Connect with Us

10 mitet e modës që nuk duhet ti besoni

Fashion

10 mitet e modës që nuk duhet ti besoni

Publikuar

-

 

Miti: Disa nga veshjet duken mirë vetëm nëse jeni e gjatë dhe e dobët.

Realiteti: Nëse diçka nuk ju qëndron mirë, është për shkak se nuk ju bën madhësia apo thjeshtë ai stil nuk ju përshtatet. Të themi për një veshje të caktuar, si psh. pantallona të gjera, fustane të shkurtra e të tjera iu përshtaten mirë vetëm atyre të gjatave dhe të hollave, është një gjykim i padrejtë sepse nuk ka të bëjë fare me rrobat, por me atë se si ndjehet personi me trupin e tij. Shikoni, çdo trup është i ndryshëm, por jo edhe aq i ndryshëm saqë një palë pantallona të mos ngjajnë si pantallona, kështuqë mos e fajësoni trupin tuaj.

Miti: Printet e gjëra iu shkojnë për shtati atyre femrave me shtat të madh, ndërsa printet e vogla atyre me shtat të ulët.

Realiteti: Ky është vetëm një mit sikur miti 1, një print i mirë është me të vërtetë i mirë, pavarsisht se a qëndron në madhësinë 2 apo 20.

Miti: Merr aq sa paguan.

Realiteti: çmimi nuk është domosdoshmerisht një tregues i cilësisë. Kompanitë nuk janë përgjegjës për veshjet se a janë me të vërtetë me vlerë, ata thjeshtë ju furrnizojnë me diçka që jeni të gatshëm të paguani. Pra, varet nga ju se a e bëni dallimin mes asaj që ka vlerë dhe asaj që nuk ia vlen ta paguani. Së pari duhet të bëni dallimin mes asaj që është e lirë dhe asaj që është e shtrenjtë, qoftë ajo ndonjë rrobë, bizhuteri apo çantë. Pastaj, duhet ta edukoni veten që të njihni materialet me cilësi të lartë dhe ato me cilësi të ulët.

Miti: Syzet nuk janë tërheqëse.

Realiteti: Ju lutem! Syzet mund të jenë po aq tërheqëse sa ju dëshironi. Ato janë vetëm një lloj i aksesorëve- varet se si i kombinoni ato.

Miti: Duhet të shpenzoni shumë për fustanin e dasmës.

Realiteti: Sigurisht që është një ditë e veçantë dhe fustan i tillë dhe mund të bëni çka është më mirë, por ideja është që mos të shpenzoni shumë për diçka që nuk ju shërben edhe aq gjatë.

Miti: Duhet të përqëndroheni vetëm në një lloj veshje.

LEXO EDHE:  Drejton dy ndër shtëpitë më të mëdha të modës, por nuk përdor internetin dhe mund të ishte një fermer

Realiteti: Nuk duhet të limitoni veten për të veshur vetëm një lloj garderobe, mund të kombinoni shumë gjëra që janë të këndshme për syrin tuaj, vetëm dalloni rastet dhe eventet ku shkoni.

Miti: Nëse dëshironi të keni një siluetë femërore, duhet të veshni korset për ngushtimin e belit.

Realiteti: Nuk është e thënë që të dukeni me bel të hollë me doemos të përdorni korset për të ngushtuar belin dhe për të vënë në pah linjat trupore, ju mund të përdorni kombinimin e ngjyrave për të krijuar iluzionin me linja trupore më dramatike dh eta theksoni belin me ndonjë xhaketë të hapur.fustan-mode-bel

Miti: Duhet të investoni në veshje klasike, jo ato që janë në mode.

Realiteti: Duhet të harxhoni në gjëra që ju pëlqejnë më së shumti dhe që do i vishni më tepër. Gjërat klasike janë gjithmonë aty, kështuqë keni nevojë për veshje trendi.

Miti: Duhet të tregoni lëkurën (nuditetin) ose lart ose poshtë. Duke treguar lëkurën në të dy vendet duket e pavlerë.

Realiteti: Gjërat e pavlerë kanë të bëjnë më tepër me mënyrën se si ju veproni, e jo me lëkurën që zgjidhni për ta treguar. Merrni si shembull Rihanna, fustani i saj në Awards 2014 tregoi tërë trupin e saj dhe ende ishte një nga veshjet më elegante dhe të sofistikuar që ka veshur ndonjëherë.modes-stil-biciklteta

Miti: Taket e larta janë më të sofistikuara se taket e ulta.

Realiteti: Shikoni rreth çdo dyqan këpucësh ku do gjeni këpucë me take të larta dhe do ta hiqni këtë mit. Vërtetë taket e larta ndryshojnë mënyrën e qëndrimit tuaj, por ju mund ta rregulloni drejtpeshimin pa u ngritur me lartësinë e takeve. Thjeshtë hidhni shpatullat mbrapa, mjekrrën lart, gjoksin te jashtë dhe kjo është e gjitha. Këtë mund ta bëni edhe këmbëzbathur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

Trendi i “rrezikshëm” i bikinive/ Njihuni me modelet më të veçanta për këtë sezon

Publikuar

-

Së fundmi  në rrjetet sociale kanë dalë disa modele tepër të veçanta rrobash banje, të cilat me të vërtetë që duhet të kesh guxim për t’i mbajtur në trup.

Ato janë tepër të veçanta dhe kanë nevojë për kujdes të tepërt nëse jeni në plazh apo në pishinë, pasi pjesët intime mund t’ju dalin në shesh nga momenti në moment.

Ngjyrat janë të të gjitha llojeve, por bie në sy kryesisht e bardha.Disa prej këtyre rrobave të banjos po jua prezantojmë më poshtë.

LEXO TE PLOTE

Fashion

Nga “Yves Saint Laurent” tek “Versace”/ Syzet e mëdha që po “çmendin” fashionistat shqiptare këtë verë

Publikuar

-

Mesa duket trendi i syzeve të mëdha dhe me ngjyra është rikthyer sërish.

Modelet e reja dhe të preferuarat e fashionistave shqiptare e të huaja e mbulojnë komplet pjesën e syve dhe vijnë në forma katrore ose rrethore.

Nga “Saint Laurent” te “Versace”, këto modele janë përqafuar nga markat më të njohura të modës, ndaj na besoni kur ju themi se janë trendi i sezonit.

Ja modelet e preferuara nga të famshmet shqiptare të cilat e duan dhe e ndjekin modën:

LEXO EDHE:  Kate Moss nuk e keni parë asnjëherë kështu

LEXO EDHE:  5 këshilla mode nga Victoria Beckham

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto- Rrobe banjet më “in” këtë sezon/ Ja detaji që po “çmend” fashionistat shqiptare

Publikuar

-

Në verë detaji tek i cili të shkojnë menjëherë sytë janë rrobat e banjos që kanë veshur VIP-at dhe ne kemi vënë re se të famshmet shqiptare kanë një dobësi për bikinit me një krah.

Nga fotot që kanë publikuar në rrjetet sociale duket se ato janë shumë të përshtatshme dhe të tregojnë shumë ‘in’ dhe të famshmet shqiptare nga Lori Hoxha, Armina Mevlani e Arilena Ara nuk kanë ngelur pas për t’i treguar ato në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: