viteve në burgjet dhe  në internim në Belsh të Elbasanit.

Kryetarit të Komiteti Ekzekutiv të Tiranës PPSH

 24.Sami Gjebero 1953 – 1954 dhe 1956-1957

Lindur në Gjirokastër ku edhe u shkollua, pjesmarës aktiv në luftën antifashiste, anëtar i sektorit politik tëBrigadës VII partizane. Me detyra të ndryshme partie dhe ekzekutive.Përdisa mandate deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1962. Sami Gjebero emërohet ambasador i jashtëzakonëshëm e fuqiplotë i Republikës Popu-llore të Shqipërisë në Republikën Arabe të Bashkuar më 1968 . Presidenti socialist egjiptian, Gamel Nasser, mendoi të bashkohej Egjiptin  me fqinjin e tij të largët, Sirinë. Kështu u krijua Republika e Bashkuar Arabe, një eksperiment i destinuar të dështonte Por vdekja e Nasserit në 1970, bëri që Republika e Bashkuar Arabe të shpërbëhej dhe të krijoheshin sërish shtetet e Egjiptit dhe Sirisë. Po kështu përfundoi edhe detyra diplomatike e Gjeberos, Kryetarit të Komiteti Ekzekutiv të Tiranës. 

25. Irfan Çelkupa 1954-1955

Me origjinë nga Shijaku, shkollohet në Durrës , aktivizohet në formacionet partizane të Pezes ku edhe caktohet me njësër detyrashsi përgjegjës rinijegrup, zv/komisar dhe komisar batalioni etj.Si Komisari i Batalioni të Dytë të brigadës XXIII ka hyrë në histori si i pari partizan që mbajti fjalim nga ballkoni i Bashkisë Shodres duke deklaruar çlirimin e Shkodrës dhe si rredhoj edhe gjithë Shqipërisë.mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë Pas çlirimit për vite me rradhë zgjidhet deputet i Durrësit dhe i Tiranës. Anëtar i Komitetit Qëndror të PPSH. Kryeatar i Komitetit Ekzekutiv Durrës dhe Tiranë   PPSH

 26. Rifat Dedja 1958-1961 dhe 1962-1964

Rifat Dedja ka qene, ekonomist i shquar i sistemit financiar dhe bankar,  Lindi me 5 mars 1921 ne Shkodër, në një familje e njohur për tradita atdhetare, mikpritëse dhe arsimdashëse. Arsimimi. Pas përfundimit te shkollës fillore “Haslikaj” ne qytetin e lindjes, gjate periudhës 1921-1939ndjek dhe përfundonshkollën e mesme ne Gjimnazin Shtetëror te Shkodrës.  Pas çlirimitkryen studimet për financë. Punon si drejtues me detyra të ndryshme ne rrethe te vendit 

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës.

 27. Rexhep Guma 1960-1961

Lindur në Tiranë ku dhe u shkollua deri në të mesmen. Mori pjesë aktive në luftën antifashiste duke u perfshir në brigadën e XXII partizane në batalionin e III të saj nga dokumentacioni i batalionit vlerësohet si njei aktiv. Kjo brigadë mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedoni ne 21 dhetor 1945 kthen në atdhe . Si luftëtar edhe ne trojet e Jugosllavisë Kapiteni i parë Rexhep Guma dekorohet me “Urdherin e Trimërisë”nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946. Kalon ne detyra partie si Sekretari Parë në Krujë, Tropojë, Lushnje dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Durrës dhe TiranëKryetar i Komitetit Ekzekutiv të TiranesPPSH

 28. Abdyl Këllezi 1967-1969

Lindur me 20 gusht 1919, nëTiranë.Në vitin 1937 ndjek Shkollen e Larte Ushtarake per xhenjer ne Rome të cilen e nderpreu ne vitin 1939. Si kundershtar i pushtimit italian të Shqipërisë, internohet në ishullin Ventotempo në Itali.Vjen në atdhe e merr pjesë aktive në luftën antifashiste. Komisar i Brigadës XVI partizane. Pas çlirimit  mori poste të ndryshme në qeverinë e asaj kohe, si Governatornë Bankën e Shtetit nga  1946 – 1948. Nevitin 1952, ndjekdheperfundonstudimet pa shkeputjengapunapranëInstitutittëLartëEkonomik ne Tirane. Ka qenë anëtar i byrosë politike të PPSH, Ministër i Ekonomisë, Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit dhe zv/ Kryeministër etj. Prishja e marrëdhënieve më Kinën do të bënte që dhe për Këllezin të vinin ditët e këqija, uakuzua dhe u ekzekutuar me pushkatim në vitin 1976 si “puçist”.

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës

29. Myqerem Fuga 1970-1973

Luftëtar antifashist për çlirimin e vendit dhe të Malit të Zi . Drejtues i rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e forca partizane po ashtu edhe organizator i formave te para demokratike të qeverisjes vendore (këshillat antifashiste) Myqerem Fuga do të mbante detyra të larta duke Deputet i Kuvendit Popullor që nga viti 1954, Ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, si dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Tiranës. Si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv ka meritën e realizimit të nderimit të një nga simboleve të rëndësishme të historisë së vendit Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.                                

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës  

30 . Ndue Marashi 1974-1975

Në vitin 1939,  familja vjen me banim nga Shkodra, në Tiranë. Ndue Marashi mbaron degën Zooteknike të Institutit Bujqësor të Tiranës, emërohet pedagog pranë këtij instituti. Nga aty,  Kryetar të Kooperativës Bujqësore të Kasharit në Tiranë. Në pak kohë  e sjellin në Komitetin e Partisë të Rajonit Nr.4 të kryeqytetit, si sekretar i dytë, e  më pas si Sekretar i Parë. Emërohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, duke qenë dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.  Në vitin 1975 në Baldushk ngordhin mbi 100 krerë lopë, akuza e partisë ishte se i kanë helmuar “armiqtë e partisë e të popullit”. partia akuzon kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Ndue Marshi, formulohet akuza  e “përgjegjësisë për këtë punë armiqësore!”. Disa ditë më vonNdue Marashi gjendet i vrarë në shtëpi dhe nuk është sqaruar edhe sot në se është vrasje apo vetëvrasje.

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës

 31 . Nesip Ibrahimi  1976 – 1983

Lindi në Gjirokastër më 20 korrik 1932, kreu shkollimin deri në të mesmen po në Gjirokastër, në Tiranë ndjek shkollën e mesme profesionale e njohura me emrin “Shkolla Teknike” ku specializohet për mekanik . Në periudhën 1945-1952 punon si mekanik në Tiranë. Ndjek Universditetin për inxhinier mekanik për shumë vite punon si inxhinier në ndërmarrje të ndryshme në Tiranë por edhe si drejtues i seksionit të industris në pushtetin lokal të Kohës. Për shumë vite ka punuar në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik  të Laçit si inxhinier, kryeinxhinier, drejtor . Kryetar i Bashkimeve Profesionale të Tiranës. Anëtar i Komitetit Qëndror të PPSH. Aktualisht Doktor i Shkencave në fushën e korzionit. Kryetar i Komitetit në Shkodër.                                                  

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës 

 32. Pjetër Kosta 1983-1984

Lindi në shkoder më 1918 , u përshi në lëvizjen komuniste dhe në rradhet e ushtrisë  antifashiste. Pas çlirimit kryen njeser detyrash si anëtar të Komitetit Qendror të Partisë që nga qershori i vitit 1956 , zgjidhet deputet i Tiranës në Kuvendin Popullor për disa mandate , Minister i ekonomisë komunale ne disa qeveri duke filluar që nga viti 1962.   

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranë 

 33. Jashar Menzelxhiu1984-1985 

Lindi në Dibër, luftetat antifashist, kandidat për anëtartë Komitetit Qendror të Partisë që nga shkurti i vitit 1961. Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethet Peshkopi, Elbasan, Kukës, Sarandëetj . Deputet i Kuvendit Popullor që ngaqershori 1962e deri më 1982kurzgjidhetedheNënkryetar I kryesisësëKuvenditPopullortëRepublikësPopulloreSocialistetëShqipërisë.                                                 

 34. Leandro Zoto 1987 – 1989

Lindi në fshatin Vuno më 1935, gjimnazin e kreu në Vlorë. Në vitin 1959 përfundon Universitetin Shtetëror të Tiranës në degën Inxhinieri nderimi  menjëherë caktohet kryeinxhinier i Hidrocentralit të Bistricës dhe vite me radhë punon si projektues, zbatues  dhe drejtues ne shume vepra si në Sarande,  Fier ,Fierzë etj. Në vitet 1976-1987 kryen detyrën e zv/ Ministrit të Nderimit  Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor  të rrethit të Tiranës, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit 

Popullor  të Rajonit Nr.3 në Tiranë. Del në pension   Kryetar i Komitetit Ekzekutiv

 35. Llambi Gegprifti1986 – 1987   dhe 1989 – 1990

Lindi më 14.02.1942 në Pogradec anëtar i i Partisë së Punës së Shqipërisë 1964.  Ka kryer studimet ne Fakultetin e gjeologji- miniera dhe ka punuar në disa miniera të vendit Në  nëntor 1971  zgjidhet  kandidatët i K.Q.  i PPSH. Më 1974 Zëvendës-Ministri i Mbrojtjes, Në 1978 ishte zëvendës kryetar  i parë i Kuvendi Popullor. Më 15 janar 1982 u emërua  Ministër i Industrisë dhe Minierave deri më 23 nëntor 1982.Drejtor i Kombinatit të Auto traktorëve ”Enver Hoxha” po më 1982. Midis 1986 dhe 1987 ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Prej 1987 deri  1989, ai ishte përsëri Ministri i Industrisë dhe Minierave Më 1989, ai ishte përsëri Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës deri 1990. Mbas kësaj periudhe fillon lëvizja për demokratizimin e jetë së vendit ku përfshihet edhe pushteti vendor

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv                                                                        PPSH

 36. Tomor Malasi 1991–1992

Në shtator të viti 1991 Në bazë të një vendimi të Parlamentit të asaj kohe, kryetari i bashkisë së qytetit do vendosej nga ajo parti që kishte fituar zgjedhjet, i emëruari i Partisë Demokratike si kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist , ishte zoti  Tomor Malasi, ka punuar si inxhinier mekanik në disa uzina mekanike të vendit tonë, si në uzinën “Dinamo”, apo në Kombinatin Metalurgjik. Ai ka qenë një inxhinier që e kryente me zotësi detyrën e tij, ishte i dashur dhe i respektueshëm nga punonjësit, ku ai punonte. Ne vitin 1992 zgjidhet deputet dhe zv / kryetar i Parlamentit, më 1996  del në pension.                                       

37. Sali Kelmendi 1992 – 1996

Ka lindur në Tiranë më 31 maj 1947. Ai ishte inxhinier, pedagog dhe njëpolitikan. Një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë në1990.

ështëkryetari i parë i zgjedhur me votë direkte nga qytetarët e Tiranës në zgjedhjet demokratike të korrikut më 1992. Gjatë viteve 1992-1996, ai ka kontribuar në transformimin e Tiranës nga një ekonomi e centralizuar në njësistem të tregut të lirë. Kryetari i parë i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

38. Albert Brojka 1996 – 2000

Ka lindur në Tiranë. Kreu gjimnazin Petro Nini Luarasi dhe më pas Fakultetin Gjeologji-Miniera. U specializua në fushën e vet në Turqi dhe Japoni. Si inxhinier minierash ai ka dhënë edhe kontribut në zhvillimin e fushës minerare në Shqipëri.Ai është politikan shqiptar, ish zëvendës Ministër, ish Ministër i Ndërtimit, ish kryetar i Partisë Demokratike në Tiranë si dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1996 deri në vitin 2000. 

Kryetari i Bashkisë sëTiranës PD

39. Edi Rama 2000 – 2003 ,   2004 – 2007 ,   2008 -2011

Lindi në Tiranë, më 4 korrik 1964.Përfundoi Liceun artistik Jordan Misja dhe Akademinë e Arteve, në degën e arteve figurative. Për disa vite punoi si pedagog po pranë Akademisë së Arteve ndërkohë që kreu edhe disa kualifikime në disa vende të ndryshme. Është një politikan shqiptar që në fillimin e lëvizjeve për Demokraci , sportist, artist, pedagog, shkrimtar.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, që prej vitit 2013. 

Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005. 

Ministër i Kulturës , Rinisë, dhe Sporteve 1998-2000.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga 2000 në 2011, PS

 40. Lulzim Basha 2011 -2015

Lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë, mbaroi shkollën 8-vjeçare dhe të mesme po në Tiranë. Në vitin 1993,nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike. Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj SllobodanMillosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. 

Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i Shqipërisë 2005, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë 2007, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë 2009, Deputet Kryetar i Partisë Demokratike më 22 korrik 2013

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, PD.

*JAVA

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Dëshmia e rrallë e kolonelit/ Enveri ka gisht në vrasjen e Vojos dhe spiunoi Koci Xoxen te italianët

Publikuar

-

Nga

Publikohen kujtimet e panjohura të kolonel Hamit Keçit, ish-shok kursi me Mehmet Shehun në shkollën ushtarake në Itali dhe më pas në akademinë ushtarake të Moskës. Memorie.al shkruan se ai në periudhën e Luftës, ishte një nga drejtuesit kryesorë të njësiteve guerile të Tiranës së bashku me Beqir Ballukun, dhe për atë kontribut, iu besua detyra e Komandantit të Brigadës së XXII-të Sulmuese, pas Luftës ajo e Shefit të Zbulimit pranë Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes ku dhe përfundoi në burg pas një konflikti me Enver Hoxhën. Dëshmitë e Keçit për implikimin e Enverit në vrasjet e bujshme të komunistëve në Tiranë, nga tre Heronjtë e Kodrës së Kuqe me në krye Vojo Kushin, te pesë komunistët nga Fieri me në krye Ferit Xhajkun, si dhe Koci Xoxen, të cilit Enveri i sugjeroi të ndërtinte një barakë, ku dhe e arrestuan italianët…?!

Një nga ata persona që pas viteve ’90-të kanë hedhur hije dyshimi dhe kanë bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj Enver Hoxhës, duke e bërë atë përgjegjës kryesor në vrasjen e disa prej komunistëve kryesorë gjatë periudhës së Luftës në vitet 1939-1944, ka qenë edhe koloneli në pension Hamit Keçi, një nga komunistët e parë në Tiranë dhe më pas komandant i Brigadës së 22-të dhe i Korpusit të Parë të Tiranës. Pas mbarimit të Luftës, ai përfundoi Akademinë Ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe shërbeu në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke mbajtur funksionin e drejtorit të Zbulimit. Në vitin 1949, ai u arrestua teksa tentonte të hynte me forcë në vilën e Enver Hoxhës, ku donte të sqaronte disa konflikte që i kishin lindur me kuadrot kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Pas kësaj ai u dënua me 15 vite burg, pasi Enver Hoxha kujtoi se ai kishte shkuar për ta vrarë. Pas dënimit të Hamitit, të njëjtin fat pësuan edhe dy vëllezërit e tij, Isufi (nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës) dhe Maliqi, si dhe burri i motrës së tyre, ministri i Transporteve, kolonel Njazi Islami, i cili u vra nga Sigurimi i Shtetit, duke e shpallur si vetëvrasje. Pas viteve ’90-të, Hamit Keçi filloi të shkruajë kujtimet e tij për periudhën e Luftës, ku ndër të tjera e akuzonte Enver Hoxhën si përgjegjësin kryesor për disa nga vrasjet e bujshme që u bënë në atë kohë në Tiranë. Disa prej atyre ngjarjeve koloneli në pension Hamit Keçi na i ka dëshmuar publikisht pak kohë para se të ndërronte jetë, ndërsa në shkrimin e mëposhtëm, ekskluzivisht për Memorie.al po botojmë disa ngjarje të tjera nga kujtimet e tij të lëna në dorëshkrim.

“Zbulimi i depos së armëve”

Një ndër akuzat e para të Hamit Keçit ndaj Enver Hoxhës është ajo që thotë se Enveri ka treguar tek italianët vendndodhjen e depos sekrete të armëve, e cila ishte në bodrumin e shtëpisë së Shyqëri Këllezit, njërit prej anëtarëve të Grupit Komunist të të Rinjve të Tiranës. Sipas Keçit, Enveri e bëri atë për të implikuar dhe fshehur kontributin e punën e atij grupi në dobi të Luftës, krerët e të cilit, Anastas Lulën dhe Sadik Premten, ai i shihte si rivalë kryesorë për kreun e PKSH-së. Lidhur me ngjarjen e zbulimit të depos nga ana e italianëve, midis të tjerash, në kujtimet e tij, Hamit Keçi ka shkruar: “Aty nga viti 1940 Anastas Lulo dhe Sadik Premtja ndërtuan një dhomë në oborrin e shtëpisë së Shyqëri Këllezit. Poshtë dhomës ata ndërtuan një bodrum të fshehtë, me qëllim që të fusnin aty armët që do të grumbullonin për çetat partizane që do të formoheshin në rrethin e Tiranës. Armët u sollën në Tiranë pjesë-pjesë gjatë periudhës kur zhvillohej lufta italo-greke dhe transporti i tyre bëhej nga shokët e Vlorës me në krye Fejzo Gjomemën.

Kështu, aty në atë bodrum të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, u strehuan gjithsej: 6 mitraloza të lehtë tip “Breda”, 24 pushkë, 17 revolverë dhe dy arka me bomba dore. Për këtë depo armësh nuk është folur asnjëherë nga Enver Hoxha në kujtimet e tij, sepse Enveri asnjëherë nuk e ka pranuar që Anastasi dhe Sadik Premtja të kenë qenë për luftë kundër okupatorit. Në kohën kur ato armë ndodheshin të fshehura aty, në shtëpinë e Shyqëri Këllezit, erdhi dhe u strehua Miladin Popoviçi, të cilin e liroi nga kampi i Peqinit, Mustafa Gjinishi. Në kujtimet e veta në librin e tij “Kur lindi Partia”, në mes të tjerash Enveri shkruan: ‘Miladinin e vendosëm në një bazë të sigurtë’. Por ai nuk thotë se në atë bazë, e cila ishte shtëpia e Shyqëri Këllezit, ndodhej edhe depoja e armëve. Po kështu, Enveri nuk e tregon edhe faktin se në atë bazë Miladinin e solli Anastas Lulo, i cili bashkëpunoi me Gjinishin për sjelljen e tij në Tiranë. Shumë të paktë ishin ata që kishin dijeni atëherë për atë bazë, dhe unë e dija nga goja e Anastasit, i cili më kishte porositur disa herë që t’i kontrolloja ato armë a ishin vendosur dhe ambalazhuar mirë, me qëllim që të mos ndryshkeshin nga lagështia. Ky veprim u ndërpre nga vendosja në atë dhomë e Miladinit. I pyetur para tre vjetësh për fatin e asaj depoje armësh, Shyqëri Këllezi ka dëshmuar se aty kishte shkuar tre herë policia për kontroll dhe vetëm herën e tretë ata kishin mundur që të gjenin hyrjen sekrete të depos. Nuk ka asnjë dyshim se këtë depo ia dorëzoi armikut vetëm Enver Hoxha”.

Keçi: “Enveri tregoi Ferit Xhajkon”

Një nga akuzat e dyshimet e tjera që Hamit Keçi ka hedhur në kujtimet e tij për Enver Hoxhën, është edhe ajo ku thuhet se Enveri ka treguar tek italianët për Ferit Xhajkon e shokët e tij, të cilët u arrestuan në vitin 1942 në dalje të qytetit të Fierit. Lidhur me këtë ngjarje, në mes të tjerash Keçi ka shkruar: “Pasi kishte spiunuar Koçi Xoxen tek italianët, Enveri bëri të njëjtën gjë, duke futur në burg Sinan Gjonin (Rrumbullakun), i cili në atë kohë ishte sekretar organizativ i Qarkorit Komunist të Vlorës. Në 12 prill të vitit 1942, Sinani erdhi në Tiranë si ilegal për të marrë pjesë në mbledhjen e aktivit të PKSH-së, së bashku me Hysni Kapon, i cili ishte sekretar politik i Qarkorit të Vlorës. Në mbarim të mbledhjes, Miladin Popoviçi e lavdëroi Sinanin për punën e mirë dhe plot aktivitet që kishte bërë Qarkori i Vlorës, i cili në atë kohë kishte organizuar aksionin e hapjes së depove të grurit duke ia shpërndarë popullit, si dhe hedhjen në erë të depove të municionit të italianëve në Rradhimë. Pas mbledhjes, Enveri e ndau Sinanin nga Hysniu, dhe për atë gjë në kujtimet e tij ai shprehet: ‘Hysniun e mbajtëm për disa punë në Tiranë, kurse Sinanin e nisëm për në Vlorë të shoqëruar me tre ilegalë’. Por e vërteta qëndron ndryshe, nuk ishin tre, por pesë ilegalë: Hamdi Mëzezi, Ferit Xhajko, Nikolla Tupe, Spiro Dhima e Niko Arapi. Në kujtimet e tij, Enver Hoxha e vazhdon gënjeshtrën, duke thënë: ‘Hamdiun, Feritin, Nikollën e Sinanin i arrestuan në Fier, Sinanin e internuan në Itali, kurse tre shoqëruesit, pasi i torturojnë i varën’. Me atë dëshmi Enveri kërkon të njollosë Sinan Gjonin, për të cilin thotë se e internuan në Itali, kurse tre shoqëruesit i varën.

Në fakt, e vërteta është kështu: pesë ilegalët dhe Sinani, me një makinë pesëvendëshe, u nisën për në Vlorë. Në të dalë të Fierit, te postblloku, policia ndalon veturën dhe një polic i detyron të zbresin nga makina. Gjatë kontrollit, në xhepin e pasmë të pantallonave ai i gjeti një komunikatë Ferit Xhajkos. Pas kësaj policia kontrolloi gjithë veturën, ku gjeti edhe pesë revolverë të fshehur në motorin e saj. Pas gjetjes së armëve, ata i arrestojnë menjeherë dhe i nisin për në Fier, ku pasi i torturojnë, i marrin që andej dhe i sjellin në Tiranë. Edhe në Tiranë ata u torturuan nga kuestura, por nuk treguan asgjë. Nisur nga kjo gjë, ata i nxjerrin në gjyq dhe i dënojnë të pestë me vdekje, kurse shoferin me 15 vjet burg. Pasi i dënuan, ata i sollën në burgun e vjetër ku ndodhesha dhe unë në atë kohë. Një ditë aty erdhën nga Gjykata Ushtarake duke i pyetur përsëri një nga një, se ku po shkonin atë ditë që ishin arrestuar e ç’qëllime kishin. Ata u premtuan se po të tregonin, do t’u falej jeta, por ata nuk e hapën gojën. Mbas tre ditësh, Feritin, Nikollën e Hamdiun i varën, kurse Sinanit, Spiros e Nikos ua falën jetën. Të tre ata që u falën, më pas u bashkuan me ne dhe Sinani, që unë e njihja prej kohësh kur vinte në shtëpinë time përpara formimit të Partisë, më tregoi të vërtetën se si kishte ndodhur arrestimi i tyre. Pak ditë më vonë, Sinanin e morën dhe e internuan në ishullin San-Stefano në Itali, nga ku ai u kthye në vitin 1944. Në fillimin e vitit 1945, Sinanin e arrestuan dhe e burgosën, e pa e nxjerrë fare në gjyq, e marrin një natë dhe e pushkatojnë. As sot nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e tij. Kjo ngjarje m’u kujtua kur kam lexuar librin e Enverit “Kur lindi Partia”, dhe që nga ajo kohë, duke e ditur të gjithë ngjarjen, unë kam krijuar bindjen e plotë se ata u tradhtuan nga Enver Hoxha.

LEXO EDHE:  “Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi i votave në Tiranë/ Shifrat zyrtare

“Enveri i tha Koçit të ndërtonte një barakë dhe aty e arrestuan”
Në kujtimet e tij, Hamit Keçi ka shkruar edhe për mënyrën se si Enver Hoxha erdhi në krye të Partisë Komuniste, duke zënë vendin e Sekretarit të Komitetit Qendror, funksion i cili, sipas Keçit, në mbledhjen e 8 nëntorit 1941 i ishte ngarkuar Koçi Xoxes. Lidhur me manovrat që përdori Enveri për të ardhur në krye të Partisë, midis të tjerash Keçi ka shkruar: “Në fundin e muajit tetor 1941, në shtëpinë e Bije Vokshit u bë një mbledhje nën drejtimin e Dushanit, me qëllim që të sheshoheshin divergjencat ne mes të grupeve komuniste. Kjo mbledhje përfundoi pa sukses. Në mbledhjen e 8 nëntorit, Anastas Lulo dhe Sadik Premtja shkuan aty, duke kujtuar se ajo do të ishte vazhdim i asaj mbledhjeje dhe do të diskutonin përsëri për të sqaruar divergjencat e më pas të binin dakord për formimin e Partisë Komuniste. Në mbledhjen e 8 nëntorit, Anastasi dhe Sadiku u ndodhën përpara një kurthi të përgatitur që më parë. Të mbetur vetëm, Anastasi dhe Sadiku pranuan që më parë të formohej Partia, dhe pastaj të diskutohej për të sheshuar divergjencat që kishin grupet në mes tyre. Kështu, Partia u formua edhe me votat e tyre, ndërsa diskutimet vazhduan edhe për disa ditë të tjera. Akuza kryesore që i bëhej Grupit të të Rinjve, ishte se nuk pranuan direktivat e Kominternit, ndërsa Grupi i Korçës i kishte përqafuar dhe i kishte vënë në jetë. Këto ishin pallavra të kota. Në mbledhjen e 8 nëntorit, Koçit i është thënë se ishte zgjedhur Sekretar i Komitetit Qendror provizor dhe për arsye të konspiracionit të thellë, votimet aty ishin bërë pa emra, por vetëm me të dhënat e biografive. Kjo gjë nuk iu tha anëtarëve të Komitetit Qendror. Gjatë mbledhjes së aktivit të Partisë që u zhvillua nga data 12 deri më 14 prill 1942, në të cilën nuk merrte pjesë Koçi Xoxe pasi ishte në burg, pranë Miladinit qëndronte Enver Hoxha. Të gjithë pjesëmarrësit e asaj mbledhjeje që vinin nga rrethet, duke parë Enverin pranë Miladinit, e konsideruan atë si Sekretar të Komitetit Qendror të Partisë. Po si kishte ndodhur arrestimi i Koçit? Në atë kohë Enveri e këshilloi Koçin që të ndërtonte një barakë ku të ushtronte zanatin e tij si teneqexhi, në mënyrë që të zhdukte çdo dyshim nga policia dhe spiunët. Kur Koçi po e përfundonte barakën me ndihmën e Andon Deçkës, befasisht aty vijnë dy policë dhe e arrestojnë së bashku me Andonin. Pasi i arrestuan, ata të dy i dërguan direkt në burgun e vjetër të Tiranës. Në këtë mënyrë Enveri e hapi rrugën për të zënë vendin e Sekretarit të Komitetit Qendror provizor”.

Dëshmia e Keçit: Enveri i implikuar në vrasjen e Vojo Kushit

Një ndër akuzat e shumta të Hamit Keçit për Enver Hoxhën është edhe ajo për vrasjen e Vojo Kushit, Xhoxhi Martinit e Sadik Stavalecit, të cilët njihen ndryshe edhe si tre heronjtë e Kodrës së Kuqe. Lidhur me këtë, në kujtimet e tij Keçi ka shkruar: “Në tetorin e vitit 1942, pasi Sadik Stavaleci ishte kthyer nga sanatoriumi i Barit në Itali, Enveri e caktoi që të shkonte në Kosovë. Në mëngjesin e 7 tetorit ai u gjet i rrethuar në shtëpinë e Haxhi Farkës. Në mbrëmjen e 6 tetorit, në atë shtëpi ka shkuar edhe Enver Hoxha, gjë të cilën mua ma ka treguar vëllai im, Maliqi (Keçi), që kishte shkuar aty atë natë për të parë Xhoxhi Martinin, me të cilin kishte shumë shoqëri. Xhoxhi qëndronte në atë shtëpi pasi ishte plagosur në këmbë, gjatë një përpjekjeje me armë që kishin bërë me policinë Isuf Keçi, Mërkur Çela dhe Xhoxhi, në shtëpinë e Isuf Radës. Në mbrëmjen e 6 tetorit, një orë para se të mbyllej qarkullimi, në shtëpinë e Haxhi Farkës vjen Enver Hoxha dhe përzë prej aty Maliqin e një person tjetër të quajtur Muharrem Llanaj, i cili kishte ardhur aty nga çeta e Matit, ku ishte caktuar si i deleguar i KQ të PKSH-së. Enveri i përzuri ata të dy, duke u thënë se nuk duhej të strehoheshin shumë komunistë në një bazë, se mund të diktoheshin nga italianët, ashtu siç kishte ndodhur pesë muaj më parë me Qemal Stafën. Pasi i përzuri ata të dy nga ajo bazë, aty mbetën vetëm Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Xhoxhi Martini, të cilët ishin anëtarë të Grupit të të Rinjve të Tiranës.

Pak minuta pas largimit të Enverit, Muharrem Llanaj u kthye përsëri aty në atë bazë, pasi ai nuk kishte se ku të shkonte. Siç dihet, ajo bazë u rrethua nga italianët dhe të katër shokët që ndodheshin aty, luftuan kundër tyre me armë në dorë. Siç dihet, Vojo, Xhoxhi dhe Sadiku luftuan deri në pikën e fundit të gjakut në një luftë të pabarabartë, duke u bërë simbol heroizmi për brezat që do vijnë. Kurse Muharremi u kap i gjallë dhe u burgos nga italianët në burgun e Tiranës, ku ai u prezantua jo me emrin e tij, por me një emër të rremë. (Më pas Muharremi doli nga burgu dhe pas çlirimit ai ka qëndruar në internim në fshatrat e Lushnjës deri në 1991, duke mos u përmendur asnjëherë si pjesëmarrës i betejës së Kodrës së Kuqe). Nuk ka asnjë dyshim se në rrethimin e shtëpisë së Haxhi Farkës ka qenë dora tradhtare e Enver Hoxhës, i cili synonte eleminimin e Sadik Stavalecit, pasi e shihte atë si një pretendent të mundshëm për vendin e Sekretarit të PKSH-së. Në këtë post Enveri u zgjodh në Konferencën e Parë të PKSH-së që u mbajt në Labinot nga data 17 deri më 22 mars 1943, ku u zgjodh dhe Komiteti Qendror definitiv, me Enverin Sekretar të Përgjithshëm. Është marrë vesh se në mbarim të punimeve të asaj mbledhjeje, nën kryesinë e Enver Hoxhës është mbajtur një mbledhje tjetër sekrete, ku janë dënuar me vdekje të gjithë anëtarët kryesorë të Grupit të të Rinjve. Zbatimi i atij vendimi filloi shumë shpejt mbas kësaj mbledhjeje. I pari u ekzekutua Anastas Lula dhe pas tij me radhë Neki Ymer Hoxha, Xhemil Çakërri, Sadik Premtja (u plagos dhe u arratis nga Shqipëria), Pali Terova, Sinan Gjoni, Fejzo Gjomema etj.”/Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Dëshmia e rrallë/ Si i shtypëm dhe i copëtuam me granata dy djemtë në qendër të Shkodrës, kush e dha urdhërin

Publikuar

-

Nga

Publikohet historia e panjohur e ndodhur në qytetin e Shkodrës më 23 janar të vitit 1983, kur dy të rinj, Fatmir Gusha dhe Sali Breshni, pasi kishin rrëmbyer tre armë automatike “Kallashnikov”, dhe disa karikatorë, në një nga repartet që ndodhej në fshatin Shtoj, u nisën drejt qytetit tek Dega Ushtarake, ku pasi u diktuan dhe u konfliktuan me një oficer, filluan të qëllonin në ajër në shenjë presioni.
Memorie.al shkruan se largimi i tyre, për të shkuar tek Dega e Brendshme, u pikas nga forcat e policisë dhe u detyruan të qëndronin tek një rrugicë pas Instituti Pedagogjik, “Luigj Gurakuqi”, ku hynë dhe u ngujuan tek shtëpia e familjes Hysej, ku u rrethuan nga forca të shumta të Policisë së Shkodrës dhe Divizonit Ushtarak, si dhe Forcave Speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana.

E gjitha ngjarja, sipas dëshmisë së rrallë të ish-Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të qytetit të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj, publikohet për herë të parë nga Memorie.al, pasi që nga mbrëmja e 23 janarit 1983 e deri më sot, gjithçka ka mbetur në heshtje duke e mbuluar me mister atë ngjarje që tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës, por edhe udhëheqjen e lartë në Tiranë, pasi Ramiz Alia dërgoi urgjent në Shkodër ministrin e Punëve të Brendëshme, Hekuran Isai, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Kasem Kaçi dhe gjithë natën që u mbajtën të rrethuar dhe deri në mëngjes, kur dhe u eliminuan fizikisht, duke i shembur shtëpinë me një tank dhe duke i qëlluar me granata, Ramizi ishte në kontakte me ta, duke dhënë urdhra, mendime dhe sugjerime.

Kush ishte Fatmir Gusha që në qytetin e Shkodrës njihej edhe me nofkën, “Caf Susta”, dhe Sali Breshni, çfarë problemesh kishin ata dhe familjet e tyre me regjimin komunist në fuqi dhe cili ishte qëllimi i tyre pas marrjes së armëve në repart dhe përse ata nuk pranuan të dorëzohehsin edhe pasi forcat e policisë dhe personalisht, Drejtori i Përgjithshëm Kasem Kaçi, dërgoi djalin 13 vjeçar të Fatmirit, që e mësonin oficerët e Dëgës, i bënte thirrje të jatit, që të dozohej…?!

Dëshmitë e Përparim Xhoxhaj, dhe familjes Gusha, Mit’hati, (vëllai i Fatmirit), Bardhit djalit të Fatmirit, që u morr peng nga policia për “negociata”, me të atin, si dhe disa shokëve të “Caf Sustës”, me rrëfimet e tyre për herë të parë hedhin dritë mbi këtë ngjarje, për 37 vite eshtrat e tyre nuk janë gjetur ende edhe pse familjarët s’kanë reshtur së kërkuari?!

Ishte mbrëmja e 23 janarit e vitit 1983, kur qetësinë në qytetin e Shkodrës, e prishën disa krisma armësh dhe sirenat e automjeteve të policisë të cilat drejtoheshin për nga qendra e qytetit, në zonën afër Institutit Pedagogjik “Luigj Gurakuqi”. Këto, shkaktuan një panik dhe frikë në të gjithë qytetin, ku thuhej se: “një bandë e armatosur kishte ardhur nga Jugosllavia, duke vajtur deri në qendër të qytetit pa u kuptuar nga njeri, aty ishin rrethuar nga forcat e policisë, ushtrisë dhe Forcat Speciale nga Tirana, që po luftonin kundra tyre dhe ata nuk dorzoheshin”?!

Të gjitha këto, si dhe versione nga më të ndryshmet lidhur me atë që po ndodhte atë mbrëmje të 23 janarit të vitit 1983 në qytetin e Shkodrës, do të vazhdonin të “bluheshin” paralel me atë që po ndodhte realisht aty pas Institutit Pedagogjik te shtëpia e Hysej-ve, e vërteta do të merrej vesh vetëm në mëngjesin e datës 24 janar, pak pasi armët kishin pushuar dhe sirenat e policisë nuk po dëgjoheshin më.

