LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kongresmeni amerikan viziton ambientet e reja të Spitalit Amerikan

11 Maj 2015, 19:36, Aktualitet CNA

Kongresmeni i njohur Amerikan Z. Rohrabacher në shoqërimin e z. Paul Behrends, Drejtor i Stafit të Nënkomitetit mbi Europën dhe Euroazinë dhe të ambasadores së SHBA-ve në Kosovë, znj Tracey Ann Jacobson kanë vizituar ambientet e reja të Spitalit Amerikan.

Ata u shprehen shumë të kënaqur me investimin e bërë dhe me ambientet e reja të Spitalit Amerikan.
Stafi i spitalit i informoi vizitorët mbi detajet e këtij projekti, vlerën e investimit, të rejat që sjellë në mjekësinë e Kosovës dhe numrin e lartë të punësimit.

Spitali Amerikan në Shqiperi dhe Kosovë është një investim i Bedminster Capital Management Fund, një fond investimesh me qendër në Connecticut/USA pjesëmarrës të të cilit janë Zyra e Investimeve të Huaja të Qeverisë së SHBA (OPIC), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe investitor të ndryshëm privat amerikan.

Investimet e fondit janë fokusuar në Europën Juglindore në kompani me emër në Turqi, Rumani, Shqipëri, Bullgari, Serbi dhe Kosovë./shqiptarja

Lajmet e fundit nga