Connect with Us

Vjedhja e energjisë/ Policia arreston 7 persona, në kërkim 9 të tjerë

Kronika

Vjedhja e energjisë/ Policia arreston 7 persona, në kërkim 9 të tjerë

Publikuar

-

Edhe gjatë javës që lamë pas , ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar kanë vepruar çdo ditë 75 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 4.585 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 7 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 9 persona, ndiqen në gjendje të lirë 4 persona, si dhe ndiqet nëgjendje të lirë një faturist në Shkodër.

LEXO EDHE:  Çmimi i energjisë/ ERE: Qëndron i njëjtë për konsumatorët

Po gjatë javës që lamë pas janë ndërprerë 1.356 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 69 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasja e trageteve në Portin e Durrësit/ Reagon menjëherë Drejtoria Detare

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë informacion zyrtarë, pas lajmit se në portin e Durrësit dy tragete janë përplasur me njëri tjetrin.

Në njofim sqarohet se gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti A/F CLAUDIA pasi ka tërhequr spirancën është shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur me fërkim tragetin BARI dhe AF MARINA.

Menjëherë kanë hyrë ne veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmang përplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dalë nga porti dhe ka vazhduar lundrimin për në Ankona.

“Sot ne oren 19:30 ne portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Gjate manovrave per te dale nga porti trageti A/F CLAUDIA pasi ka terhequr spirancen eshte shtyrë nga era e forte dhe ka prekur me ferkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dale nga porti dhe ka vazhduar rrugen per Ankona.

LEXO EDHE:  Energjia nga dielli/ Pezullohen aplikimet për parqe fotovolatike deri në 2MW

LEXO EDHE:  Vodhën energjinë elektrike në Tiranë/ Arrestohet elektriçisti dhe abonentja

Ju bejme me dije se nuk ka asnje demtim te anijeve dhe te pasagjereve te cilet udhetonin me linjen e Ankones.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen dy persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Korçës në afërsi të Maliqit.

Personat janë kapur nga Policia Kufitare teksa po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me 3 automjete, të cilët janë përpjekur të shmangen nga policia.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë në një komunikatë për këtë rast./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen dy tragete me pasagjerë në portin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Dy tragete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Një prej trageteve bën linjën Ankona-Durrës dhe në momentin që ka qënë duke u nisur, është përplasur me tragetin tjetër që po ankorohej.

Shkak i përplasjes mësohet të jetë bërë era e fortë që ka përfshirë zonën e Durrësit mbrëmjen e sotme.

LEXO EDHE:  “Çmenden” çmimet e energjisë, OSHEE importon me 68.2 euro/MW për korrikun

Rimojkiatorët po punojnë për zhvendosjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE