LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta-Rohrabacher: Të nxisim investimet amerikane në Shqipëri

11 Maj 2015, 10:11, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher.   Kryetari i Kuvendit, Meta, pasi falënderoi Rohrabacher për mbështetjen që SHBA-të i japin Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike, theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere e përkushtuar e SHBA-ve në NATO, rajon dhe sfidat globale.

Meta kërkoi nga Rohrabacher një angazhim dhe mbështetje më të madhe nga SHBA në fushën e zhvillimit ekonomik, nxitjes dhe rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri.    Meta theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve tona, do të ishte një nxitje dhe kontribut konkret në këtë drejtim.

Rohrabacher falënderoi Meta për takimin dhe i shprehu mirënjohjen  e SHBA për rolin dhe kontributin që Shqipëria jep përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global dhe ekstremizmit. Ai theksoi rolin e veçantë që Shqipëria luan për paqen dhe sigurinë në rajon dhe theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për zhvillim dhe prosperitet ekonomik e shoqëror.

Lajmet e fundit nga