Atë mëngjes në të gjithë Shkodrën u hap lajmi se dy personat që ishin ngujura në shtëpinë e Hysej-ve kishin luftuar gjithë natën kundra forcave të policisë dhe atyre të ushtrisë që i mbanin të rrethuar, kishin qenë Fatmir Gusha, (i njohur ndryshe me nofkën Caf Susta) dhe Sali Breshni, një shok i tij. Pasi nuk pranuan të dorëzoheshin, u eliminuan fizikisht duke u qëlluar me granata dhe një tank i vogël i Divizionit të Shkodrës, ua prishi shtëpinë duke i zënë brenda ata. Lidhur me këtë ngjarje të ndodhur 37 vite më parë në qytetin e Shkodrës, e cila u mbajt e fshehtë nga regjimi komunist dhe nuk është bërë kurrë publike Memoria.al publikon pjesën e parë të intervistës me ish-Kryetrarin e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, z. Përparim Xhoxhaj, të cilën ai na e ka dhënë para pak vitesh.

Zoti Xhoxhaj, si e kujtoni ngjarjen e 23 janarit të vitit 1983 dhe a i kishit njohur më parë dy të rinjtë shkodranë, Fatmir Gusha (i njohur ndryshe se Caf Susta) dhe Sali Breshnin?
Të ndjerin Fatmir Gusha apo siç është njohur ndryshe si Caf Susta, e kam njohur për herë të parë tre – katër ditë para asaj ngjarje ku ai mbeti i vrarë. Kurse atë tjetrin, shokun e tij, Sali Breshnin, nuk e njihja fare.

Konkretisht në ç’rrethana e njihnit, Fatmirin…?
Unë si Kryetar Dege, bëja pritje populli çdo të hënë, kur kishte persona që kishin ndonjë hall apo problem të ngutshëm, i takoja dhe i prisja në zyrë në çdo kohë. Një nga këto pritje jashtë ditës së zakonshme, ishte dhe ajo që i bëra Fatmirit dhe bashkëshortes së tij në zyrën time. Ata kërkuan takim dhe unë i prita. Në fakt, Cafi siç e thërrisnin për shkurt, ishte divorcuar nga bashkëshortja, gjë e cila ishte bërë false, me qëllim që ajo me fëmijët të mos vuante masën e dënimit me internim, që i ishte dhënë Cafit me vendim gjykate për problemet që ai kishte, dënim të cilin ai e vuante në fshatin Hajmel të Shkodrës.

Konkretisht për çfarë ishte dënuar Cafi me internim?
Nuk e mbaj mënd mirë, pasi ai ishte dënuar disa herë për krime të hapura siç i quanim ne në terma profesionale, kurse në zhargonin popullor, quheshin si “krime ordinere”. Në mos gaboj, Fatmiri kishte kundërshtuar organet e policisë apo ishte konfrontuar fizikisht me ta duke mbrojtur një person tjetër, shok të tij ndoshta, të cilin donin ta arrestonin forcat e policisë pas një prishje rendi në një nga lokalet më të njohura të qytetit të Shkodrës. Nuk e kujtoj mire me detaje, por në thelb kjo ishte një nga ngjarjet që ishte bërë shkas për dënimin dhe internimin Fatmirit.

Si vijoi takimi juaj me Cafin dhe gruan e tij?
Cafi rrinte pak më prapa gruas së tij dhe e shikoja që dridhej i tëri, ishte jashtë mase i ngarkuar nga ana psikologjike dhe mllefi tij dallohej qartë, por nuk fliste fare. Unë mendova se ai; ishte i dehur, me një fjalë dukej i papërqendruar dhe pak si depresiv. Gruaja e tij, e cila ka qenë një grua shumë e mirë, më tha: “Shoku kryetar, nëse ka mundësi, burrit tim i ka mbetur edhe një vit për të vuajtur internimin, prandaj po mundët t’ja falni pjesën e mbetur dhe ai të kthehet në shtëpi, pasi kemi halle dhe tre fëmijë për të rritur”.

Si iu përgjigjët ju kërkesës së saj?
Unë i thashë se: sipas ligjeve në fuqi, nuk ishte në kompetencën time falja e dënimit, dhe menjëherë në prani të tyre u lidha direkt në telefon, me personin që mbulonte zbatimin e ligjishmërisë (Adil quhej, mbiemri nuk më kujtohet), i cili më tha se ajo mund të bëhej vetëm me vendim gjykate. Pas kësaj unë mora në telefon Kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Mërgim Dragushën dhe i thashë po të njëjtat fjalë. Mergimi më tha se do ta shikonte atë problem. Pas kësaj, gruaja e Cafit me tha që t’ja shtyja ca ditë lejen që i ishte dhënë (Cafit) për t’u larguar nga vendi i internimit, për arsye se ai kishte qënë në spital ku dhuronte gjak (merrte 3 mijë lekë të vjetra) dhe të rrinte pak ditë me fëmijët.

Po atë kërkesë të tyre, a ua plotësuat?
Unë u lidha përsëri në tel me personin që mbulonte ligjshmërinë (Adilin) dhe i thashë t’ja shtynte lejen. Ai më tha se kishte folur në telefon me mjekun S. A., dhe ai i kishte thënë që: Cafit i kishte dhënë letër shtrimi për në spitalin e Tiranës, dhe ai të lejohej të shkonte në Tiranë për t’u shtruar. Unë i thashë që t’i shtyhej leja nga vendi i internimit duke dalë unë garant me firmën time dhe pasi të kthehej nga spitali, Cafi të paraqitej tek ne në Degë. Pas kësaj, Cafi me gruan mbetën shumë të kënaqur dhe më falënderuan shumë të dy. Kështu u ndava me ta, në mos gaboj ka qenë ditë e enjte dhe pas tre ditësh, ndoshta e shtunë duke u gdhirë e diel, ndodhi ngjarja ku ai me shokun e tij, Sali Breshni mbetën të vrarë.

Si e kujton atë ngjarje?
Atë pasdite, nga ora 18 e 30 në mos gaboj, unë isha duke shkuar në zyrën time në Degën e Brëndëshme bashkë me Qemal Lamën, shefin e Hetuesisë së Republikës, i cili kishte ardhur nga Tirana të ndiqte një problem pune të linjës së tij. Sapo u futa në zyrë ra telefoni dhe e kapa unë menjëherë. Një zë burri shumë i tronditur (të cilin se mësova kurrë se kush ishte) më tha: “Ç’farë bëni ju të Degës, këtu po vriten njerëz”?! Ku, e pyeta unë?! “Këtu, pas Institutit”, më shpjegoi ai. Menjëherë unë dola në dritare dhe dëgjova të shtëna armësh automatike me breshëri të zgjatura.

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi i votave në Tiranë/ Shifrat zyrtare

LEXO EDHE:  Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i “përvishet” Veliajt

Çfarë bëtë pas asaj që dëgjuat?
E lashë Qemalin në zyrë dhe zbrita poshtë, duke u nisur menjëherë tek vëndi i ngjarjes, ku para meje kishin mbërritur 6 a 7 policë, të cilët kishin vajtur aty me vetëiniciativë, pasi kishin dëgjuar të shtënat. Personat që qëllonin, ishin futur forcërisht në një shtëpi pas godinës së Fakultetit (Universitetit të sotëm) ku banonte familja Hysaj (i zoti i shtëpisë quhej Agim Hysaj) dhe nga dritaret e asaj shtëpie, qëllonin papushim.

Çfarë po ndodhte konkretisht aty dhe si komentohej ajo ngjarje në popullin e Shkodrës?
Përveç krismave dhe breshërive të armëve që dëgjoheshin dhe shikoheshin qartë, fillimisht asgjë nuk dihej më shumë dhe nisur nga kjo, ngjarja që po ndodhte komentohej dhe interpretohej nga mënyrat më të ndryshme. Por ajo që dominonte nga të gjitha versionet apo më saktë hamëndjet që qarkullonin në të gjithë qytetin, ishte ajo që: “Disa persona të armatosur të ardhur nga Jugosllavia, janë futur në një shtëpi dhe po luftojnë me forcat e policisë, të ushtrisë dhe ato vullnetare rezerviste, që i kanë rrethuar nga të katër anët”. Veç këtyre fjalëve dhe hamendjeve që qarkullonin, ngjarja bëhej më tragjike dhe paniku rritej, kur u mësua lajmi se kishin mbetur të vrarë dhe dy persona.

Kush ishin ata dhe në ç’rrethana kishin mbetur të vrarë?!
Njëri ishte një i moshuar, Sul Dashi quhej, për të cilin u tha se u vra nga të shtënat qorre para derës së shtëpisë së tij dhe një djalë i vogël, 13 vjeç, i cili vdiq pak kohë më pas në spital nga plaga e plumbit.

Kur e mësuat ju se ata që ishin të rrethuar aty dhe qëllonin, ishin Fatmir Gusha dhe Sali Breshni?
Aty e mësuam në vendngjarje, pasi Cafi me Saliun, përpara se të hynin aty, kishin hyrë në një shtëpi tjetër më përpara, më saktë të shtëpia e Kolec Thanit, (vëllait të aktores së njohur, Tinka Kurtit), ku kishte pasur një darkë familjare dhe kishte edhe persona të tjerë të ftuar. Pasi kishin qëndruar pak tek shtëpia e Kolec Thanit, ata ishin larguar andej dhe kishin dalë në rrugë, nga frika e përballjes me policinë, ishin detyruar të futeshin tek shtëpia e Hysajve.

Dihej nga ana juaj se sa persona ishin?
Fillimisht ne e dinim se janë tre persona në atë shtëpi, pasi nga reparti ushtarak ku ata kishin marrë armët, na u raportua se mungonin tre armë “kallashnikov” dhe 37 karikatorë me fishekë.

Ku i kishin marrë armët Cafi me Saliun në cilin repart ushtarak dhe si u mësua nga policia?
Armët ata i kishin marrë në një repart të Zbulimit, që ndodhej në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku kohë më parë kishte kryer disa muaj shërbimin ushtarak, Sali Breshni, I cili nuk e kishte mbaruar ende shërbimin ushtarak, pasi ishte dënuar për ikje pa leje. Ai duke e njohur mirë atë repart, kishte mundur të futej aty bashkë me Cafin, pikërisht atë pasdite kur oficeri roje kishte ikur në shtëpi, nënoficeri ishte larguar dhe pas tyre pothuaj të gjithë ushtarët ishin larguar. Dhe duke përfituar nga kjo situatë Cafi me Saliun kishin marrë tre armë kallashnikov dhe 37 karikatorë me fishekë, të cilat i kishin futur në këllëf jasteku të ushtarëve.

Po pasi arritën të merrnin armët dhe karikatorët me fishekë, nga kanë lëvizur ata?
Pas kësaj, krejt të qetë ata kanë ardhur në drejtim të qytetit të Shkodrës deri tek Dega Ushtarake, ku dhe janë kuptuar se kanë qenë të armatosur dhe filluan të qëllojnë me breshëri në ajër. (Këto gjëra ne i mësuam më vonë, në analizat që bëmë në Degë).

Si u kuptuan ata, pra kush i konstatoi se ishin të armatosur?
I pari që i ka parë ata të dy të armatosur, ka qenë gruaja e një oficeri, të cilët banonin tek pallati përpara Degës Ushtarake.

Konkretisht si…?
Ata të dy, (burrë e grua), ishin nisur të shkonin në një vizitë familjare dhe gruaja ndërsa po priste para pallatit të shoqin të zbriste, ngjiti shkallët e trembur duke i thënë se aty poshtë ishin dy persona të armatosur. Oficeri i tha të shoqes se duhet të ishin të Degës Ushtarake, por ajo i tha se nuk dukeshin të tillë, pasi ishin të çoroditur.

Si kishte vepruar oficeri pas asaj?
Ndërkaq oficeri doli në dritaren e shtëpisë dhe u foli atyre: “Ore,… ça jeni ju, dhe ç’kërkoni aty?!” Ata e ofenduan apo e kërcënuan oficerin, duke i thënë të futej brënda, ndryshe do ta vrisnin dhe aty për aty kanë qëlluar me armë në ajër me breshëri. Pra, këtu janë kuptuar ata fillimisht, apo më saktë këtu kanë nisur ata të qëllonin në ajër, këtë ata e kanë bërë gjatë gjithë rrugës deri tek shtëpia e Hysajve, prapa Institutit, rrugë e cila është diku tek 600-700 metra.

Kthehemi tek ngjarja që po ndodhte, pra tek shtëpia ku ata ishin të rrethuar, a u vu në dijeni Tirana për çfarë po ndodhte aty dhe si vijoi ngjarja?
Patjetër, punë minutash u bë lajmërimi në Tiranën dhe unë si kryetar i Degës që drejtoja operacionin për kapjen e tyre, kam komunikuar disa herë në telefon si me Ramiz Aline, ashtu dhe me Ministrin e Brendshëm, Hekuran Isain, i cili u nis menjëherë nga Tirana dhe erdhi e u vendos të Shtëpia e Pritjes në Velipojë.

Ç’farë ju thoshin ata dhe përse Hekuran Isai qëndroi në Velipojë dhe nuk erdhi aty në vend-ngjarje?
Ramizi që në atë kohë ishte Kryetar i Kuvendit Popullor, pyeste rreth ngjarjes dhe po ashtu edhe Hekurani, por udhëzime nuk mund të jepnin, se gjithçka varej nga situatat që ndodhin aty. Pse qëndroi Hekurani në Velipojë, këtë nuk mund ta them me saktësi, pasi ashtu e ka menduar ai, por aty në vendngjarje erdhi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Kasem Kaçi, i cili qëndroi bashkë me mua gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes duke drejtuar operacionin. Pra si të thuash, nga detyra që kishte Kasemi, ishte ai që më komandonte edhe mua.

A ishte normale në një ngjarje të tillë, kur ishte alarmuar udhëheqja e lartë, si p.sh. Ramiz Alia siç thatë dhe ju që komunikonit me të, Ministri i Punëve të Brendshme të qëndronte në Velipojë…?! Apo kishte frikë të vinte aty nga që thuhej se kishin ardhur nga Jugosllavia…?!
Të jemi të sinqertë, normale nuk mund ta quajmë atë gjë, por unë po ju tregoj dinamikën e ngjarjes se si ka ndodhur, se po të hymë në analiza, si dhe pse u veprua ashtu, apo kështu, ndodhi, nuk mbarojmë kurrë bisedën…?!

Kthehemi tek ngjarja. Thatë se Drejtori i Policisë së Shtetit, Kasem Kaçi, ishte ai që drejtonte Operacionin dhe jo ju?! Apo ana ligjore, pra a ishte e përcaktuar kjo se kush duhet të drejtonte operacionin në një ngjarje të tillë?
Nuk mund t’u them me saktësi këta se çfarë parashikonte ligji dhe rregulloret tona, por unë isha vartës i tij, pra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe normalisht duhet të zbatoja urdhrat dhe porositë e tij, aq më shumë kur thashë se ai lidhej e merrte urdhra nga ministri Hekuran Isai dhe Ramiz Alia në Tiranë.

Po forca të tjera përveç atyre të policisë që kishit ju në Degën e Brëndëshme, dhe kuadro të tjerë të lartë, a ju erdhën në ndihmë apo përforcim?
Po, erdhën disa persona nga Tirana që shoqëronin Kasem Kaçin, dhe përveç tyre, aty erdhën edhe forcat special efektivë të Repartit 326, apo siç njiheshin ndryshe si sampistët, pasi ai repart ishte krijuar për të tilla ngjarje, edhe pse ato ishin të rralla, për të mos thënë fare. Para se të vinin ato forca speciale nga Tirana, pas alarmit që u dha për të gjithë rrethin e Shkodrës, aty erdhën dhe disa forca ushtarake dhe vullnetare (rezerviste) të Divizionit të Shkodrës, të cilat ishin nën komandën e Komandantit (Llukan Garo) dhe Komisarit (Dedë Gjergji), të atij Divizioni, të cilët rrinin në zyrën time në Degën e Brëndëshme.

Sa ishte numri i atyre forcave dhe kush i komandonte?
Nuk e di as sot sa ishte numri i atyre forcave pasi ajo gjë përbënte sekret ushtarak dhe as guxonte njeri të pyeste pasi arrestohesh menjëherë, kushdo të ishe. Ndërsa të gjitha ato forca, në çdo veprim që bëhej aty, ishin nën komandën time, pasi unë drejtoja operacionin direkt në vendngjarje dhe nga Dega e Brëndëshme, duke bërë ecejake (Degë – vëndngjarje) me dhjetra herë. Ndërsa unë siç ju thashë, komandohesha dhe veproja nën urdhrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Kasem Kaçit, i cili realisht drejtonte operacionin./Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Tentoi vetëvrasjen, por e varrosën të gjallë/ Historia tragjike e kolonelit të diplomuar në Torino

Publikuar

-

Nga

Publikohet për herë të parë historia e panjohur e Sulejman Vuçiternës nga fisi që e ka prejardhjen nga Verbovsi i Drenicës së Veriut. Memorie.al shkruan se ai në moshën 18-vjeçare, kishte nën komandën e tij mbi 400 burra të armatosur dhe me cilësinë e komandantit të komitës, Sulejmani së bashku me Bajram Currin e Hasan Prishtinën, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve që ishin vendosur në 1913-ën dhe ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me vdekje qeveria serbe e Pashiqit.

Ardhja e Sulejmanit në Shqipëri pas një burse të dhënë nga Hasan Prishtina për nxënësit kosovarë dhe shkollimi në Normalen e Elbasanit dhe më pas në Akademinë Ushtarake të Torinos në Itali, nga ku u kthye në atdhe duke shërbyer në qytetet e Kavajës, Korçës Shkodrës e Beratit, fillimisht në sektorin e Prapavijës së Ushtrisë Mbretërore, e më pas si Komandant i Shkollës së Plotësimit të Oficerëve të Monarkisë Shqiptare.

