LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Google premton më shumë privatësi për përdoruesit e Android

11 Maj 2015, 19:15, Tech CNA

Gjiganti i motorit të kërkimit Google po planifikon tu ofrojë përdoruesve më shumë kontroll përsa i përket informacionit të tyre që aplikacionet kërkojnë të aksesojnë. Sistemi i ri operativ Android do ti japë përdoruesve më shumë mundësi zgjedhje mbi aksesin e aplikacioneve mbi të dhënat e tyre, ku përfshihen foto, kontakte apo vendodhje. Por detaje të tjera mbi këtë lajm priten të zbulohen nga vet Google në konferencën e zhvilluesve që ajo do të mbajë në fund të këtij muaji. Kompania me seli në Mountain View Kaliforni, vitin që shkoi thjeshtësoi mënyrën se si përdoruesit informohen rreth detajeve personale të aksesuara nga aplikacionet. Më pas në bazë të kësaj, përdoruesit vendosin nëse duhet ta shkarkojnë apo jo aplikacionin. Ndërsa risia që pritet të sjellë, do të lërë në dorën e përdoruesve sa informacion dhe çfarë informacioni do të përdoret nga aplikacionet.  Këto janë përpjekje të Google për të tërhequr një numër më të madh përdoruesish. Android zotëronte 81% të tregut global të smartfonëve në vitin 2015, ndërkohë që Apple vetëm 15%. Por suksesi i smartfonëve të rinj të Apple, ka shtuar presionin ndaj Android, sidomos në disa tregje specifike. Në 5 shtetet më të mëdha europiane pjesa e tregut të Android ra në 69% nga 72 % që ishte një vit më parë ndërkohë që pjesa e Apple u rrit me më shumë se 2%.

 

14:15 Tech

Lamborghini pickup

Harrojeni ndikimin e super-makinës, harrojeni se sa shtrenjt...

Lajmet e fundit nga