LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen disa nga veçoritë e Galaxy Note 5

11 Maj 2015, 18:15, Tech CNA

Pas suksesit që korri me Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, Samsung po merret me krijimin e një tjetër pajisje të cilësisë së lartë, që do të ofrojë veçori edhe më të mira. Kompania po merret me krijimin e Galaxy Note 5 dhe gjeneratës së re të Galaxy Note Edge. Janë publikuar në internet disa veçori të këtyre dy pajisjeve të reja, që do të prezantohen në muajin shtator tek panairi IFA. Thuhet se Galaxy Note 5 do të ketë ekran me rezolucion 2K ose 4K Super AMOLED, procesorin Exynos 7422 të Samsung-ut dhe një modem që do të zhvillohet gjithashtu nga kompania. Si duket Galaxy Note 5 do të ketë opsionin ePop gjithçka në një, që do të thotë se procesori, karta grafike, modemi, memoria dhe RAM-i do të jenë në një çip të vetëm. Ndërsa gjenerata tjetër e Galaxy Note Edge thuhet se do të ketë parametra mesatarë, si procesorin Snapdragon 808, ekran Super AMOLED 5.4 inç ose 5.5 inç e lakuar në të dyja anët, 16GB hapësirë të brendshme, kamerë të pasme 16 megapikselë, kamerë ballore 8 megapikselë dhe lapsin digjital S-Pen.

 

14:15 Tech

Lamborghini pickup

Harrojeni ndikimin e super-makinës, harrojeni se sa shtrenjt...

Lajmet e fundit nga