Dorëheqja e Sulejman Vuçiternës pas agresionit fashist të 7 prillit të ’39-ës dhe kthimi në Kosovë ku ai bashkohet me Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës dhe emërimi i tij si Komandant i Komandës së Mbrojtjes së Kufijvë Veri-lindorë të Shqipërisë, ku zhvilloi disa luftime të ashpra kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit, në Kolashin, Novi-Pazar, Mal të Zi etj. Kthimi i Sulejmanit në Shqipëri në vjeshtën e ’44-ës dhe arrestimi i tij nga komunistët më 14 nëntor të atij viti, ku të lidhur me zinxhir, disa partizanë e dërguan në fshatin Shupal, rrëzë malit të Dajtit ku mbaheshin të izoluar shumë nga ish-funksionarët e lartë të qeverive shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit.

Dënimi i Sulejmanit në Gjyqin Special me 30 vjet burg, ku edhe pse aty erdhi si dëshmitare dhe e mbrojti e ëma e Heroit të Popullit, Xhezmi Delli, duke deklaruar se ai ishte patriot dhe i kishte shpëtuar disa herë jetën të birit, vendimi i gjyqit u la në fuqi dhe ai u dërgua për të vuajtur dënimin në Kampin e Vloçishit, ku nga tmerret tentoi vetëvrasjen, duke prerë gishtat e këmbës me bel dhe komandanti i Kampit, Tasi Marko, nuk e lejoi ta dërgonin në spital, por e la të vdiste dhe atë e varrosnin ende pa i dalë shpirti…?!

Ka qenë mesi i muajit nëntor të vitit 1944, kur forcat partizane që ishin dislokuar në periferi të kryeqytetit, rrëzë malit të Dajtit dhe kontrollonin pothuaj gjithë pjesën lindore të qytetit të Tiranës, prisnin nga ora në orë largimin e forcave gjermane që tërhiqeshin nga Rruga e Elbasanit për në drejtim të Shkodrës, për të hyrë si triumfatorë në kryeqytetin e çliruar. Ndonëse lufta akoma nuk kishte mbaruar, komunistët kishin filluar larjen e hesapeve dhe skuadra speciale partizanësh sipas listave që kishin marrë nga shtabi qendror i tyre që ishte akoma në zonën e Priskës, shkonin lagje më lagje e shtëpi për shtëpi për të bërë arrestimet apo eliminimet e atyre që ata i konsideronin si “armiq e kriminelë të popullit”. Në mesnatën e 14 nëntorit, skuadrat speciale të partizanëve arritën të arrestonin dhe kolonel Sulejman Vuçiternën që ndodhej në shtëpinë e tij (sot ambasada greke), diku afër lagjes periferike të kryeqytetit te “Zogu i Zi”. Po kush ishte Kolonel Vuçiterna, cila ishte e kaluara e tij dhe përse ishte futur ai në “listat e zeza” të komunistëve për t’u arrestuar prej tyre?

Kush ishte Sulejman Vuçiterna?

Ai lindi më 11 shtator të vitit 1898 në qytetin e Vuçiternës në Kosovë. Sulejmani rrjedh nga dera e Kastratëve të Verbovsit të Drenicës së Veriut, ku i pari i atij fisi, Mulla Ali Kastrati (Shkoza) ishte shpërngulur nga Bushati i Shkodrës nga ku është dhe origjina e herëshme e familjes tij, e u vendos fillimisht në Malësinë e Gjakovës, aty rreth vitit 1609. Familja Vuçiterna që mbajti për mbiemër emrin e vendlindjes së të parëve të sajë, njihet në të gjithë atë krahinë, si një nga familjet më patriote që ka marrë pjesë në të gjitha luftrat kundër pushtueseve të huaj që kanë shkelur Kosovën. Babai i Sulejmanit, Mulla Bajram Kastrati, ishte klerik mysliman dhe së bashku me dy djemtë e tij, Isufin e Rexhepin, ishin tepër të njohur si prijës të Drenicës dhe për veprimtarinë e tyre në dobi të çështjes kombëtare, gjithmonë ndiqeshin për tu arrestuar nga pushtuesit turq. Sulejmani, pasi u shkollua në vendlindjen e tij Vuçiternë, i ndërpreu mësimet e në moshën 16 vjeçare mori armët e u bashkua me komitët në atë që njihet si “Lëvizja kaçake kosovare”. Për aftësitë e tija të jashtëzakonshme si organizator e drejtues, në vitin 1916 kur nuk ishte më shumë se 18 vjeç u caktua si komandant i çetës së Verbovcës dhe kishte nën komandën e tij mbi 400 burra të armatosur. Pasi ishte formuar mbretëria serbo-kroato-sllovene, aty nga viti 1919, forcat e xhandarmërisë serbe shkuan në fshatin Verbovcë dhe rrethuan shtëpinë e tij për ta arrestuar. Por ato nuk ia arritën dot qëllimit, sepse Sulejmani duke luftuar brenda në kullë, arriti që ta çante rrethimin dhe u largua. Në shenjë hakmarrje, forcat e xhandarmërisë serbe ia dogjën kullën dhe groposën të gjallë vëllanë e tij, Isufin, që ishte klerik mysliman. Pas kësaj ngjarje, Sulejmani u bë tepër i njohur në krye të çetës së Verbovcës nga që ishte shumë i ri në moshë dhe aty rreth vitit 1922, me cilësinë e komandantit të komitës, së bashku me dy deputetët e parlamentit shqiptar, Bajram Currin e Hasan Prishtinën, nënshkruan peticionin për rishikimin e kufijve që ishin vendosur në 1913-ën dhe ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me vdekje nga qeveria serbe e Pashiqit.

Diplomohet në Akademinë e Torinos

Pas dënimit me vdekje që ju dha nga serbët, i shtyrë dhe nga familja, duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër, Sulejmani vendos që të vijë në Shqipëri. Pasi la të gjithë njerzit e afërt dhe familjen në Kosovë, aty nga fundi i vitit 1922 së bashku me disa pjestarë të çetës tij, niset për në drejtim të kufirit malazezo-shqiptar, pasi kaloi me not nga liqeni i Shkodrës. Menjëherë pasi erdhi në Shqipëri, ai vazhdoi shkollën që e kishte ndërprerë në vendlindjen e tij, kur ishte 16 vjeç. Pas kësaj, duke përfituar nga një bursë shtetërore prej kontigjentit të nxënësve kosovarë që paguheshin nga fondet e mbledhura prej Hasan Prishtinës, ai u regjistrua në Normalen e Elbasanit të cilën e mbaroi aty nga viti 1929. Mbas mbarimit të shkollës Normale të Elbasanit, Sulejmani u vendos në Tiranë përkohësisht ku dhe krijoj familje duke u martuar me Faika Spatharën (me të cilën pati katër djem e një vajzë), që ishte vajza e ushtarakut të njohur të karrierës (nga Skrapari) kolonel Mustafa Spathara. Në atë kohë Sulejmani përfitoi një bursë shtetërore dhe shkoi në Itali në Akademinë Ushtarake të Torinos të cilën e mbaroi me rezultate të lartë në vitin 1933, duke u diplomuar në armën e Këmbësorisë. Mbas diplomimit ai u kthye në Shqipëri dhe emërohet në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare, në sektorin e Prapavijës. Në këtë sektor, Sulejmani punoi për më pak se një vit dhe më pas fitoi të drejtën e një specializimi një vjeçar për në Gratz të Austrisë, po për degën e Prapavijës, të cilin e mbaroi në qershorin i vitit 1935. Mbas kthimit nga specializimi ai emërohet në repartet e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, në qytetet e Kavajës, Korçës Shkodrës e Beratit. Punon për disa kohë në këto qytete, nga ana e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë, ai u propozua për të shkuar si pedagog në Shkollën Mbretërore të Plotësimit të Oficerëve në Tiranë ku punoi për disa kohë si pedagog në këtë shkollë, ai propozohet nga Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, gjeneral Xhemal Araniti, për t’u emëruar si komandant i Shkollës së Oficerëve, gjë të cilën Mbreti Zog e dekretoi menjëherë. Në këtë detyrë ai shërbeu deri në prillin e vitit 1939, kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë.

Pas 7 prillit 1939, largohet në Kosovë

LEXO EDHE:  FOTO+VIDEO/ Jashtë fasadës së “Lali Erit”, Tirana s’merr dot frymë

LEXO EDHE:  Bufonët në krye të Bashkisë/ Vasili i “përvishet” Veliajt

Mbas 7 prillit të vitit 1939, Sulejman Vuçiterna nuk pranoi të shërbente më në Ushtrinë Kombëtare dhe pasi dha dorëheqjen nga detyra, u kthye në jetën civile. Duke mos pasur asnjë mjet jetese për të mbajtur familjen, pasi ajo jetonte vetëm me rrogën që ai merrte si oficer, u largua për në vendlindjen e tij në Kosovë, të cilën e kishte lënë që nga viti 1922, ku dhe kishte të gjithë të afërmit e familjen. Në vitin 1941, duke parë situatën e krijuar dhe pas kërkesës së vazhdueshme të parisë nacionaliste të Kosovës, Sulejmani mobilizohet përsëri në radhët e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Krahas detyrës ushtarake, ai bashkohet dhe me Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës. Po në atë vit, Sulejmani u emërua si Komandant i Komandës së Mbrojtjes së Kufijvë Veri-lindorë të Shqipërisë, që fillonin nga Mali i Zi me Serbinë, e deri në Llap, afër kufirit me Bullgarinë. Këtë detyrë të rëndësishme e mjaft të vështirë Sulejmani e kreu nga vjeshta e vitit 1941 e deri në vjeshtën e vitit 1944, kur u kthye në Tiranë. Gjatë atyre tre viteve të qëndrimit në Kosovë në krye të forcave që komandonte, së bashku dhe me vullnetarët që i kishte rekrutuar vetë, zhvilloi disa luftime të ashpra kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit, përpjekje të cilat u bënë kryesisht në Kolashin, Novi-Pazar, Mal të Zi etj. Po kështu aty nga fillimi i muajit mars të vitit 1943, në krye të forcave ushtarake e vullnetare që komandonte, nënkolonel Vuçiterna zhvilloi përsëri luftime të rrepta kundra forcave serbo-malazeze-çetniko-komuniste, të cilat u shtrinë në zonën e Tushiqit, Çukovskit, Previjes, Rezallës, Okllacit, e deri në zonën e Rashkut. Në këto luftime të ashpra që zgjatën nga data 4 deri më 26 mars, forcave që komandoheshin nga Sulejmani u erdhi në ndihmë dhe një batalion artilerie i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, i cili në përbërje të tij kishte dhe dy oficerë italianë me gradat e kapitenit, që quheshin Rudi e Sada. Nga këto luftime forcat e komanduara nga Sulejmani dolën me humbje të vogla, kurse ato serbo-malazeze patën humbje të konsiderueshme. Për këtë rezultate që arriti në fushën e Luftës, nënkolonel Vuçiternës ju akordua grada e kolonelit nga Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare.

Me parinë nacionaliste të Kosovës

Gjatë viteve të qëndrimit në Kosovë, Sulejmani mori pjesë aktive dhe u bë një nga mbështetësit kryesorë i Lëvizjes Nacional-Demokrate Shqiptare, ose siç njihet ndryshe “Balli Kombëtar i Kosovës”, që udhëhiqej nga profesorët Ymer Berisha dhe Luan Gashi, si dhe Bedri Pejani, Bedri Gjinaj, Rexhep Mitrovica, Mehmet Gradica etj. Sulejmani së bashku me Mehdi Elezin e Hajredin Spahiun, mbanin lidhje të vazhdueshme me Shërbimin Informativ Anglez (Intelixhent Servis), për realizimin e marrëveshjes së bërë nga Lëvizja Nacional-Demokrate Shqiptare me atë shërbim informative, për ndihmën që qeveria britanike do t` ju jepte forcave nacionaliste të Kosovës, në luftën kundra pushtueseve italianë. Sulejmani, përveçse një ushtarak i talentuar i karrierës, ishte dhe një intelektual i formuar me prirje perëndimore, i cili zotëronte mjaft mirë dhe disa gjuhë të huaja, si: turqisht, serbo-kroatisht, italisht, gjermanisht dhe anglisht. Ai së bashku me një grup intelektualësh kosovarë që kishin mbaruar universitetet e Perëndimit, bënin një propagandë aktive shumë të madhe në popull, për lidhjet e bashkëpunimin që kishin me aleatët anglo-amerikanë, e ndihmën që ata po jepnin për të fituar luftën kundra boshtit fashist: Romë-Berlin-Tokio. Nga fillimi i vjeshtës së vitit 1944, Vuçiterna si ushtarak profesionist i karrierës, ju përgjigj urdhrave të eprorëve të tij, për ta lënë Kosovën dhe u rikthye përsëri në Tiranë, ku kishte lënë dhe familjen që nga viti 1939.

Rikthehet në Tiranë e arrestohet

Pasi la Kosovën, Sulejmani erdhi e u vendos në Tiranë pranë familjes tij në shtëpinë që e kishte ndërtuar vetë (aty ku sot është ambasada greke) që nga fillimi i viteve ‘30-të. Ai as që e kishte menduar kurrë atë çka do i ndodhte më vonë pas ardhjes në shtëpinë e tij (arrestimin), sepse gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, kishte punuar dhe luftuar vetëm për Shqipërinë dhe për atë gjë, ishte dënuar me vdekje nga forcat çetnike – komuniste (serbo- malazeze), gjatë kohës që kishte luftuar kundër Drazha Mihajlloviçit në Kosovë. Kështu ai duke e ndjerë vetën krejt të pastër për atë që kishte bërë gjatë gjithë jetës tij, u kthye në shtëpinë e tij në Tiranë tepër i vetëdijshëm. Por llogaritë e kolonel Vuçiternës duket se nuk “kuadronin” aspak me ato të komunistëve që kishin ardhur në pushtet dhe mezi prisnin për të larë hesapet me ata që i konsideronin si “kundërshtarë politik apo armiq të popullit”. Kështu pak ditë pas ardhjes tij në Tiranë, akoma pa u çmallur mirë me familjen, aty nga mesnata e 14 nëntorit të 1944-ës, kur gjermanët ende nuk ishin larguar nga kryeqyteti, në shtëpinë e tij u paraqit një skuadër speciale partizanësh e cila e arrestoi duke i`u thënë familjes: “Sa për një sqarim në komandë.” Pas kësaj skuadra speciale e partizanëve e bashkoi me disa “kolegë” të tjerë, dhe ashtu të lidhur me zinxhirë tre nga tre, në këmbë i nisi për në Shupal, rrëzë malit të Dajtit, ku disa baraka të vjetra tip kazeramsh ushtrie që ruheshin nga partizanë të armatosur, shërbenin si burg. Në ato kazerma ku mbaheshin të arrestuar edhe dhjetra persona të tjerë (shumica ish funksionarë të lartë të qeverive shqiptare që nga koha e Ismail Qemalit), si ministra, deputetë, prefektë, ushtarakë madhorë etj, Sulejmani qëndroi deri në datën 21 nëntor, kur po ashtu të lidhur tre nga tre i nisën përsëri në këmbë për në Tiranë, duke i “sistemuar” tek burgu i vjetër (sot “Mine Peza”).

Në gjyqin Special, 30 vjet burg

Në Burgun e Vjetër të Tiranës, për katër muaj, kolonel Sulejman Vuçiterna iu nënshtrua torturave ç’njerzore deri sa doli në Gjygjin Special, i cili u hap në fillimin e muajit mars 1945. Senacës gjygjësore për Sulejmanin u zhvillua në datën 29 mars, ku pati disa replika të ndërsjellta në mes tij dhe Prokurorit Bedri Spahiu. Në atë gjygjë avokat i Sulejmanit u caktua Spiro Stringa, i cili me profesionalizëm të lartë bëri të pamundurën për ta lehtësuar klientin e tij, duke gjetur si dëshmitarë për ta mbrojtur atë, disa persona, si: Hajri Jegenin, Gjon Llambushin e Fehmi Poshin. Po kështu një mbrojtje të madhe i bëri Sulejmanit, Habibe Delli, (nëna e Xhezmi Dellit, komunist “Hero i Popullit”), e cila ishte fqinje me familjen Vuçiterna. Ajo shkoi vetë dhe deklaroi në sallën e gjygjit (pa e thërritur njeri), duke u shprehur: “Sulejmanin e njoh si njeri të ndershëm dhe shumë korrekt, pasi e kam komshi. Duke qenë oficer i lartë, në një rast e di që ai i ka shërbyer Lëvizjes. Kur Xhezmiut i ishte përgatitur pusia, ai i shpëtoi rrethimit, falë informacionit të zotit Sulejman, si dhe dërgimit të atij municioni qoftë dhe të vogël që ai kishte me vete. Ai ishte simpatizant i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, por vetë nuk doli në mal të luftonte, se ishte me një veshkë. Përse ky njeri duhet të jetë në bankën e të akuzuarëve si kriminelë?” Pas kësaj, Gjygji Special, e dënoi Sulejmanin me 30 vite burg e punë të detyruar së bashku me Sokrat Dodbibën, Et`hem Carën, Anton Kozmaçin, Sami Kokën, Mihal Zallarin, Ndoc Naraçin e Lazër Radin. Sulejmani nuk “pati fatin” t`a plotësonte dot dënimin e dhënë, sepse vdiq më 15 tetor të vitit 1945 në kampin e Vloçishtit, në kënetën e Maliqit ku vuante dënimin, duke prerë vetë gishtat e këmbës me bel. Sipas disa dëshmive nga bashkëvuajtës të tij në atë burg, Komandanti i Kampit, Tasi Marko, nuk pranoi kërkesën e mjekut Hysenbegasi, për ta dërguar Sulejmanin në spitalin e Korçës, por e varrosën ashtu gjysëm të gjallë, pa i dalë akoma shpirti në një gropë buzë kallamishteve të kënetës së Maliqit, për të mos u gjetur kurrë eshtrat e tija./Memorie.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: